Lëvizjet e kritikëve tmerrojnë Lulzim Bashën
Lulzim Basha u zgjua dje nga gjumi i tij letargjik dhe pas 6...
Alfred Pezës nuk i del e keqja me Adriatik Llallën, kjo për shkak se një vit më parë Llalla urdhëroi fillimin e hetimeve ndaj ish-deputetit socialist, i cili kishte blerë rreth 1 milionë dollarë aksione në një bankë private të nivelit të dytë.
Deklarata e pasurisë, dhe çdo detaj në atë kohë u publikuan CNA.al (CityNews Albania), dhe menjëherë të gjithë mediet morën lajmin. Më pas Prokuroria filloi hetimet ku edhe sot Alfred Peza ndodhet ende në Prokurori.
Janë të gjitha dyshimet se ai ka konsumuar veprën penale të të fshehjes të të ardhurave dhe evazion fiskal. Pezës, nuk i del inati për hapjen e hetimeve nga Adriatik Llalla, jo se ky i fundit është ndonjë burrë më i ndershëm se ish-deputeti socialist i Rilindjes, për më tepër pasurinë e tij e kemi denoncuar përpara portalit që ka në pronësi Peza, i cili ditët e fundit, publikon materiale të nxjerra nga mediet në të shkuarën, vendos tekstin në detaje, dhe përpiqet të bëjë zhurmë.
Në rastin e Kryeprokurorit, gjykatësit dhe çdo prokurori tjetër, Alfred Peza duhet të heshtë, pasi është në konflikt interesi. Ai është konflikt të plotë interesi dhe gjithçka thuhet nuk besohet nga askush.
Po sjellim të plotë shkrimin e portalit të Alfred Pezës:
Ish Prokurori i Përgjithshëm i Republikës sonë Adriatik Llalla të lë pa fjalë, kur sa më shumë gërmon në dosjen e tij e aq më shumë gjera te reja zbulon mes labirintheve pafund të transaksioneve të tij të errëta financiare.
Pas nje investigimi të gjatë Alpenews.al ka zbuluar se ai ka blerë një fshat të tërë në një nga zonat më të lakmuara të periferisë së Tiranës. Bëhet fjalë për fshatin Qeha Shytaj.
Kur udhëton nga Tirana drejt Elbasanit, ne krahun e djathtë të autostradës, ne lokalet e njohura si Restorant Reka dhe Sallaku, shtrihet fshati me pamje perrallore qe zotëron gjithë luginën, i mbuluar me ullishta dhe vreshta.
Pikërisht ketu pritet te ngreje fermen e tij ndoshta ish Kryeprokurori për të shijuar pjesën tjetër të jetës, pasi punoi aq shumë ?e u lodh? për të vendosur drejtësinë në këtë vend që po minohej nga SHBA dhe Ambasadori i saj Lu.
Në hartë mund të njiheni me pamjen nga lart të fshatit Qeha Shytaj, ku z. Llalla ka berë 22 050 metra katrorë toka.
Bëhet fjalë për katër prona të paluajtshme të blera në nje hark kohor prej 4 muajsh, nga dhjetori i 2016 deri ne pranverë të 2017 me një sipërfaqe totale prej 22 050 metrash katrorë. Praktikisht, kjo siperfaqe e shnderron Adriatik Llallën në pronarin më të madh të tokave të këtij fshati të vogël, i cili me siguri, nisur nga toponimi mund të ketë qene zotërim i ndonjë Qehajai të vjetër me mbiemrin Shytaj. Ndërsa tani, me sa duket, po shndërrohet në zotërimin e një Qehajai të ri me mbiemrin Llalla, i cili i ka blerë këto prona me paratë e atyre që sekretari Amerikan i Shtetit, i ka cilësuar si akte të mëdha korrupsioni gjatë kohës që ai ka qenë në detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë.
Siç shihet nga kjo tabelë pak më sipër, blerja e parë në këtë fshat është një sipërfaqe toke prej 4 500 metrash katrorë dhe e ka përvetësuar atë më 5 dhjetor 2016, duke e blerë me një çmim qesharak prej 1 000 lekësh metrin katror. Blerja e dytë, më 15 mars 2017 është një sipërfaqe prej 12.300 metrash katrorë, e cila është edhe sipërfaqja me e madh mes 4 të tillave në Qeha Shytaj. Çmimi kete radhë është shumë më i ulët prej 6 000 lekësh metri katrorë. Ndërsa po atë ditë, e po në atë fshat Llalla ka blerë edhe një parcelë tjetër me 3 000 metra katrorë me një çmim po 600 lekë metri katror. Ndërsa fiks dy muaj më vonë ka blerë edhe sipërfaqen e fundit prej 2 250 metrash katrorë. Pra plot 22 mijë e 50 metra katrorë tokë.
Nga rivlerësimi që i ka bërë më pas, keto siperfaqe siç shihen ne tabelen e detajuar, jane rivlerësuar nga 4.2 herë deri në 17 herë më shumë sesa i ka blerë fillimisht Adriatik Llalla. Një skemë tipike kjo e pastrimit të parave, ku lekët e korrupsionit shkojnë për blerje pronash me vlerë krejt minimale me letra dhe më pas për të justifikuar shumat e vjedhura, rivlerësohen brenda pak kohësh, në dhjetra herë më shumë. Kjo është arësyeja se përse agjentët e antikrimit ekonomik e financiar po e verfikojnë me detaje këtë zbulim të bujshëm për Qehajain e ri të të Tiranës që na është bërë pronar tokash duke zotëruar hektarë të tërë në zonën më të lakmuar e më të shtrenjtë të pasurive të paluajtshme të kryeqytetit.
Vetëm për këtë fshat pronar i ri i së cilit duket se është bërë, z. Llalla ka ?investuar? duke patur një vlerë pronash prej rreth 330 mijë dollarësh amerikanë. Transaksionet e tilla të z. Llalla siç do të shihet në vijim të këtij investigimi, kapin vlerën e miliardave.
Lulzim Basha u zgjua dje nga gjumi i tij letargjik dhe pas 6...
Zgjedhje vendore që pritet të mbahen në 2019, kanë vënë në l...
Nga Elda MengaPrej disa ditësh Petrit Vasili nuk është parë ...
Çdo student rishtar i psikologjisë nuk do ta kishte të vësht...
Dakord, mësuesit kanë një profesion fisnik. Por, sot më 7 ma...
Ka përfunduar takimi mes Presidentit të Republikës Ilir Meta...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Izmir të T...
Ndërkohë që Presidenti i Republikës ende nuk ka dhënë autori...
Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, ishte i pranishë...
Partia Socilaliste ka filluar të punojë në terren për zgjedh...
CNA.al (CityNews Albania) ka raportuar më herët për ish-do...
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reagua...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi në një dalje pë...
Për t’i dhënë ngjyra dhe gjelbërim një ambienti, brenda apo ...
Numri i artisteve shqiptare të cilat po bëhen nëna për herë...
Partia Demokratike ka reaguar pas lajmeve të publikuara në m...
Dje një media e huaj, “Mother Jones” publikoi denoncimin se ...
Kryetari i Partisë Demokratike, njoftoi dje në mënyrë të rru...
Ish ministri i Drejtësisë i qeverisë ‘Rama1’, Ylli Manjani, ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...