Nis protesta e pestë e qytetarëve në Tiranë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
NGA ROLAND QAFOKU
Esad Pashë Toptani është i vetmi kryeministër shqiptar që duke ushtruar detyrën ka urdhëruar ekzekutimin e ministrit të qeverisë së vet. Ministri i Financave, Nexhati Libohova, u vra më 26 maj 1915 në Durrës nga truproja e kryeministrit, Osman Bali, pasi ai zbuloi tradhtinë ndaj Esad Pashë Toptanit.
?Ministër i i Financave të Esad Pashës ishte një avokat i quajtur Nexhat efendi Çomo, nga Libohova, një intrigant me shkollë, inteligjent i thekur, i cili nga njëra anë i shërbente pashës dhe politikës së tij, nga ana tjetër njëkohësisht merrej vesh me kundërshtarët e tij?.
Por a mund të jetonin bashkë në një qeveri si kryeministër Esadi i madh dhe minister i Financave Esadi i vogël? Ishte momenti kur Esadit të madh i vinte në ndihmë vetëm një instinkt që e ka shoqëruar gjithë jetën: vrasja.
SKENA E VRASJES
Eqrem bej Vlora, një personazh shumë aktiv i ngjarjeve të asaj kohe, ka qenë dëshmitar okular i një vrasjeje tipike mafioze.
Rastësisht Esadit i ranë në dorë letërkëmbimi i tij (Nexhati Libohovës) dhe e thërret për t?i kërkuar llogari. Pastaj nuk ia zgjati shumë: ia dorëzoi sejmenit të vet, Osman Balit. Ky e futi mëkatorin në një thes dhe shtroi në dajak deri sa nga trupi i tij mbeti vetëm një grumbull pa formë?.
INTRIGA VAZHDOI EDHE PAS VRASJES
Por si u paraqit vrasja e ministrit nga kryeministri? Duart jo vetëm duhet të laheshin, por pastërtia e tyre duhet të ishte bindëse. Kryeministri Esad Pashë Toptani sajoi historinë, sipas së cilës ministri kishte kryer një vjedhje në arkat e shtetit dhe ishte larguar bashkë me to.
Mithat Frashëri është i pari që zbuloi intrigën pas vrasjes së Nexhati Libohovës. Në portretizimin që ai i ka bërë Esad Pashë Toptanit në punimin ?Cili ka qenë Esadi?, Frashëri publikoi edhe një shkresë në formë urdhri, tipike për natyrën e kryeministrit të asaj kohe.
?Për vrasjen tragjike të Nexhait Efendiut, ai nxori një qarkore ku thuhej se Nexhati ishte arratisur me një shumë të madhe që ai e kërkonte dhe i premtoi një shpërblim atij që do ta zbulonte?.
Pra, pasi zbuloi tradhtinë e vartësit të vet, urdhëroi vrasjen e tij dhe pasi ajo u zbatua, e shpalli në kërkim si hajdut të arkës së shtetit. Madje, duke vënë në dispozicion një shumë të madhe të hollash për atë që jepte informacion. Edhe Al Capone duket diletant përballë një krimi të tillë.
POZITA E VIKTIMËS NË MOMENTIN E VRASJES:
Ministër i Financave në qeverinë e Esad Pashë Toptanit
POZITAT E TJERA TË VIKTIMËS PËRPARA VRASJES:
Avokat, i diplomuar si jurist në Turqi
DATËLINDJA:
DATA E VRASJES:
E mërkurë, 26 maj 1915, ora 12.00
MOSHA E VIKTIMËS:
46 vjeç
VENDI I VRASJES:
Durrës, Shqipëri
AUTORI I VRASJES:
Osman Bali
POZITA E AUTORIT:
Truproja e kryeministrit Esad Pasha
MOTIVI I VRASJES:
Për tradhti ndaj kryeministrit
VIKTIMA:
NEXHATI LIBOHOVA
10 fakte
1.Nexhati Çomo Libohova ishte një nga pinjollët e familjes së njohur Libohova dhe një personazh i
njohur përpara dhe pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë
2 Nexhati Libohova ishte ministër i Financave në qeverinë e Esad Pashë Toptanit, kryeministrit të dytë
në historinë e Shqipërisë
3 Nexhati Libohova kishte studiuar për jurisprudencë në Turqi dhe ishte një nga juristët e rrallë
shqiptarë të diplomuar në atë kohë
4 Nexhati Libohova kishte punuar për një kohë të gjatë si avokat dhe ishte një nga më të njohurit në
Shqipëri në shumë procese gjyqësore, si gjatë Perandorisë Osmane dhe pas Shpalljes së Pavarësisë
5 Nexhati Libohova u vra duke u qëlluar me dru në kokë, pasi ishte futur në një thes
6 Autor i vrasjes së Nexhati Libohovës ishte Osman Bali
7 Pas vrasjes trupi i Nexhati Libohovës u zhduk
8 Për vdekjen e tij nuk pati asnjë ceremoni mortore dhe as varr
9 Në një komunikatë publike kryeministri Esad Pashë Toptani e shpalli hajdut ministrin e vet duke
informuar publikun se kishte marrë një sasi të hollash në arkën e shtetit dhe ishte larguar
10 Pas vrasjes së Nexhati Libohovës, detyrën e ministrit të Financave e mori Haxhi Jusuf Banka
*Marrë nga libri ?100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017? /Panorama
Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, me këngën e tyre “Non mi avete...
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Kon...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Mundohuni te shmangni me çdo kusht konfliktet ne çift gjate ...
Dy shtetas francezë, vullnetarë në Qendrën për Dialog Ndërku...
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) thotë se kj...
Menjëherë pas ardhjes së Arta Markut në krye të Prokurorisë ...
Nga Artur AjaziPrej 5 vitesh Lulzim Basha po mundohet dhe po...
Pedagogët e të gjitha universiteteve publike janë pa rroga n...
Pas kundërpërgjigjes së ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmeta...
Konflikti me Serbinë është akoma i pazgjidhur. Megjithatë, m...
Për herë të parë, reklamat në median online i kanë kaluar at...
Të gjithë figurat kryesore të LSI-së janë hedhur në një sulm...
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, partia ZGJIDHJA, e...
Nga ARTUR AJAZIKur ambasadori i SHBA zoti Donald Lu ka fol...
Presidenti Donald Trump nuk ka lejuar nxjerrjen e një dokume...
Komisioneri evropian për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Jo...
Gazeta e njohur amerikane “New York Times”, ka sjellë histor...
Bisedimet për zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë ...
Pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në spitalin e Kukësit ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...