Vendimi për Ikballe Berishën/ Lamallari jep detaje: Informacione nga inteligjenca, ka edhe urdhër dëbimi
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ndau so...
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ndau so...
Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme projektligjin e Vettingut në Policinë e Shtetit. Qëllimi i kësaj nisme është të japë një kontribut në krijimin dhe konsolidimin e institucioneve të forta dhe të besueshme, me profesionistë me integritet.
Sipas këtij ligji, pasuria e 13 mijë punonjësve do të kalojë në sitë për të parë nëse justifikohet me burimin e të ardhurave të tyre.
Në përfundim të mbledhjes së Qeverisë, zv/ministri i Brendshëm Julian Hodaj tha se vlerësimi kalimtar i punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHÇBA-së, nuk është thjesht fshesa e radhës, por pastrimi i policisë nga të korruptuarit dhe të paaftët.
Fjala e plotë e Hodajt:
Sot, Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin për ?Për vlerësimin kalimtar të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat?, i njohur si Vetting-u. Qëllimi i kësaj nisme është të japë një kontribut në krijimin dhe konsolidimin e institucioneve të forta dhe të besueshme, me profesionistë me integritet. Në radhët e Policisë së Shtetit ka gra dhe burra, vajza dhe djem të ndershëm dhe profesionistë. Është pikërisht kjo baza prej të cilës duhet të ndërtohet institucioni i së ardhmes.
Vlerësimi kalimtar i punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHÇBA-së, nuk është thjesht fshesa e radhës. Padyshim pastrimi i radhëve është i rëndësishëm në kushtet brenda tyre ka elementë të prekur nga krimi dhe korrupsioni apo të paaftë. Gjithsesi, aspekti më i rëndësishëm i kësaj nisme është një tjetër: është promovimi i atyre që janë të ndershëm, të aftë dhe të përkushtuar, është çlirimi i energjive pozitive, sot disi të fjetura, tek pjesa e shëndoshë e institucioneve. Ky projektligj përcakton parimet, kriteret, procedurat e vlerësimit kalimtar dhe periodik, standardet, organizimin dhe funksionimin e organeve të vlerësimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme.
Është përzgjedhur një model i përzier ku gradat e larta vlerësohen nga komisione të pavarura me punonjës të rekrutuar nga jashtë, ndërsa në nivelet e tjera komisionet integrohen me punonjës që e kanë kaluar me sukses vlerësimin. Janë konsideruar me kujdes të gjitha aspektet organizative dhe financiare, për një proces të paanshëm, cilësor e transparent, të shpejtë në kohë dhe me kosto të përballueshme pasi procesit do ti nënshtrohen rreth 13,000 punonjës.
Drafti u hartua me bashkëpunimin dhe këshillat e vyera të misioneve që asistojnë Policinë e Shtetit, PAMECA dhe ICITAP, të cilat ishin pjesë e grupit të punës që nga fillimi. Projektligji ka kaluar edhe një proces të gjerë dhe gjithëpërfshirës konsultimi, duke filluar nga konsultimi me vetë punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës e SHÇBA, për të kaluar në konsultimin me përfaqësues të institucioneve publike, shoqërisë civile dhe përfaqësive apo misioneve diplomatike prezentë në Shqipëri.
Ministria e Brendshme nuk do të pjesë e procesit e vlerësimit, për të garantuar pavarësinë, paanshmërinë dhe besueshmërinë e tij, përkundrejt punonjësve që vlerësohen apo përkundrejt publikut.
Partnerët ndërkombëtarë do të kenë rol monitorues dhe këshillues përgjatë gjithë procesit, duke nisur që nga përzgjedhja e anëtarëve të Komisionit të parë të vetingut dhe duke vazhduar këtë rol gjatë procesit të vlerësimit, me qëllim garantimin e cilësisë, zbatimit të njëjtë të standardeve dhe garantimin e transparencës së vetë këtij procesi.
Ministria e Brendshme falënderon të gjithë ata që kontribuuan në hartimin e këtij projektligji për qasjen pozitive, konstruktive dhe për kontributet e dhëna në përmirësimin e cilësisë së kësaj nisme./CNA.al
Djali i ish-guvernatorit të Shqipërisë Ardian Fullani është ...
Avokati Spartak Ngjela thotë se Shqipëria është shumë pranë ...
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reagu...
Gjatë ditës së sotme nisi të qarkullojë lajmi se Ermal Mamaq...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se struktura e s...
Një javë nga nisja e aksionit për ndërprerjen e lidhjeve të ...
Deputetja e PD -së Valentina Duka ka shigjetur ministren kul...
Merr fund pas dy orësh aventura e 24-vjeçarit nga Delvina, S...
Gjatë ditës së djeshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Autor...
Një 24-vjeçar është arratisur nga tualeti i gjykatës së Apel...
Shenjat e zodiakut përmbajnë disa informacione rreth persona...
Nëse mendoni se meshkujt shohin defektet e trupit tuaj kur z...
Një nga teknikat që nuk “dështojnë” asnjëherë është: “Seksi ...
Ajo është një nga zërat më të vlerësuar në muzikën shqiptare...
Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ndërsa ishte e pra...
Herë pas here, këngëtarja Ingrit Gjoni rikthehet në rrjetet ...
Shenjat nëse një fëmijë mund të bëhet psikopat në të ardhmen...
Një 82 vjeçar është gjetur i mbytur në lumin Shushicë. Vikt...
50% e grave vuajnë nga probleme seksuale si dhe nuk janë në ...
Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj, në fjalën ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...