Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Bashkitë në vend aplikojnë taksën e infrastrukturës në përqindje të vlerës së investimit por duket se në mbledhjen e saj nuk ka një unifikim të procedurave. Disa prej tyre madje aplikojnë edhe kamata deri në arkëtim por kjo bëhet duke mos pasur bazë ligjore. Një rast i tillë është konstatuar nga Këshilli i Investimeve dhe lidhet specifikisht me rastin e Bashkisë së Tiranës. Sipas Këshillit, Bashkia aplikon një kamatë 0.2 për qind të vlerës që duhet të arkëtohet si taksë infrastrukture nëse pagesa nuk është bërë brenda pesë ditësh.
?Afatet që lidhen me proçedurat për pagimin e taksës së infrastrukturës zbatohen në mënyra të ndryshme në Bashki të ndryshme. P.sh. Bashkia Tiranë aplikon kamatë 0,2% në ditë, për mospagesë të taksës së ndikimit në infrastructure brenda afatit fillestar 5 ditor. Kjo masë parashikohet në Vendimin e Këshillit Bashkiak (VKB) Nr.59 datë 30.12.2015 (të ndryshuar)21, ndërsa Bashki të tjera nuk aplikojnë një sanksion të tillë? thuhet në notën teknike të Këshillit të Investimeve.
Mungesa e bazës ligjore
Këshilli i Investimeve ka nënvizuar se aplikimin e kamatës Bashkia e Tiranës e bazon në një vendim të Këshillit Bashkiak, konkretisht në VKB Nr.59, pika I/d parashikohet se: ?Taksa paguhet brenda 5 ditëve nga data e marrjes së vendimit për miratimin e lejes për punime dhe lëshimit të autorizimit të pagesës nga Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit. Në rast se kërkuesi nuk kryen pagesën brenda 5 ditëve punë nga njoftimi për detyrimin ndaj shtetit sipas ligjit, atëherë për çdo ditë vonesë i llogaritet kamatë 0.2% në ditë e shumës që duhet të paguajë, deri në 30 ditë pune. Nëse në përfundim të këtij afati, kërkuesi ende nuk ka paguar detyrimin, Kryetari i Bashkisë vendos masa të tjera të përshtatshme, deri në revokimin e vetë lejes së miratuar?
Por vetë Këshilli i Investimeve gjykon se kjo është kapërcim i detyrimit ligjor që kanë zhvilluesit/investitorët për të paguar taksën e ndikimit në infrastrukturë sipas Ligjit Nr.107/2014 dhe Ligjit Nr. 9632 datë 30.10.2016 ?Për Sistemin e Taksave Vendore? (të ndryshuar).
Vetë ligji Nr.107/2014 dhe Ligji Nr. 9632 datë 30.10.2016 ?Për Sistemin e Taksave Vendore? (të ndryshuar) nuk parashikon një proçedurë të tillë dhe as nuk autorizon Bashkitë që të mund të aplikojnë kamatë apo të vendosin afate të ndërmjetme brenda afatit të përcaktuar nga ligji.
?Konkretisht në nenin 46/2 parashikohet se: ?Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja paguhet përpara dorëzimit të dokumentit të lejes së ndërtimit nga autoriteti përgjegjës i planifikimit?. Ndërsa Ligji Nr. 9632 datë 30.10.2006 ?Për Sistemin e Taksave Vendore? (i ndryshuar) në nenin 27 parashikon vetëm metodologjinë e llogaritjes së takës së infrastrukturës dhe jo mundësinë e vendosjes së kamatës? nënvizon Këshilli i Investimeve.
Konstatimi i Këshillit lidhet edhe me konsultimet që janë kryer me ekspertë të fushës. ?Sipas analizës së Sekretariat, afati për pagimin e taksës së infrastrukturës është 15 ditë për aplikimet për leje ndërtimi në Bashki dhe 30 ditë për aplikimet për leje ndërtimi në KKT, duke e interpretuar parashikimin e mësipërm në lidhje me Nenin 4722 dhe strukturën e platformëselektronike e-Lejet. Këto afate duhet të fillojnë të llogariten nga momenti i njoftimit të vendimit të autoritetit përgjegjës për miratimin e lejes, aplikuesit në platformën e-Lejet. Afati 15 ditor në dispozicion të investitorëve për aplikimet që lidhen me Bashkitë, nuk mund të ndërpritet me afate të tjera dhe kamata nuk duhet të aplikohet nëse nuk është bërë pagesa brenda afatit 5 ditor. Bashkia Tiranë duhet të presë pagimin e taksës së infrastrukturës brenda këtij afati 15 ditor. Çdo parashikim tjetër është i pabazuar në ligj? thuhet në dokument.
Bashkitë secila qeveri më vete
Një problematikë tjetër e konstatuar nga Këshilli i Investimeve dhe e lidhur me lejet e ndërtimit dhe funksionimin e sistemit e-leje ka të bëjë me tarifat e aplikimit. Edhe në këtë pjesë secila nga bashkitë duket të funksionojë si një qeveri më vete pasi tarifat që aplikohen për të njëjtin shërbim dhe platformë janë të ndryshme.
?Konstatohet se tarifa e aplikimit për leje aplikimi nga Bashki të ndryshme është e ndryshme. Disa bashki zbatojnë një tarifë standarde (p.sh.: 2,500 Lekë), ndërsa Bashki të tjera e kanë vendosur tarifën për shqyrtimin e aplikimit për leje ndërtimi në platformën e-Leje, duke marrë për bazë vlerën e investimit (p.sh. Bashkia Tiranë aplikon një tarifë 1% mbi vlerën e investimit) është e vërtetë që Bashkitë kanë autonominë për të vendosur në lidhje me taksat dhe tarifat vendore nëpërmjet vendimmarrjes përkatëse të Këshillave Bashkiak, por në kushtet kur shërbimi i ofruar nëpërmjet Platformës është në thelb i njëjti pavarësisht vendndodhjes së investitorit, vendosja e tarifave të aplikimit si më sipër është joproporcionale dhe objekt debati? nënvizon Këshilli i investimeve./ Monitor
Alexis Sanchez mban një profil të ulët duke refuzuar të pran...
Trashëgimtarët e ish-të dënuarve politikë, fëmijët dhe nipër...
Modeli arsimor që po ndjekim vijon të keqorientojë nivelet e...
Dhurata e tregoi eksperiencën e saj në një workshop për kuli...
Pas afro 4 vitesh që qarkullonte në vendin tonë, në pavionin...
Dita e Verës e kthyer tashmë në traditë, do të festohet në k...
Studimi i fundit tregon që thuajse gjysma e shqiptarëve kons...
Mbi 8 mijë punonjës të administratës shtetërore janë diplomu...
Një firmë fantazëm që pretendon se është e “licensuar” nga M...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka uruar të gjitha femra...
Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, aktori i...
Si paraqitet në Shqipëri hendeku mes femrave e meshkujve sa ...
Indeksi i Europian Shëndetit (EHCI) e renditi Shqipërinë në...
Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT dhe institutit të Siguri...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ishte në ...
Guri Seferi ju jeni veprimtar dhe një njeri me ndjenja të th...
Sot në të gjitha trevat shqiptare festohet 7 Marsi, dita e ...
Nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare në rrjetet soci...
Nuk është e panjohur se konsumi i lartë i sheqerit nuk është...
Në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër gjatë 24 orëve të f...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...