Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Regjisori, aktori dhe pedagogu Genci Fuga shigjeton ministren e Kulturës Mirela Kombaro dhe habitet me ndryshimin e ligjit ?Për Artn e Kulturën?, për të cilin thotë se nuk është konsultuar me askënd. Fuga shpreh mos dakordësinë për një sërë çështjesh, që nga mos emërimi i drejtorëve në institucionet e Artit e Kulturës, deri tek ligji i ri, ndërsa thotë se kjo është një tjëtër ?goditje nën brez? që Kumbaro bën.
Nga: Genci FUGA
Ministrja e Kulturës, Zonja Kumbaro, nuk harron asnjëherë të surprizojë gjithë komunitetin artistik. Kjo është një veçori e punës së saj, edhe në këtë mandat të dytë.
Që në muajin e parë të vitit 2018, i është dashur që të dalë në intervista të ndryshme dhe të na çudisë. Duke shfletuar faqen e internetit të kësaj ministrie, shohim në kolonën e Baza Ligjore ? Projektligje, të publikohet, projektligji PER DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NE LIGJIN NR. 10352, Datë 18. 11. 2010. ?PER ARTIN E KULTUREN?, TE NDRYSHUAR.
Ditët e para të vitit 2018 duhet të ishin ditët e ?dëgjesave? të platformave të reja të drejtimit të disa institucioneve qëndrore artistike, nën varësinë e Ministrisë së Kulturës. Por, kjo nuk ndodhi!
Sigurisht, të mbetur pa mandate, disa drejtues, janë pajisur me Urdhrin përkatës, që i përcakton si ?të komanduar?. Por, një drejtor i komanduar, nuk mund të kryejë veprime me ?të tretët?! Në natyrën e këtyre institucioneve, është një marrëdhënie e ngushtë, pikërisht me ?të tretët?.
Gjithçka kalon në heshtje, derisa opinioni kujtohet e fillon të rendisë hamendësitë e tij:
1- Përse nuk u morën masa për organizimin e konkurseve për drejtimin e ri të institucioneve qendrore kulturore? Nuk dihet. Ndoshta ju ka dalë nga mendja.
2- Në rast se nuk donte t?i lëvizë, por donte mënyrën si punonin ata, përse i lë pa mandate? Se mund të organizohej konkursi dhe të kishim emrat e drejtuesve aktualë, fitues si platforma më e mirë 4?vjeçare (kjo gjë është e mbrojtur me Ligj).
3- Përse i duhen drejtuesit ?të komanduar?? Këtu imagjinata merr krahë, dhe, ju siguroj, për keq (për keq, d.m.th, në dëm të institucioneve publike e interes të komunitetit artistik)
Nga ana tjetër, duke parë këto pikëpyetje që venë e vinë, dhe që pikëpyetjet pa përgjigje kanë veti të shumohen deri në pyetje retorike, ministrja Kumbaro, bën 2 veprime të radhës:
1- Deklaron që Teatri Kombëtar ?lëviz? te ?Turbina?, dhe godina aktuale e TK-së vihet në dispozicion të Teatrit të Operas!!!
2- Shfaq ?pa bërë zë? një projektligj në internet!!! Mendjet e njerëzve (duke përfshirë edhe timen), të çoroditura nga pyetjet retorike të thëna më lartë, tashmë kanë marrë edhe këto dy goditje ?nën brez?, dhe, ashtu të çoroditur, ulen në tastierë e shkruajnë.
Fillon shikon se si ?institucionet qendrore kulturore bashkohen dhe trajtohen njësoj me ato lokale?.
Vazhdon me shfuqizimin e germës ?dh?! Uppps, iku Cirku! Ku shkoi? Mbase i shkon Bashkisë. Por, po i vajti Bashkisë, kalon në precedent për të gjithë bashkitë. Pra, i lind e drejta Tepelenës që të ketë Cirkun e vet (fjala që bie). Kësaj i thonë mirë e hodhe, por ku e çove?
Galeria Kombëtare, shndërrohet në Muze Kombëtar të Arteve të Bukura. Po kjo pikë e zezë, ç?ishte? Po galeria ku vajti? Si do t?i bëhet me nevojën kombëtare të të pasurit Galeri?
Vazhdon me marrjen nën kompetencë të QKK-së, Bibliotekës Kombëtare, Arkivin Qendror e krijimin e dy qendrave të reja. Sikur u gëzuam shumë që këto institucione i kishim shumë pranë Qeverisë, me një status independence ?larg politikës?? Ku gabuam?
Në Nenin 5, vjen një nga ato goditjet, që ty të vjen mendja rrotull jo më për 4 vjet (një mandat), POR pa mandat fare. Çështje dëshire të ministres! Uppps!
Domethënë, që në nenin 5, ti e ke humbur kthjelltësinë e mendimit, dhe je i bindur që gjuha e përdorur nuk është më shqiptare! Përherë e më tepër të del në pah ?me Urdhër të Titullarit?, çka në esencë ?të vet?, e shndërron nga projektligj në projektrregullore e brendshme e një megastrukture kulturore, të pakulturë, arrogante, fyese dhe zhdukëse të çdo lloj tendence ?ndryshe?! Kujdes, bëhet fjalë për çdo skenë në Republikën e Shqipërisë.
Mos kujtoni se gjen qetësi në Nenin 9, pika 4, që thotë se për çdo mendje shkrepje artistike e kulturore të institucioneve, që nuk kanë objekt artin apo kulturën, duhet të marrë miratimin me shkrim të ministres!
Kujdes nga Neni 12, se sapo u zhduk e drejta për të menduar e vepruar, çdo bashkie në fushën e art-kulturës. Kujdes 1000 herë nga Neni 15, i cili heq ?kriteret e vendosur me VKM të shpërblimit të figurës artistike dhe e lë gjithçka në dorë të negociatës, dhe ?punës veresie??. Rreshti më i rrezikshëm është: Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë mbas botimit në Fletoren Zyrtare!
Ore, çfarë po bëhet? Më falni, por janë shumë gjëra që ndodhin brenda Eklipsit të Hënës. E përmenda Hënën, se ajo, dihet, ka shumë ndikim në jetën tonë! E keni dëgjuar shprehjen: Nuk është me hënë të mirë?!
Unë nuk dua të marr leje me shkrim edhe për provimet e studentëve të mi, aq me pak, te Ministrja e Kulturës.
Unë jam kryefamiljar, pedagog, aktor, regjisor, socialist, etj., etj. dhe kam bindjen time: ?Nuk i zgjidhim problemet, duke mos folur për to?.
M?u kujtua një status në fb ? personal: ?Ju ja rrasni me varre, mbrapa koke, puntorit, qysh me mjes, e pastaj e pysni: Shok puntor, pse t?merren ment?????
E me sa mend unë vazhdoj e shkruaj??? Tani është vonë! Tani kam filluar t?ju them njerëzve në rrugë: më fal se të fika cigaren me ballë, se vetëm xixa shoh!!!
(Titulli i shkrimit origjinal: Shok punëtor, pse të merren mendtë?!) /BW
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka kërkuar nga Pentagoni të...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e so...
Nëse rrini shumë me një person të shëndoshë, kjo bën që dhe ...
Me rastin e 550-vjetorit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kat...
Shkrimtari shqiptar nga Tetova me banim në Vjenë të Austrisë...
Profesori Besnik Aliaj, ka reaguar pas shembjes së monumenti...
Nga sot, në Parkun e Liqenit të Tiranës mund të gjeni edhe n...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e so...
Ksenia Sobchak, personalitete e njohur televizive ruse dhe e...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e so...
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Ditën e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi një sërë vendim...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka shpërthyer në sulme ndaj t...
Edhe pse disa ditë më parë vetë aktorja Tinka Kurti u përbal...
“Canalys” ka bërë një hulumtim të tregut lidhur me shitjen e...
Kohët e fundit në kampin opozitar janë shtuar akuzat ndaj at...
Klientët do të vendosin vetë nëse dëshirojnë të rrisin jetëg...
YouTube po kërkon platforma të reja për tu shfaqur tek shiku...
Nintendo do sjellë në telefonat tuaj lojën më të re të Super...
E kam ditur se do të fitonte Armando Duka, që ditën e parë k...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...