Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Lulzim Basha, kryetar i PD dhe i opozitës shqiptare, dyshohet se ka lobuar, duke paguar para në kompani offshore në SHBA.
Skandali shpërtheu në nëntor të vitit që shkoi, kur Birn, raportoi se Basha i ka paguar një milion dollarë një kompanie pastrimi parash, ndërkohë që ndodhej duke protestuar nën çadër.
Së fundmi skandali është përforcuar nga prestigjiozja amerikane ‘Mother Jones”, e cila nxori fakte të reja në dritë.
Sipas saj, një firmë misterioze e lidhur me Rusinë ishte kontraktuar për të punuar në Shtetet e Bashkuara dhe për të ndihmuar Partinë Demokratike të Shqipërise në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.
Basha, ende nuk ka dhënë asnjë argument juridik që mund të hedhë poshtë skandalin, përkundrazi ka rënë në kontradiktë me deklaratat e veta.
Ndërkohë ne po sjellim disa fakte, duke iu referuar të dhënave më të fundit të VOA –së, të Departamentit të Drejtësisë” dhe qëndrimeve kontradiktore të Bashës.
Faktet dhe kundërshtitë që dalin nga analiza e rastit të financimit të fushatës së PD-së:
Fakti i përdorur për të nisur analizën është burimi: “VOA, datë 8.03.2018”: “Muzin Capitol Partners”, deklaron për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017 (si pjesë e detyrimit të vet për deklarim), kryerjen e tre pagesave për një total prej 675.000 USD, si me poshtë:
Pagesa e parë: datë 24 mars 2017 (‘Biniatta Trade LP”) vlera 150 mijë dollarë.
Pagesa e dytë: datë 27 mars 2017 (Partia Demokratike) vlera 25 mijë dollarë.
Pagesa e tretë: datë 9 qershor 2017 (Partia Demokratike) vlera 500 mijë dollarë.
“Muzin Capitol Partners”, deklaron se kontrata me “Biniatta Trade LP” (150.000 USD), ka lidhje me lobimin në favor të PD-së. “Muzin Capitol Partners”, e ka depozituar këtë kontratë si aneks bashkëlidhur deklarimit të vet si agjent i huaj, të depozituar më datë 14 nëntor 2017, duke deklaruar se po vepronte për llogari të Partisë Demokratike.
Kundërshtia që rezulton nga analiza e kontratave të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë:
Nga fakti i analizuar, nga burimi VOA dhe analiza e kontratave të depozituara dhe deklaruara nga “Biniatta Trade LP”, ka diferenca në data dhe shuma pagesash.
Sipas kontratës së datës 22.03.2017, midis PD dhe “Stonington Strategies”, dhe një pjesë të “Muzin Capitol Partners”, nënshkruar nga Basha personalisht, PD merrte përsipër tre pagesa në vlerë të përgjithshme prej 75 mijë dollarësh përkatësisht:
Pagesa e datës 22 mars 2017 në vlerën 25 mijë dollarë.
Pagesa e datës 22 prill 2017 në vlerën 25 mijë dollarë.
Pagesa e datës 22 maj 2017 në vlerën 25 mijë dollarë.
Më poshtë sjellim të analizuar, se sa janë deklaruar si të paguara nga totali prej 75 mijë USD.
Sipas kontratës së datës 20 mars 2017, midis kompanisë “Biniatta Trade LP” dhe “Stonington Strategies”, dhe një pjesë e kompanisë “Muzin Capitol Partners”, kompania “Biniatta Trade LP” merrte përsipër tre pagesa mujore dhe një pagesë të posaçme, në total 950 mijë dollarë, sipas këtij kalendari:
Me datë 15 mars 2017, pagesa në vlerën 150 mijë dollarë.
Me datë 15 prill 2017 pagesa në vlerën 150 mijë dollarë.
Me datë 15 maj 2017, pagesa në vlerën 150 mijë dollarë.
Pagesa e posaçme (“Special Fee”): Brenda datës 23 mars 2017 në vlerën 500 mijë dollarë.
Lidhja e ketyre shumave dhe pagesave me PD, bëhet nga deklarimet që kompania “Muzin Capitol Partners”, ka bërë në Departamentin e Drejtësisë.
Analiza e deklarimeve të Bashës:
Basha deklaron se PD, ka paguar vetëm 25 mijë dollarë në favor të “Stonington Strategies” dhe duket sikur kjo pagesë është publike dhe e deklaruar në përputhje me legjislacionin në Shqipëri dhe në SHBA. (Por, kjo pagesë nuk është deklaruar në KQZ). Basha shton se PD nuk ka asnjë lidhje me “Biniatta Trade LP”, sepse nuk ka kontratë me të.
Basha ka deklaruar më parë se shuma prej 500 mijë dollarë është kryer nga një fondacion shqiptaro-amerikan, i cili ka bërë fund-raising midis shqiptarëve dhe me shumat e grumbulluara ka paguar kompaninë “Muzin Capitol Partners”.
Dhe në fakt në listën e pagesave që deklaron kompania “Muzin Capitol Partners”, si të kryera nga “Biniatta Trade LP”, (për llogari të PD) rezulton midis të tjerave një shumë prej 500.000 USD.
Dyshimet:
Pse kompania “Biniatta Trade LP”, ka kontraktuar 950 mijë dollarë shërbime, por deklarohen si të shlyera vetëm 150 mijë dollarë?
Duke iu referuar VOA-s, risjellim në vëmendje se pagesa e parë e datës 24 mars 2017 (‘Biniatta Trade LP”) ka qenë në vlerën 150 mijë dollarë.
Pagesa në vlerën 25 mijë USD konfirmohet si nga Basha ashtu edhe nga kompania “Muzin Capitol Partners”.
Sërish referuar VOA-s, pagesa e dytë është bërë me datë 27 mars 2017 nga Partia Demokratike në vlerën e 25 mijë dollarëve.
Pse Basha ka kontraktuar 75 mijë dollarë shërbime, (sipas kontratës së datës 22.03.2017, midis PD dhe “Stonington Strategies”, a division of Muzin Capitol Partners”, ndërkohë që Basha njeh detyrimin dhe kompania “Muzin Capitol Partners”, deklaron si të shlyera vetëm 25 mijë dollarë?
Të dy duken të kënaqur me shlyerjen e 25 mijë USD dhe duket sikur e quajnë kontratën të mbyllur.
Pse kompania “Muzin Capitol Partners”, deklaron se PD-ja ka paguar 500 mijë dollarë, kur nuk ka asnjë kontratë të lidhur me PD-në për këtë qëllim?
Sipas VOA –s, pagesa e tretë është bërë datë 9 qershor 2017 nga Partia Demokratike në vlerën 500 mijë dollarë.
Më tej:
Pse “Muzin Capitol Partners”, deklaron nën përgjegjësi ligjore se kontrata me “Biniatta Trade LP” është lidhur për t’i shërbyer PD-së?
Pse Basha deklaron se 500 mijë dollarë janë pagesa nga një fondacion shqiptaro-amerikan, por nuk jep asnjë të dhënë identifikuese as për fondacionin, as për donatorët e tij?
Gjëja e rëndësishme në këtë deklarim është se Basha ka konfirmuar praktikisht, se pagesa e 500 mijë dollarëve është bërë në dobi të PD-së dhe se ai është në dijeni të saj. Për këtë shumë përputhen deklarimet e Bashës dhe të kompanisë “Muzin Capitol Partners”.
Me këtë pohim Basha indirekt konfirmon se palët kanë qenë jo vetëm dakord për shumën, por edhe për modalitetet e pagesës ashtu siç ajo është bërë në fakt.
Mjegulla rreth burimit nga ka ardhur kjo shumë, duket sikur zbulon se dhe “Muzin Capitol Partners”, dhe Basha e dinë se pagesa 500 mijë dollarë është e paligjshme për legjislacionin shqiptar ose/dhe për legjislacionin e SHBA-së.
Pse një kompani guackë, pa asnjë lidhje të dukshme me Shqipërinë dhe me autoritetet e saj, kryen një shpenzim të konsiderueshëm monetar për të promovuar Shqipërinë?
Pse ky shpenzim devijohet si financim në dobi të PD-së dhe askush në PD nuk shfaq as shqetësim, as kuriozitet dhe as nuk ndërmerr asnjë hap për të sqaruar prapaskenën e këtij financimi?
Pse “Muzin Capitol Partners”, eventualisht keqpërdor marrëdhënien kontraktuale me PD-në, për të fshehur burimin e të ardhurave kundrejt autoriteteve të SHBA-së dhe për PD-në, ky nuk përbën nevojë për të kontaktuar autoritetet amerikane dhe për të sqaruar pozicionin e PD-së?
Pse Basha deklaron se i ka bërë publike dhe i ka deklaruar shpenzimet e kryera në favor të “Muzin Capitol Partners”, (Kontrata e datës 22.03.2017, midis PD dhe Stonington Strategies) kur kjo gjë nuk është e vërtetë?
Kontrata e datës 22.03.2017, midis PD dhe “Stonington Strategies” ka pasur objekt “hartimin dhe zbatimin e fushatës politike për zgjedhjet e vitit 2017”. Si e tillë ajo ka qenë objekt i detyrimit për raportim menjëherë pas zgjedhjeve.
Në të njejtën logjikë edhe shuma prej 500 mijë dollarësh, (pavarësisht se kush ka qenë burimi i financimit, “Biniatta Trade LP” ose fondacioni anonim shqiptaro-amerikan), duhet t’i nënshtrohej, jo vetëm raportimit, por eventualisht (nga faktet e reja te lidhura me pronësinë), ndalesave të rrepta ligjore.
Ligji shqiptar nuk lejon donacione në shuma më të mëdha se 1 milion lekë nga një burim i vetëm në fushatë dhe nuk lejon asnjë lloj donacioni pa plotësuar një seri kërkesash proceduriale si deklarimi me shkrim i donatorit, kanalizimi i donacionit në llogari të posaçme bankare etj.
Fakti është, se të gjitha shumat e paguara në favor të “Muzin Capitol Partners”, për llogari të PD-së, me dhe pa kontratë nuk janë raportuar nga PD-ja, as në zërin të ardhura, as në zërin shpenzime.
Fakti eshte se PD-ja në KQZ ka raportuar vetëm shpenzime të kryera për konsulencë në dobi të: “Clearpath Strategies”, në shumën 1.820.109 lekë; “Barnes & Thornburg LLP”, dy pagesa në shumën 6.385.000 lekë dhe 6.200.000 lekë.
Nga ana tjetër PD-ja është ndëshkuar me masë administrative, gjobë nga KQZ-ja për mosdeklarim edhe për:
Konsulencë me kompaninë “Murphy Vogel Askew” në vlerën 609.169 lekë, sipas raportit të auditimit dhe në vlerën 663.769 lekë sipas raportit të monitorimit.
Me kompaninë “Barnes & Thornburg LLP” në vlerën 6.000.000 lekë sipas raportit të monitorimit.
Gjate seancës së shqyrtimit të shkeljes së Kodit për mungesën e deklarimeve, sa i takon konsulencës me kompaninë “Murphy Vogel Askew” dhe me kompaninë “Barnes & Thornburg LLP”, përfaqësues të PS –së, në KQZ refuzuan organizimin e një seance hetimore për çështjen e financimeve dhe kërkuan mbylljen e shqyrtimit me vendosjen e gjobës, e cila shkonte në vlerën 1.000.000 lekë./CNA.al
Lobimi rusi për PD në SHBA, ka ngjallur reagimi jo vetëm në ...
Kryetari i PD-së Lulzim Basha këtë të shtunë u shfaq para me...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka vijuar me ak...
Dita e shtunë datë 10 Mars moti do të jetë me kthjellime dh...
Këto janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, e s...
Sot do të keni energjinë e duhur për të bërë gjithçka që don...
Kryetari i PD, Lulzim Basha ndodhet tashmë mes një kryqëzate...
Shqiptari më i urryer në Shtetet e Baskuara të Amerikës, Mar...
Të ardhurat për frymë të Shqipërisë në vitin 2022 pritet të ...
Kryeministri Haradinaj i përgjigjet letrës së Albin Kurtit....
Përveç shpalljes zyrtare të ish kryeprokurorit dhe familjes...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Ndocaj, i ftuar në...
Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” udhëtuam drejt Shkupit,...
“Kjo qeveri ka dalë nga votat e vjedhura, nuk ka dalë nga vo...
Avokati Altin Goxhaj, nëpërmjet një postimi në rrjetet socia...
Ish-Kryetarja e Parlamentit, njëherësh nënkryetare e Partisë...
Një qytetar ka denoncuar parregullsitë dhe mungesën e ilaçev...
Pjesët e stacionit hapësinor “Tiangong One” i cili gjendet j...
Gjithsa po shfaqet kohët e fundit, ndryshe nga më parë, në m...
Rama me ndërhyrjet e tij dhe medieve të tij, po përpiqet të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...