web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi/ Ambasada e Skenderbuçit te Spiropalit nuk vendosi as një tufë me lule tek përmendorja e Skënderbeut

19 Janar 2018, 16:29, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij nga qytetarë të ndryshëm lidhur me parregullsitë e qeverisjes dhe punonjësve të saj.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar një mesazh të një emigranti në Bruksel, i cili shprehet se ndonëse qeveria po trumbeton për “Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut”, në Bruksel tek përmendorja e Skënderbeut, nuk është vendosur as edhe një buqetë lule nga ambasada jonë.

Postimi i plotë

Ne Bruksel, ambasada e Skenderbuçit te Spiropalit nuk vendosi dje nje tufe lule tek permendorja e Skenderbeut!

Lexoni mesazhin nga Brukseli te emigrantit dixhital. sb

?Zoti Berisha do ju flisja per nje problem qe vura re sot ne Bruksel prane memorialit te Heroit tone kombetar afer qendres ne Parkun Josafat te qytetit ..Shteti Shqiptar e ka trumbetuar me te madhe vitin e heroit tone ,por çfare ndodh ne nderim te tij ,eshte e kunderta …Mbi piedestalin e shtatores se tij kishte kurora te shumta si e ambasades se Kosoves ne Bruksel e echevinit te komunes se Bruksel Kapital e te komunes se Shaeerbeck ku ndodhet shtatorja dhe nje buqete madhe e shoqerise qytetare Bruxeloise ,dhe une ne menyre modeste vura nje tufe trendafila ne perkujtim te heroit ….I ngazellyer nga nderimet qe i kemi obligim por dhe nga nderimet qe na bejne te tjeret,po largohesha per ne banesen time ,por nje ze i ngrohte e burreror me beri te kthehem pas!? Ishte Gjergji qe me shihte me ATA sy te ngurte e plot shkelqim . ..A ka Ambasade te Arbrit ketu ne kryeqytetin e Europes!? E shtoi ambasade e ambasadorShqiptar doja te thoja .ashtu siç kishim ne Kater cepat e Europes ne kohen time ….Nuk dija si ti pergjigjesha ne perhumbjen time ,e mu kujtua lideri global e fjalet e tij “Do te bejme shtet” Hajde shtet hajde po thoja me vehte .. Ktheva koken e pashe Gjergjin qe kishte mbajtur qendrimin e tij madheshtor e te ngurosur me shpaten e mburojen e vendosur perpara kembeve si i çuditur nga mos pergjigja ime…. Ps zoti Berisha kam fotografuar kurorat me shenim perkates, po nuk di ku t’jua postoj fotot e Shtatores , Ku mungonte vetem kurora e ambasada Shqiptare ne nderim te heroit? /CNA.al





Lajmet e fundit nga