Shkatërrimet nga tërmetet në Venezuelë/ Vendet evropiane ofrojnë ndihmë dhe avionë transporti
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Nga Edison YPI
Nga rilindasit e ndritur tek vdekëtarët modestë të sotëm, prej më se një shekulli, shqiptarët e kanë të qartë se mardhëniet Shqipëri-Amerikë janë për tu pasur zili dhe për tu marrë shembull. Shqiptarët gjithmonë e kanë pasur ndjeshmërinë dhe intuitën për të konstatuar qysh herët se zbatimi i Ligjit, Liria, mungesa e frikës, meritokracia, kompeticioni, efikasiteti, janë cilësi që gjithmonë funksionojnë, kurrë nuk të lenë në baltë, dhe Demokracia amerikane është pikërisht ajo që u duhet, është pikërisht ajo që u vlen, prandaj Amerikën gjithmonë e kanë simpatizuar. Për këtë qasje kaq të arësyeshme dhe të ndritur ndaj Amerikës, që shumica e shqiptarëve e kanë pasur edhe në kohën e Diktaturës, shqiptarët kanë vuajtur, janë sakrifikuar. Që Amerika në Shqipëri dërgon ambasadorë që jo domosdoshmërisht e kanë emrin Harry, mbiemrin Fultz, por edhe Lu, dhe jo me origjinë irlandeze, angleze, gjermane, italiane, franceze, por edhe Kineze, është një ndër shembujt e shumtë që provon se edhe Amerika këtë e ka mëse të qartë.
Megjithatë, i dashur Ambasador, kanë dalë ca gërrxho që nuk janë të kësaj mendjeje. Mos ua vër veshin. Janë pak. Nuk kanë asnjë rëndësi. Nuk luajnë asnjë rol. E kanë nga mendësia komuniste e rrënjosur thellë me Rusi, Jugosllavi, Kinë, miqësi të rrejshme popujsh, dhe të tjera marrina. Merhumët në fjalë janë aq të varfër në imagjinatë dhe aq fukarenj në shpirt sa as mendja nuk u vete se po të kishte qënë Shqipëria, për shembull, diku në ndonjë skutë të Azisë, dhe Amerika të mos kishte asnjë arësye të merrej me ta, do ishin zhdukur prej kohësh nga faqja e dheut se do ishin shndrruar në kanibalë që do kishin ngrënë njëritjetrin. Këta mjeranë të pakët, ekzistenca e të cilëve vërehet vetëm falë Internetit, kanë aq pak tru dhe aq pak ndjeshmëri, sa nuk duan t’ja dinë se Amerika ka dhe hallet e veta. Ditëzinjtë kujtojnë se Amerika gdhihet e ngryset me në mendje hilet e tyre bizantiniste. Nuk e dinë se Amerika nuk të fal peshkun por grepin. Nuk arrijnë ta kuptojnë se Amerika dhe Historia e saj e mundimshme drejt Lirisë dhe mirqënies për të cilat ka derdhur lumenj djerse dhe gjaku, nuk është si lindja dinake që për ta rritur ndikimin e vet, mendjengushtëve që preferojnë favore imediate këtu dhe tani, u hedh të lëpijnë ndonjë kockë. Amerika është shumë më tepër se përfitim imediat. Amerika është shumë më tepër se kockë dhe lëpirje. Amerika është Frymë. Amerika është përvojë. Amerika është shembull si fitohet dhe mbrohet Liria, si begatohet vendi, si ruhet dinjiteti.
Duke qënë e shkruar edhe në Bibël edhe në Kuran “Mos ndihmo askënd që nuk të kërkon ta ndihmosh”, ta qaj pak hallin që u dukesh disave si ai qëllimkeqi që përpiqet të ndihmojë dikend i cili ndihmën e refuzon. Mos u dëshpëro. Nuk është ky rasti, Shqiptarët trushkulur që refuzojnë ndihmën e Amerikës dhe autoritetin e Amsadorit janë pak, nuk përfaqsojnë asgjë, nuk kanë asnjë ndikim. Nuk e di si e kanë thënë Konfuci apo Thomas Carlyle. Ne këndej i themi “S’ka pyll pa derra”. Përderisa ka atje të çvidhisur që rrëmbejnë armën dhe vrasin fëmijët e një shkolle, s’ka pse të mos ketë këtu të tillë të çmendur.
Falua se po të quajnë ashtu si ty as ndërment të vete, administrator apo guvernator. E bëjnë sepse ashtu i këshillon mënyra e tyre e të menduarit dhe të jetuarit prej plebeu komunist në bashkësi të ngushtë nepotike, klanore. E bëjnë sepse të duan maxhordom, kujdestar, kuzhinier tu gatuash, shërbëtor tu pastrosh shtëpinë, Dado ti mbash në pëqi si bebe. Madje tua dashurosh mamin që tu dukesh si babi.
Pashë një video në Youtube. Një bir sheiku apo diçka e tillë, brenda një Ferrari i bëri naze policit që po e gjobiste për parkim të gabuar. Polici, pa ju dridhur aspak qerpiku, një ta kapur e nxorri nga Ferrari e plasi në mes të rrugës si qen i zgjebosur, tamam si puntori i pastrimit të gjirizave nxjerr nga brima e ngushtë e WC-së një palë brekë që në atë brimë kanë rënë aksidentalisht dhe kanë bllokuar banjën. Vazhdo të na ndihmosh tu bëjmë peshqëve të mëdhenj e të vegjël, gjarpërinjve, nëpërkave, gaforreve, minjve, atë që polici amerikan i bëri halabakut me Ferrari.
Bela me këta që u ka mbetur ora. Janë aq jo-falenderues sa nuk duan të dinë që për hir të shqiptarëve Amerika pa pyetur për OKB-në dhe komunitetin ndërkombëtar, nuk përfilli asnjë burokraci, por bombardoi Serbinë dhe na asiston në çdo hap. E pabesueshme, por e vërtetë se plehrat në fjalë janë të zhytur e të mbytur aq thellë në mendësi komuniste sa habiten edhe sepse, sipas tyre, “Amerika nuk na ka falur asnjë fabrikë”. Madje bëjnë sikur çuditen edhe sesi Reformën në Drejtësi mund ta bëjë superstruktura politike juridike e tashme dhe pyesin të habitur “Si do ta fusin veten e vet në burg politikamët dhe prokurorët e sotëm ?! Nuk e kanë idenë se Ligji është buldozer që merr përpara gjithçka.
Prej atyre që të përgojojnë ka që thonë se nga Amerika nuk duam gjë tjetër veçse ta bëjë Shqipërinë shtetin e 51 të Amerikës. Pra që pisanjosat të kenë mundësi ta ndotin Washingtonin si Laçin, ta dhjesin New Yorkun si Cërrikun, ta vdesin Kaliforninë si Mokrën. Po takove ndonjë prej këtyre thuaji; Si urdhon shoku Farudin. Do bëjmë si thua ti pasi t’i rrasim në burg shejtanbudallenjtë si ty.
Tani që ke mësuar Shqip, aman merru pak me Zërin e Amerikës. E keni lënë aq pas dore sa nuk ju falet. Ka mbetur barrakë plot me Sigurim, kinezë dhe kinezërira që si rrok mendja.
Vazhdo, i dashur Ambasdor. Ti para, ne pas Teje. Nuk duam, kolkoz, cirilicka, ferexhera. Duam të ndjekim Diellin. Mos u ndal. Po u ndale do bëhet kataklizëm. Për ne dhe për ju.
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se deri në muajin qer...
Policia Kufitare ka ndaluar një person të shpallur në kërkim...
Pesë gazetarë, përfshirë një ish-korrespondent të ‘Lirisë në...
Shpëtim Idrizi i mbetur tashmë jashtë parlamentit dhe duke m...
Si pasojë e motit të keq i cili ka përfshirë sot të gjithë v...
Drejtoritë Rajonale Tatimore kanë shprehur paqartësi lidhur...
Policia e Elbasanit ka bërë të mundur ndalimin e një shtetas...
Pjesa e parë e ditës mbetet me vranësira dhe reshje të dobët...
Orë të gjata pune? Shqiptarët me sa duket thyejnë rekord në ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Këto ditë do keni përjetime të reja në zemrën tuaj dhe do t...
Plot 60 vitet që mban mbi shpinë nuk e kanë ndaluar Axelle D...
Që prej shkurtit të vitit të kaluar, këngëtarja Jennifer Lop...
Mund ta keni vënë re se disa nga miqtë tuaj që keni në botën...
TC Candler ka bërë një sondazh në internet për të marrë mend...
Instituti i Studimeve Politike e drejtuar nga politilogu Afr...
Nga Armand ShkullakuPropaganda e shpifur e politikanëve shqi...
Me siguri jeni një femër e pasigurtë në vetvete. E dini që j...
Avokati Dastid Pallaska i ftuar sonte në emisionin “Opinion”...
Dikur shef i rojave të urës që dëbonin shqiptarë nga pjesa v...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasje dhe një pla...
Një i arrestuar dhe një i proçeduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...