web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Befason ish-banorja e “BB”: Jam gati për një film erotik

19 Janar 2018, 09:47, Aktualitet CNA

Ish-banorja e ?Big Brother 9?, arriti këtë vit të triumfonte në spektaklin ?Dance with Me? në ?Tv Klan?. Bëhet fjalë për ish-Miss Shqipëria, Xhensila Pere, e cila së bashku me Trimin arritën të merrnin kupën dhe u vunë në qendër të kritikave se nuk e meritonin këtë çmim.

Në një intervistë për ?Gazeta Shqiptare? Xhensila tha se kupën e meritonte vetëm ajo dhe Trimi, dhe askush tjetër.

?Besoj se kjo ka qenë një nga fitoret më të merituara. Kjo e thënë nga njerëz që na kanë ndjekur dhe që kuptojnë nga kërcimi. U përfol vetëm nga fakti që nuk u dha drejtpërdrejt, por me regjistrim, për shkak të një ndodhie në parlament dhe u transmetua ?Opinion?, dhe ?Dance with Me? një javë më vonë.?, ka thënë Xhensila.

E pyetur nga gazetarja se a do të guxonte të bënte skena erotike në një film, Xhensila na befasoi me përgjigjen e saj.

?Pse jo është një fushë që nuk e kam prekur, kinematografia, po do të më pëlqente të isha pjesë e një filmi?, tha Xhensila.

Gjithashtu ish-banorja e ?BB? dha edhe një këshillë për djemtë, të cilët duhet të përdorin trurin dhe jo portofolin  para se t?i propozojnë një femre.

?Meshkujt janë kthyer në qenie të çuditshme dhe mendojnë se gjithçka e ka një çmim, duke menduar që me lekë mund të arrijnë gjithçka. Dhe harrojnë të përdorin trurin përpara portofolit duke u kthyer në karta krediti dhe jo në një person që të mund ta duash!?, përfundoi Xhensila./CityNews





Lajmet e fundit nga