web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tritol dhe vrasje/ Ish ministri i brendshëm: “Bandat të lidhura me Qeverinë”

25 Janar 2018, 10:35, Aktualitet CNA

Deputeti i PD ?së Flamur Noka, ka deklaruar në Kuvend se rend dhe siguri, do të ketë vetëm kur të largohet Edi Rama dhe kur ai të bëhet  sërish ministër i Brendshëm.

Sipasn Nokës, Edi Rama e dinte shumë mirë se ju jeni mazhorancë fallco me votat e krimit dhe të drogës.

?11 goditje ndaj jetës dhe ndaj pronës me eksploziv vetëm këtë muaj. Ky rekord i zi kriminal po ndodh në vend, vepër e bandave dhe grupeve kriminale që ndihen të fuqishme e të paprekshme për shkak te lidhjeve me qeverinë.  Një panik i vazhdueshëm që ka dëmtuar rëndë sigurinë e njerëzve , të biznesit dhe që mban larg investitorët e huaj. 11 shpërthime tritoli në më pak se 4 javë, janë treguesi i qartë se krimi bashkëqeveris me Edi Ramën dhe sundon kudo në vend.  Kjo qeveri po tregon se nuk është zgjidhja për rendin e sigurinë. Ajo është kthyer në vetë problemin. Çdo gjë tjetër eshte estrade e propagande bajate, si ato me konkurs e veting për policinë?, ka thënë Noka,i cili ne Qeverinë e Berishës ka mbajtur postin e Ministrit të Brendshëm.





Lajmet e fundit nga