Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/ Reagon Sori-Al: Futen ushqime nga jashtë
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) pret një rritje prej 4% në 2018, në sajë të projekteve të TAP dhe Devollit, si dhe nga kërkesa private në vend. Matteo Colangeli, drejtori i BERZH për Shqipërinë, pohon në një intervistë për ?Monitor? se perspektiva afatshkurtër është pozitive. Por, sfida e vërtetë fillon në 2019-n e më pas, kur efektet e projekteve të mëdha mbarojnë dhe vendit do t?i duhet të mendojë për një zhvillim të qëndrueshëm.
Si do ta vlerësoni ecurinë e ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2017?
Performanca ekonomike vijoi të rritet në 2017-n, me një rritje të vlerësuar prej 4% në gjysmën e parë të vitit, si rezultat i investimeve madhore si Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) dhe Hidrocentrali i Devollit. Ne parashikojmë një rritje të përgjithshme prej 3.7% për 2017-n. Ndërsa kjo është një arritje e rëndësishme, veçanërisht gjatë një viti elektoral, me një periudhë të gjatë paqartësie politike, nuk është shumë e dukshme sesa është në fakt rritja neto, pa llogaritur dy investimet e huaja të sipërpërmendura në sektorin e energjisë.
Një tjetër arritje e 2017-s ishte përfundimi i suksesshëm i programit 3-vjeçar të FMN-së, i cili ndikoi në rritjen e stabilitetit fiskal dhe rënien e nivelit të borxhit publik (i cili vazhdon të mbetet ende i lartë).
Cilat janë pritshmëritë për ekonominë shqiptare në vitin 2018? Cilët janë faktorët që do të ndikojnë pozitivisht dhe negativisht?
Perspektiva afatshkurtër është pozitive. Ne presim të shohim një rritje prej 4% në 2018, në sajë të projekteve të TAP dhe Devollit si dhe nga kërkesa private në vend. Politika monetare do të vazhdojë të mbështesë rritjen dhe efekti i normave të ulëta të interesit në nxitjen e kreditimit pritet të rritet në përputhje me përpjekjet e vazhdueshme për luftën ndaj kredive jo performuese (NPL) në sektorin bankar. Ekonomia do të përfitonte edhe nga një progres i mëtejshëm në procesin e integrimit në BE, pasi ky do të perceptohej si një sinjal pozitiv për investitorët që vendi është në drejtimin e duhur. Vazhdojnë të ekzistojnë ende disa rreziqe që lidhen me dobësi të trashëguara strukturore në administrimin publik dhe infrastrukturë.
Pas përfundimit të projekteve të mëdha, si TAP dhe Devolli, ku duhet të përqendrohet Shqipëria, në mënyrë që të ruajë rritjen e qëndrueshme dhe si duhet ta bëjë këtë?
Me vështrimin në 2019-n dhe më tej, sfida kryesore ekonomike për Shqipërinë do të jetë ndërtimi i një zhvillimi të qëndrueshëm, për të vijuar me rritjen edhe pas përfundimit të ndërtimit të projekteve të TAP dhe Devollit. Këndvështrimi im është që sektorët me potencial më të lartë janë agrobiznesi dhe turizmi. Lufta ndaj informalitetit, aksesi më i mirë në financime dhe tërheqja e investimeve të reja do të jenë elemente të rëndësishme në maksimizimin e këtij potenciali, së bashku me zgjidhjen e problemit të titujve të pronësisë dhe një sistem ligjor më të besueshëm për të zgjidhur çështjet tregtare.
Për sa i përket turizmit mendoj se për Shqipërinë është e rëndësishme që të fokusohet në cilësinë e ofertës së saj dhe të synojë të tërheqë vizitorë apo konsumatorë të mëdhenj, duke lëvruar më shumë nga bukuritë natyrore apo trashëgimitë kulturore të vendit. Përmirësimi i infrastrukturës së transportit publik dhe shërbimeve mjedisore, veçanërisht për mbetjet dhe menaxhimin e ujërave, si dhe parandalimi i ndërtimeve masive dhe pa plan janë faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt në krijimin e një avantazhi konkurrues të Shqipërisë në një periudhë afatgjatë.
Sipas mendimit tuaj, cilat janë reformat kryesore strukturore drejt të cilave duhet të përqendrohet qeveria shqiptare?
Pika e parë dhe më e rëndësishme për prosperitetin afatgjatë të Shqipërisë është që lëvizja drejt procesit të integrimit në BE të përshpejtohet dhe të ndërmerren të gjitha masat në sektorin e reformave të administratës publike dhe shtetit të së drejtës (ndër të tjera) që të plotësohen kërkesat e BE-së për hapjen e situatën aktuale financiare të përmirësuar të tyre.
Cila është vlera kumulative e projekteve të BERZH në Shqipëri dhe planet e disbursimit për të ardhmen?
Që prej fillimit të operacioneve të saj, BERZH ka investuar rreth 1 miliard euro në Shqipëri. Portofoli ynë aktual është prej 422 milionë eurosh, kryesisht në sektorin e energjisë dhe transportit, lidhur me projektet e infrastrukturës. Në vitin 2018, ne presim të mbyllim një financim prej 500 milionë eurosh për projektin TAP, krahas të paktën 1 miliard euro hua sindikale që do t?u jepen bankave nga BERZH. Ne po punojmë gjithashtu me BE, në një projekt të madh për financimin e turizmit ? dhe zhvillimin e infrastrukturës në Shqipëri, nëpërmjet së cilës ne shpresojmë të zgjidhim disa nga problemet në zhvillimin e sektorit.
Fokus më të madh do të ketë edhe zhvillimi i sektorit privat, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, përmes investimeve dhe shërbimeve të konsulencës. Unë besoj se ndarja e riskut me bankat tregtare do të jetë një mjet efektiv për të drejtuar investimet e BERZH drejt SME-ve. Së fundmi, ne jemi të angazhuar për të ndihmuar në zhvillimin e sektorit të energjisë diellore në Shqipëri dhe parashikojmë të mbështesim prezantimin e një procesi konkurrues tenderimi për centralin e parë fotovoltaik, më vonë gjatë 2018-s.
21 janari i vitit 2011 dita kur PS zhvillonte një protestë p...
Renato Mekolli, kuzhunieri i njohur dhe këngëtarja e re Sara...
Xhensila Pere, fituesja e spektaklit të kërcimit “Dance with...
Gjatë ditës së sotme ka nisur raundi i tretë i bisedimeve mi...
Ndonëse prej kohësh ishte folur për veting në radhët e polic...
Kreu i ZGJIDHJE-s, Koço Kokëdhima, në një postim në rrjetet ...
Prezantuesja e njohur Luana Vjollca dukej tejet seksi në mbr...
Në Tiranë ka mbërritur sot grimeri i njohur shqiptar me famë...
Bashkëthemeluesja dhe bashkëdrejtuesja e LIBRA-s, Mimoza Haf...
Universiteti Europian i Tiranës ka filluar të ketë probleme ...
Mëngjesin e ditës së sotme, një banesë është përfshirë nga f...
Këngëtari i njohur shqiptar, Frederik Ndoci shpeshherë bëhet...
Policia rrugore në kudër të operacionit për ndëshkimin e dre...
Në dhjetorin e vitit 2017, modelja shqiptare Angela Martini,...
Një reportazh i përgatitur nga një medie italiane për Shqipë...
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku disa muaj më parë kurorëzu...
Pas blerjes së një automjeti luksoz, arredimit modern të zyr...
I gjithë territori i vendit do të përfshihet nga reshje të p...
Këto janë disa prej titujve kryesorë për ditën e sotme.“Gaze...
Një banesë raportohet të jetë përfshirë nga flakët mëngjesin...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...