web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-ministrat e LSI “mbajnë radhën” te Krimet e Rënda

20 Shkurt 2018, 14:11, Kronika CNA

Pas ish-ministrit Edmond Haxhinasto, një tjetër ish ministër i LSI është thirrur sot për të dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me hetimet mbi abuzimet me ndërtimin e rrugës ?Tiranë-Elbasan?.

Mësohet se ish ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj ka mbërritur në Prokurori për të dëshmuar në cilësinë e personit që ka dijeni për kontratat dhe procesin e hetimit.

Një ditë më parë ishte ish-ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, për rreth dy orë, dëshmoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur me aferën e rrugës Tiranë-Elbasan./ CNA.al





Lajmet e fundit nga