Përkeqësimi i motit/ OSHEE 2200 punonjës në terren
Pas përkeqësimit të situatës vendore, për shkak të reshjeve ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit brenda dy javësh pritet që të nxjerrë të dhënat e para sa i takon procesit të vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët. Janari ishte muaji kur priteshin rezultate, mirëpo gjatë rrugës janë hasur pengesa.
Gazeta ju drejtua me një kërkesë komisionit për të marrë informacione mbi fazën në të cilën ndodhet puna. Sipas KPK, momentalisht po bëhet hetimi administrativ i vendimeve të gjyqtarëve dhe të prokurorëve dhe komisionerët janë duke punuar me ritëm mjaft të lartë, nga mëngjesi deri në mbrëmje, në mënyrë që të jepen rezultatet e para brenda këtij muaji.
Por gazeta nga burime brenda komisionit ka mësuar se plani është që rezultatet e para të dalin rreth mesit të muajit shkurt, kryesisht për krerët e sistemit të drejtësisë. Por një detaj tjetër interesant është se shumë shpejt 57 gjyqtarë dhe prokurorë do të duhet të japin sqarime para komisionerëve për aferat që kanë bërë, pasuritë korruptive apo lidhjet e mundshme me kriminelë.
Sipas përcaktimeve dhe në ligj, përpara se të jepet vendimi çdo gjyqtar apo prokuror do të paraqitet në një seancë, të ngjashme me ato gjyqësore dhe do të ballafaqohet me faktet që ka mbledhur Komision i Pavarur i Kualifikimit.
Sipas burimeve të gazetës, brenda pak ditësh do të thirren emrat e parë, të cilët do të duhet të japin sqarime për çdo abuzim me vendimet, për pronat e paligjshme, apo dhe nëse rezulton se kanë pasur kontakte me kontigjentë të botës së krimit. Momentalisht në verifikim janë 57 gjyqtarë e prokurorë dhe për të gjithë do të ketë nga një fletëthirrje. Procesi do të monitorohet dhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.
Emrat që po verifikohen
Sipas listës së publikuar nga Komisioni i Kualifikimit, vetingu ka nisur me anëtarët e Gjykatës së Lartë, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Kryeprokurorin dhe ish-kryeprokurorin, kandidatët për në Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Në këtë mënyrë emra si Adriatik Llalla, Xhezair Zaganjori, apo Bashkim Dedja, do të paraqiten dhe do të pyeten me detaje për të gjitha pronat që kanë deklaruar, çështjet që kanë shqyrtuar apo kontakte me njerëz të ndryshëm të botës së krimit. Më pas komisioni do të dalë me një raport ku vendosë nëse ata e kalojnë apo jo vetingun. Pritshmëritë e shqiptarëve janë të shumta, pasi pranë komisionit ka pasur një valë të madhe njerë- zish që kanë denoncuar gjyqtarë e prokuror, të cilët dyshohet se kanë abuzuar me çështje të caktuara.
Të gjitha dosjet janë administruar dhe atje ku ka dyshime se janë bërë afera, do thellohen hetimet. Mësohet se në lëvizje janë vënë dhe ndërkombëtarët. Ata kanë nisur procesin e hetimeve dhe jashtë vendit dhe shumë shpejt pritet që të dorëzojnë prova për emra të caktuar.
Në ligjin e vetingut dhe në dy rregullore që ka miratuar Komisioni i Kualifikimit, janë përcaktuar procedurat se si procedohet me dosjet e gjyqtarëve. Tashmë ILDKP, DSIK, KLD dhe prokuroria kanë dorëzuar dosjet për pasurinë, pastërtinë e figurës dhe të karrierës për secilin emër. Ndërkohë këta emra janë ndarë me short në 4 trupa gjyqësore që do japin vendimin për çdo emër./Sot
Pas përkeqësimit të situatës vendore, për shkak të reshjeve ...
Ishte rubrika Zig-Zag ajo që shtyu Manushin të pyeste Rosela...
Rrëshqitja e dherave në Gjirokastër ka bërë që disa familje ...
Situata sa vjen e rëndohet në zonën e Fierit dhe Vlorës.Edhe...
“Sanremo”-ja është një ndër spektaklet e muzikës më të komen...
Tre të rinj shqiptarë janë vënë në pranga, nga policia itali...
Si pasojë e reshjeve të rëna gjatë orëve të natës, lumi Shku...
Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë orëve të natës kanë...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Prisni si lajme të mira dhe të këqija, sot ajo që ka rëndësi...
Asgjë nuk e bën një marrëdhënie më të paekuilibruar sesa sje...
Ajo njihet për fotot e saj provokuese që pas famës që mori n...
Shkumbini pritet te dale nga shtrati dhe mund te permbyten d...
Një urim të veçantë i ka bërë Elvanës për ditëlindje, reperi...
Qimet kanë hapur shpesh debate mes fansave! Kujtojmë rastin ...
Nga çantat te kapelat, varëset dhe vathët, në 2017-n pamë nj...
Michael Buble thuhet se është në pritje të fëmijës së tij të...
Ndërkohë që sot tre liderët e Kosovës, përkatësisht presiden...
Sapo përmendet emri Lefteris Pantazis menjëherë ju vjen në m...
Devis Xherahu sqaroi sot edhe një çështje për të cilën është...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...