Britania planifikon kufizime gjatë natës në rrjetet sociale për adoleshentët
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vazhdon të funksionojë, jo si një lider politik i opozitës, por si një zgjatim i kryeministrit Rama dhe në një betejë intrigash dhe thikash pas shpine, ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, liderit historik të PD. Më poshtë po rendisim disa fakte të muajve të fundit, ku ushtarët e Lulit, deputetët e zgjedhur prej tij, janë kontradiktorë në qëndrimet zyrtare politike, por shpesh dhe kundërshtues të ashpër të Sali Berishës.
Saliu kundër Lulit, duket e pabesueshme, Lulushët kundër Berishës janë të vërtetuar, faktuar dhe betuar.
Le të fillojmë nga ngjarja e fundit. Sali Berisha denoncoi një negociator në marrëveshjen me Greqinë, i quajtur Artur Meçollari. Sot në gazetën “Panorama”, një nga deputetët e akuzuar si i emëruar në post duke paguar qindra mijë euro, e kundërshtoi Sali Berishën. Më pas doli në një televizion të Edi Ramës, duke tentuar të justifikonte çdo broçkull që kishte thënë në një gazetë që shpesh e përdor Lulzim Basha. Ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami, ka dalë në një qëndrim duke theksuar se Basha është në dijeni, por sërish ai hesht.
Dy javë më parë CNA.al raportoi një skandal pervers brenda grupit parlamentar të PD-së, Lulzim Basha hesht, nuk tha asnjë llaf për perversitetin e Ervin Salianjit, gjuhën e tij vulgare dhe sjelljen në një seancë parlamentare, nga më të rëndësishme të kauzave politike të opozitës, që kaloi në heshtje.
Ushtari i Lulit, Ervin, është keqpërdorur nga Basha në shumë raste. Kujtojmë debatet në grupin parlamentar të PD disa muaj më parë, kur Berisha tha se, Salianji dhe Duma nuk përfaqësonin zërin e tij dhe të Partisë Demokratike. Që atëherë nuk u panë më në qëndrime publike.
Një nga skandalet që Basha e kaloi në heshtje duke përdorur Ervin Salianjin dhe Grida Dumën është zgjedhja e Gramoz Ruçit si Kryetar i Kuvendit, ku Ruçi mori 90 vota. Salianji dhe Duma pretenduan manipulim të votave për opinionin publik, Berisha kërkoi tradhtarët.
Duke u afruar pak në kohë sërish, në lidhje me marrëveshjen e qeverisë shqiptare me Greqinë për ujërat territoriale, i vetmi që ka folur është Tritan Shehu, i cili kërkon zgjidhje në Gjykatën e Hagës. Berisha qëndron tek marrëveshja e 2009-ës e firmosur prej tij dhe Lulzim Bashës, dhe e quan tradhti të Edi Ramës. Në një nga mbledhjet e fundit të grupit parlamentar të PD-së, ka pasur një përplasje të fortë ndaj qëndrimit të mbajtur nga Tritan Shehu, i cili në fakt çdo artikulim personal, ka dashur ta interpretojë si qëndrim zyrtar të PD-së. Lulzim Basha ende sot nuk ka folur për këtë çështje.
Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në PD, Grida Duma, nuk ka ngurruar ta quajtur Sali Berishën një koleg, megjithëse ka qenë disa muaj një zv.ministre e ulët e tij. Shpesh me qëndrimet e saj ka qenë e ashpër kundër Berishës. Një fakt i ndodhur është kundërshtimi dhe përplasjet që Berisha ka pasur në grupin parlamentar, por edhe artikulimet publike të Ervin Salianjit dhe Grida Dumës. Pas mungesës së komenteve të Gridës ndaj kolegut Sali Berisha, kemi mosdakordësi mes Ervin Salianjit dhe atij.
E ndërkohë që Berisha ka vlerësuar bashkëpunëtorët e tij, ish-ministrat dhe shumë prej njerëzve që luftojnë në shumë vite, në gati 3 dekada politike, raketat e Lulit e kanë sulmuar, në grup parlamentar, në Parlament, në mbledhje grupi etj.
Të gjitha këto që përmendëm janë të një harku kohor, që fillon nga shtatori i zgjedhjes së Gramoz Ruçit si kryetar Kuvendi, deri sot në deklaratën e një ushtari të Lulzim Bashës që kundërshton qëndrimet e Sali Berishës në lidhje me një spiun, pjesë e grupit negociator me Greqinë.
Këta janë shumë pak, në argumentet që ne do të sjellim ditë pas dite të një neverie politike që vjen nga loja e pistë e Lulzim Bashës, si një “Benjamin” i Sali Berishës, që ndryshe flet, ndryshe vepron dhe ndryshe është në aksion. Nuk e ngatërrojmë aksionin me veprimin, lojën në rrogoz me atë që duket, ata që dalin dhe sulmojnë, me ata që keqpërdoren si sharlatanë në politikë. Këtë se bëjmë për të mbrojtur Berishën, sepse jemi të bindur se nuk ka nevojë për mbrojtjen tonë, të vërtetat janë në fakte më lartë. Të tjera do të sjellim në ditët në vijim. Për Lulin që hesht kur duhet të flasë, për deputetët e tij që sulmojnë Berishën, për pseudo-përfaqësuesit e PD-së që përdoren si marioneta dhe në përfundim tregojnë qartë, se janë vegla të një interesi politik të firmosur nga Lulzim Basha me Edi Ramën më 18 maj.
Marrëveshja Basha-Rama vazhdon me detin, zgjedhjen e Gramoz Ruçit, me spiunët në grupin negociator, me mungesën e opozitës për çështje thelbësore dhe sharlatanizmin e turpshëm të miliarderit Lulzim Basha, i cili njëlloj si Edi Rama dhe Enver Hoxha, ulet gju më gju me popullin. Gjithçka është një show, 18 maji vazhdon. Ushtarët e Bashës sulmojnë Berishën, nuk bëjnë opozitë dhe kanë qëndrime fasadë.
Ata që mendojnë se i kanë dalë Bashës nga rreshti, e kanë gabim, veglat e Luli po i shërbejnë marrëveshjes. Fatkeqësisht opozita sot ka tezat e një grupi që sistematikisht sulmon qëndrimet e liderit historik të Partisë Demokratike. Të keqpërdorur në marrëveshje ose jo, faktet janë fakte. Ushtarët e Lulit sulmojnë Berishën, dhe në rast se kjo është lojë viktimën duhet të presim edhe pak kohë që ta njohim. Ustai ka një hile më shumë se çiraku. /CNA.al
Presidenti i Republikës Ilir Meta, është i ftuar në emisioni...
Pas debatit të mbrëmshëm në emisionin “Studio e hapur” mes i...
“Nëse ka një provë, fakt dhe dëshmi që mund të çojë çiftin M...
I zgjedhur si pjesë e ekipit negociator të ministrit të Jash...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përshëndet vendimi...
Pas debatit të mbrëmshëm në emisionin “Studio e hapur” mes i...
Janë dashur 3 orë ecje në këmbë për Forcat a Armatosura, që ...
Arta Marku, ka një peshë të madhe në Prokurorinë e Shtetit, ...
Në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ...
Dje ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza të forta në dr...
Gazeta e parë opozitare, ikona dhe simboli i shtypit të lirë...
Është e disata herë që ish-kryeministri Sali Berisha, sulmon...
Pak ditë më parë CNA.al publikoi një video-skandal të një bi...
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka hedhur...
Mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për ndë...
Shoqata e të përndjekurve i është drejtuar me një letër Prok...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Ashtu siç ishte parashikuar, reshjet e dëborës përfshinë edh...
DASHI21. mars – 20. prill Ditën e sotme do t’ju duhet t’i k...
Nderhyrja e z. Berisha ne emisionin Studio e Hapur, mbi akuz...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...