web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrau me sëpatë bashkëshorten/ Policia zbulon detajet e para

28 Janar 2018, 18:37, Aktualitet CNA

Pas ngjarjes së rëndë të raportuar pak më parë, ku bashkëshorti kishte vrarë me sëpatë gruan e tij në oborrin e shtëpisë, policia ka dhënë detajet e para.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, ku Ylber Bajrakurti 42-vjeç, ka qëlluar për vdekje me sëpatë bashkëshorten e tij Lumnie Bajrakurti. Policia shprehet se burri trajtohej si i sëmurë mendor.

Njoftimi i policisë:

Me datë 28.01.2018, ora 18:15, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në qytet Koplik, Malësi e Madhe shtetasi Ylber Bajrakurti 42 vjeç, në oborrin e banesës së tij, ka vrarë me sopate bashkëshorten e tij L. B. 42 vjeçe.

Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku është kapur autori i kësaj ngjarje dhe shoqeruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe.

Nga informacionet paraprake mesohet se shtetasi Ylber Bajrakurti trajtohej si i semurë mendor.

Po kryhen veprimet me grup hetimorë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /CNA.al

Tragjike/ Bashkëshorti vret gruan me sëpatë





Lajmet e fundit nga