web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hetimi Tatimor “zbarkon” në tregjet agro-ushqimore/ Inspektohen 324 subjekte tregtare

7 Shkurt 2018, 13:37, Aktualitet CNA

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se struktura e saj e hetimit ka kryer inspektime pranë 324 subjekteve tregtare të cilët operojnë kryesisht në tregjet agro-ushqimore në Tiranë, tregun industrial në Elbasan, tregu Shkozet, tregjet në Fier si dhe lëvizjen e mallrave dhe të udhëtarëve në akset kryesore; autostrada Tiranë ? Durrës, Fier ? Vlorë, Elbasan, Lezhë-Shkodër, Milot etj.

Sipas njoftimit nga këto inspektime vijojnë të  konstatohen fenomene të shmangies së detyrimeve ligjore e më konkretisht;

Mallra të cilat nuk shoqërohen me faturë tatimore, ose lëshim i pasaktë i saj, në 61 raste apo dhe mos instalim ose mos funksionim i pajisjes fiskale, moslëshimi i biletave të shërbimit për transportin e udhëtarëve, punonjës të padeklaruar si dhe mungesa në dokumentacionit tatimor;

Për të gjitha këto fenomene janë aplikuar penalitetet përkatëse.

?Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ju bën thirrje të gjithë subjekteve që ushtrojnë aktivitet ekonomik, që në respekt të ligjit, të mbajnë korrektësisht dokumentacionin fiskal si; dokumenti i origjinës së mallit (fatura e blerjes), faturave tatimore, të përdorin korrektësisht pajisjet fiskale, të pajisin me bileta shërbimi udhëtarët,  të deklarojnë korrektësisht dhe në kohë punonjësit e tyre, në mënyrë që të mos penalizohen e të shkurtojnë kohëzgjatjen e verifikimeve, në dobi të kohës efektive të punës së çdo biznesi? përfundon njoftimi./ Monitor





Lajmet e fundit nga