Protestat/ Balla: Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Gjatë ditës së sotme në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Drejtuese e Lartë Aida Hajnaj ka zhvilluar një takim me homologen e saj Drejtoreshën e Përgjithshme të Departamentit të Kufirit dhe Migracionit në Policinë Greke, Gjeneral Lejtnant Zaharoula Tsirigoti, ku kanë diskutuar çështje që kanë të bëjnë me bashkëpunimin e ngushtë midis dy Drejtorive të Kufirit, patrullimet e sinkronizuara të shërbimeve policore me qëllim parandalimin, zbulimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale ndërkufitare.
Në fjalën e saj Drejtoresha e Kufirit dhe Migracionit, Aida Hajnaj ka shprehur mirënjohjen e saj dhe ka falënderuar homologen për bashkëpunimin e mirë, ndihmën dhe mbështetjen që i kanë dhënë Policisë Kufitare Shqiptare. Gjithashtu ajo theksoi se forcimi i bashkëpunimit midis Drejtorive lokale të Kufirit ka për qëllim shkëmbimin e informacionit dhe objektivin e vetëm që është parandalimi dhe goditja e krimit ndërkufitar.
Homologia e saj greke ka nënvizuar masat e marra në luftën kundër krimit të organizuar në rajonet kufitare. Ajo nënvizoi se patrullimi i përbashkët dhe shkëmbimi i informacioneve që bëhet ndërmjet dy shërbimeve policore, ka sjellë rezultate pozitive në arrestimin e personave njëkohësisht dhe në sekuestrimin e lëndëve narkotike.
Hajnaj dhe Tsirigoti kanë vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe rezultatet e arritura nga aplikimi i mirë i masave të përbashkëta.
Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Aida Hajnaj u shpreh se Takimi i sotëm në Kapshticë është në vijim të takimeve që janë zhvilluar edhe në pikat e tjera të kalimit kufitar dhe ky takim tregon bashkëpunimin shumë të mirë që ne kemi midis dy palëve të Policisë Kufitare Shqiptare dhe Policisë Kufitare Greke.
Ajo gjithashtu tha se në takimin e sotëm u diskutuan çështje që kanë të bëjnë me bashkëpunimin e ngushtë midis Drejtorive lokale të kufirit të të dy palëve, patrullimet e sinkronizuara që janë vendosur dhe që po zbatohen nga të dyja palët, në Kufirin e Gjelbër si dhe në pikat e kontaktit.
Gjithashtu në takimin e sotëm u diskutua dhe në parim ngritja e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, e cila do të fillojë me Kakavijën dhe pastaj do të zbatohet në të gjitha pikat e tjera që janë në kufirin me Greqinë.
Sipas saj, vendosja e patrullimeve të sinkronizuara në kufirin e gjelbër që nga muaji Nëntor dhe në vazhdim, ka ndikuar në parandalimin, zbulimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale ndërkufitare.
Ndersa, drejtoresha e Përgjithshme e Departamentit të Kufirit dhe Migracionit në Policinë Greke, Gjeneral Lejtnant Zaharoula Tsirigoti tha se takimi i sotem u mbajt që të vlerësohet bashkëpunimin e deritanishëm, që inaguruam nga Gushti i Vitit 2017, të vlerësojmë masat që kemi marrë për luftën kundër krimit të organizuar në rajonet kufitare.
Ajo nder të tjera tha se “Konstatuam me homologen time, se patrullimi i përbashkët ka sjellë rezultate pozitive.
Më shumë akoma ka sjellë takimi i grupeve të punës dhe i pikave të kontaktit që kemi përcaktuar si dhe shkëmbimi i informacioneve që bëhet ndërmjet dy shërbimeve policore, ku ka patur si rezultat arrestimin e personave, njëkohësisht dhe sekuestrimin e lëndëve narkotike.
Objektivi ynë i ardhshëm është plotësimi i kuadrit ligjor për qendrën e përbashkët të kontaktit policor dhe bashkëpunimit doganor në Kakavije dhe vazhdimin e masave që tani jemi duke zbatuar, patrullime të përbashkëta dhe takimet e përbashkëta që po zhvillohen në luftë kundër kriminalitetit.”
Në përfundim të takimit janë inspektuar të dy pikat e kalimit kufitar Shqiptar dhe atij Grek, ku drejtuesit lokalë të kufirit kanë dëshmuar dhe një herë bashkëpunimin mjaft të mirë midis dy vendeve./ CNA.al
E ftuar në rubrikën “Këndi i Ekselencës” në emisionin “Vila ...
Kush e ka parë filmin Twilight Saga dhe është romantik si na...
Në shtator 32 deputetë deklaruan në CV e tyre se kanë kryer ...
Ka kaluar kohë që kur Elhaida Dani bëri të ndiheshin krenarë...
Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, në kuadë...
Qeveria ka marrë kërkesën zyrtare për aeroportin e Vlorës. ...
Kanë kaluar 125 vite që nga vendosja e shkallëve lëvizëse. E...
Gigliola është fansja e tij më besnike, ndërsa gjithmonë ësh...
Në takimin për bashkëpunimin territorial, mbi përspektivat e...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Moderatorja simpatike, Luana Vjollca na befasoi të gjithëve ...
Duke folur në konferencën për “Programet e Bashkëpunimit Ter...
Policia italiane ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie ...
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiq...
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvilllimit Rural, Niko Peleshi ka ...
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka thënë se Shqipëria ësht...
Nga Edison YPINga rilindasit e ndritur tek vdekëtarët modest...
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se deri në muajin qer...
Policia Kufitare ka ndaluar një person të shpallur në kërkim...
Pesë gazetarë, përfshirë një ish-korrespondent të ‘Lirisë në...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...