web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Roli i OPDAT dhe EURALIUS për zgjedhjen e kryeprokurorit/ SHBA i përgjigjet Kryemadhit

19 Janar 2018, 10:24, Aktualitet CNA

Ambasada Amerikane në Tiranë i është përgjigjur deklaratës së kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi lidhur me rolin e EURALIUS dhe OPDAT për zgjedhjen e kryeprokurores së re Arta Marku.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada e SHBA pohon se mbështet EURALIUS dhe se OPDAT për kontributin që i ofruan parlamentit shqiptar për zgjedhjen e prokurorit.

?Kushtetuta dhe ligji për prokurorinë janë të qarta. Ambasada e SHBA mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit.?-thuhet ne postim.

Reagimi i ambasades vjen pasi kryetarja e LSI-së në daljet e saj publike ka kërkuar sqarim nga EURALIUS dhe OPDAT, që këta institucione të tregojnë se ku është shkruar në Kushtetutë se Kryeprokurori mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë. / CNA.al





Lajmet e fundit nga