E rëndë/ Një 26-vjeçare tenton vetëvrasjen
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e ...
Pas situatës problematike të krijuar nga reshjet e fundit të borës, problemet ende vijojnë për disa zona të vendit, ku ndër më të prekurat është Shkodra.
Ministria e Mbrojtjes, ka bërë një pasqyrim të situatës aktuale dhe problematikave me të cilat ndeshen të gjitha qarqet e vendit, ku Shkodra vijon të jetë nën ?pushtimin? e përmbytjeve. Kjo vjen për shkak të fryrjes së lumenjve nga reshjet e borës dhe të shiut.
Po ashtu problematike është edhe situata në zona të thella të Kukësit, Elbasanit, Korçës, etj., ku disa fshatra vijojnë të jetë në bllokuar për shkak të reshjeve të borës.
Situata e plotë:
Qarku Shkodër.
Si pasojë e reshjeve ka pasur një fryrje të lumenjve Drin dhe Bunë mesatarisht rreth 30 cm.
Akset rrugore të bllokuara nga bora janë: Bogë-Theth, Mali Shoshit-Bregu i Lumit, Muri i Turkut-Shllak, Fushë Arrëz- Iballë.
Akse rrugore të kalueshme me zinxhirë janë: Tamarë-Vermosh.
Në Njësitë Administrative Shalë, Pult, Shosh, Temal, Shllak dhe Iballë ka pasur mungesë të energjisë elektrike. Grupet e punës së OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve.
Në aksin rrugor rural Barbullush-Mabe është dëmtuar ura prej betoni që lidh këto dy fshatra.
Në Njësinë Administrative Ana Malit janë përmbytur rreth 50-60 ha tokë. Nuk ka prezencë uji në banesa dhe rrugë.
Në fshatin Bërdicë janë përmbytur nga reshjet e shiut rreth 10-15 dynym tokë dhe në fshatin Trush rreth 20-30 ha tokë, Njësia Administrative Bërdicë. Nuk ka prezencë uji në banesa dhe rrugë.
Qarku Kukës.
Lartësia e dëborës në Qafë Shllak ka arritur rreth 50 cm dhe Valbonë rreth 50 cm.
Rruga e Kombit është e kalueshme pa zinxhirë. Firmat kontraktore janë në gatishmëri me mjete dhe forca për çdo situatë të mundshme nga kushtet atmosferike.
Aksi rrugor për në Njësinë Administrative Arrën vazhdon të jetë i bllokuar.
Aksi rrugor rural Kolsh-Qafë Shllak është hapur dhe është funksional pas rrëshqitjes së skarpatës.
Aksi rrugor Bajram Curri-Valbonë si pasojë e rënies së inerteve dhe gurëve të mëdhenj në trupin e rrugës aktualisht është i kalueshëm me një korsi. Firma kontraktore po punon për hapjen e këtij aksi rrugor.
Ka pasur mungesë të energjisë elektrike në Njësitë Administrative Tropojë e Vjetër dhe Lekbibaj. Grupet e punës së OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve.
Aktualisht nga reshjet e dëborës janë të izoluar 12 fshatra të bashkisë Kukës dhe 8 fshatra të bashkisë Tropojë, të cilët në total kanë 1928 banorë.
Qarku Dibër.
Akset rrugore kombëtare janë të gjitha të kalueshme.
Në Njësinë Administrative Arras, bashkia Dibër, rrezikohet të shembet një banesë nga rrëshqitja e tokës për shkak te reshjeve të mëdha të shiut. Janë marrë masa nga bashkia duke larguar familjet për të mos rrezikuar jetën e tyre.
Është e bllokuar nga reshjet e dëborës fshati Xibër në bashkinë Klos.
Firmat kontraktore vazhdojnë punën për mbajtjen të hapura të akseve rrugore. Aktualisht të gjitha akset rrugore janë të kalueshme.
Nga reshjet e dëborës aktualisht janë të bllokuara 30 familje në Xibër dhe në bashkinë Bulqizë.
Qarku Lezhë.
Akse rrugore të bllokuara janë:
Akset rrugore Klos-Xhuxhë, Klos-Konaj, Klos-Sang në Njësinë Administrative Fan;
Akset rrugore Reps-Nënshejt, Reps-Lajthizë në Njësinë Administrative Orosh.
Me mjetet që disponon bashkia ka filluar ndërhyrja në të gjitha rrugët e territorit të bashkisë për lidhjen e Njësive Administrative me fshatrat.
Dëmtime në infrastrukturë: Është shembur ura që bashkon fshatin Mabe të bashkisë Lezhë me fshatin Barbullush të bashkisë Vau Dejës. Ura ndodhet rreth 100m në largësi të fshatit Barbullush.
Prefekti i qarkut Lezhë inspektoi urën e dëmtuar dhe u morën masat duke angazhuar dy patrulla të drejtorive të policisë Lezhë e Shkodër, duke siguruar dhe bllokuar të dy anët e urës se shembur, për të evituar ndonjë ngjarje me pasoja në jetë njerëzore.
Aktualisht nga reshjet e dëborës në të gjithë qarkun janë të izoluara nga dëbora rreth 50 familje kryesisht në Njësitë Administrative Fan, Selitë dhe Orosh.
Qarku Elbasan.
Në fshatin Cerrujë të bashkisë Elbasan, ka pasur një rrëshqitje masive toke. Kjo ka bërë që të rrezikohen disa banesa. Në vendngjarje po shkojnë specialistë të bashkisë Elbasan për të parë nga afër situatën.
Hidrocentrali i banjës ka filluar shkarkimet me 250 m3 për mbajtjen në nivel normal të rezervuarit.
Aktualisht numri i familjeve të bllokuara nga dëbora është:
– 80 familje në bashkinë Elbasan (20 familje në fshatin Benë dhe 60 familje në Lukaxhi).
– 125 familje në bashkinë Librazhd (40 familje fshati Neshtë, 20 fshati Rinas, 20 fshati Ballgjin, 15 familje Stëblevë, 30 familje Qarishtë).
– 175 familje në bashkinë Gramsh (50 familje në fshatin Grabovë e Sipërme, 60 familje në fshatin Holte dhe 65 familje në fshatin Gjerë).
– 100 familje në bashkinë Përrenjas, të cilat janë në Njësinë Administrative Sravan.
Qarku Korçë.
Akset rrugore kombëtare janë të gjitha të qarkullueshëm. Në Njësinë Administrative Velçan nga reshjet e shiut të rëna gjatë natës ka shkrirë një pjesë e dëborës dhe ka filluar qarkullimi i njerëzve të cilët ishin të izoluar nga dëbora.
Lumi Devoll është në kuota maksimale.
Rezervuari i Sovjanit në bashkinë Maliq është në kuota maksimale.
Në të gjithë qarkun ka pasur furnizim normal me energji elektrike dhe ujë të pijshëm. /CNA.al
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në kryeqytet,...
Arben Llangozi, avokati i stomatologes Olesia Duka, ka dalë ...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Korçë ndodhën tre gr...
Arbri Garden kishte porositur në Kolumbi tre kontejnerë me b...
Në të gjitha pikat e kalimit të kontrollit kufitar, në zbati...
Një ngjarje e rëndë, ka ndodhur në Korçë, pasi gjatë natës ë...
Një laborator përpunimi kanabisi është sekuestrua, gjatë orë...
Një laborator i përpunimit të kanabisit është sekuestruar, n...
Një tërmet është regjistruar orët e para të ditës së sotme n...
Për shkak të ndryshimit të temperaturave në mënyrë të menjëh...
Teksa ka vijuar punën me Drager, tek nënkalimi i Unazës se R...
Policia e Tiranës, vijon punën për parandalimin e aksidentev...
Së fundmi Holanda rikthyer 50 shtetas shqiptarë nëpërmjet nj...
Reshjet e shiut të rëna ditët e fundit kanë rënduar situatën...
Një i ri është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, nën...
Pas dhunës së ushtruar nga një qytetar kundër prokurorit të ...
I ftuar në studion e FAX News, gazetari investigativ Artur Ç...
Drejtori Kundër Narkotikëve në Policinë e Shtetit, Sokol Sel...
Të tjera detaje janë zbuluar sot nga Drejtori Kundër Narkoti...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...