web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mahniti trajnerët e "The Voice", 22-vjeçarja muslimane detyrohet të braktisë spektaklin

10 Shkurt 2018, 08:29, Aktualitet CNA

?The Voice France? mund të jetë ende në fazën e provave, por kërkimi i talenteve televizive tashmë e ka një yll në duart e veta, ose më saktë e kishte…
Këngëtarja franko-arabe, Mennel Ibtissem ka pushtuar titujt e mediave në Francë dhe më gjerë, pas provës në fazën e fshehtë me 4 shkurt.

Nuk ishte aq shumë mënyra se si myslimania 22-vjeçare e këndoi me shpirt ?Halelujah? të Leonard Cohen ajo që habiti gjyqtarët, por rëndësia që i dha interpretimit të këngës së vitit 1984.

Pas një anglishteje të butë dhe gjuhës franceze në pjesën e parë, ku shfaqi vokalin e saj të xhazit, ajo e transferoi këngën në arabisht dhe ?haleluja? u zëvendësua me një ?Ya llahi? që përkthehet ?Zotin tim?.

Kaq mjaftoi që katër trajnerët në postin e gjyqtarëve të kthenin pa hezitim karriget e tyre.

Mennel Ibtissem përfundimisht zgjodhi Mika-n, i cili tha se beson që ajo mund të fitojë garën.

Megjithatë, vëmendja e saj nuk ka kaluar pa polemika, pasi në llogarinë e saj në Twitter, në vitin 2016 Mennel kishte shprehur kritika ndaj politikës së jashtme të Francës.

Por, Ibtissem u është përgjigjur këtyre polemikave në Twitter duke shkruar:

Unë përkrah mesazhet e dashurisë, paqes, tolerancës dhe për këtë zgjodha edhe këngën ?Haleluja?. Kjo këngë ilustron në mënyrë të përsosur mesazhin që dua të përcjell si artiste.?
Ibtissem tha se mesazhi rreth sulmit është nxjerrë jashtë kontekstit. Ajo gjithashtu kërkoi falje dhe tha se ajo “padyshim e dënon terrorizmin”.

Përfundimisht Mennel Ibtissem u tërhoq nga gara në “The Voice” ditën e djeshme pas “kryqëzimit” që iu bë në rrjetet sociale dhe mediat e shkruara, sepse 22-vjeçarja mbështeste fort Palestinën dhe postonte mesazh sa herë që vriteshin padrejstësisht qindra fëmijë, gra, burra dhe të moshuar palestinez nga politika, sipas saj.

Për largimin e saj nga spektakli Mennel shkroi:

Kurrë nuk kam pasur për qëllim të lëndoj dikë dhe nëse dikush mendon të kundërtën kjo më dhemb shumë. Unë do të vazhdoj të përhap mesazhin tim të paqes dhe tolerancës, larg nga të gjitha llojet e fanatizmit.”
E lindur nga një baba turko-sirian dhe një nënë maroko-algjeriane, Mennel ka në kanalin e saj të Yotube katër video ku këndon cover këngë të tilla si Impossible të Shontelle, Make You Feel my Love nga Adele dhe Halo nga Beyonce.

Aktualisht 22-vjeçarja po studion me shpresën që të bëhet një profesoreshë e gjuhës angleze.

Ndërsa për shaminë e saj në kokë dhe veshjen muslimane, Mennel duke tërhequr një paralele me këngëtarin Maitre Gims, i cili kurrë nuk i heq syzet e tij të errëta, ajo tha:

Është e pandashme nga pamja ime, nuk do të më shihni kurrë pa të.”/CNA





Lajmet e fundit nga