web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kokaina e kapur në Durrës/ Ministri kolumbian zbulon të tjera detaje

5 Mars 2018, 09:01, Kronika CNA

Ministri i Mbrojtjes në Kolumbi, Luis Carlos Villegas ka deklaruar se sasia e konsiderueshme e kokainës e kapur në Shqipëri i përkiste organizatës kriminale kolumbiane ?Clan del Golfo?.

Deklarata u bë në ceremoninë zyrtare të mbajtur ditën e djeshme në bazën anti drogë të Policisë Kombëtare Kolumbiane në Necocli, ku ndër të tjerë merrnin pjesë, ambasadori amerikan në Bogota Kevin Ëithaker, si edhe gjeneral majori amerikan Rick Ëandell, i cili është zëvendës këshilltar i sigurisë kombëtare i presidentit Donald Trump.

?Ushtria Kombëtare e Kolumbisë kishte informuar tashmë se gjatë një operacioni të përbashkët me agjentitë ndërkombëtare u kapën 613 kg kokainë e bandës kriminale ?Clan del golfo?, në portin e Durrësit, në Republikën e Shqipërisë, më 2 mars? tha Villegas.

Sipas ministrit kolumbian, ?Clan del Golfo ka kontakte në disa porte të Europës ku dërgon ngarkesa droge. Ai tha se kjo organizatë ka humbur nga 2014 rreth 6 miliardë dollarë.





Lajmet e fundit nga