Shtypi i ditës, 18 janar 2018
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Orë të gjata pune? Shqiptarët me sa duket thyejnë rekord në Europë për qëndrimin më të gjatë në vendin e punës. Sipas të dhënave të INSTAT publikuar në Tregun e Punës 2016, shqiptarët punonin mesatarisht 42.9 orë në javë. Nga përllogaritjet e ?Monitor?, një shqiptar punoi mesatarisht 2231 orë në vit, më gjatë se vendet e zhvilluara të Europës.
Sipas të dhënave të fundit të përditësuara nga OECD, meksikanët punojnë më gjatë në vit, me një mesatare vjetore prej 2255 orësh, rreth 467 orë më shumë se mesatarja e të punësuarve me pagë në Amerikë. Sipas raportit të OECD, ata paguhen më pak se një e pesta e fqinjëve amerikanë.
Në vend të tretë dhe të katër, renditet Greqia me 2035 orë në një vit dhe Turqia me mesatarisht 1832 orë.
Më pas, renditen amerikanët, të cilët punojnë mesatarisht 1783 orë, apo 448 orë më pak se një i punësuar me pagë në Shqipëri.
Nga të dhënat e mbledhura nga vendet anëtare, OECD ka përllogaritur një mesatare vjetore prej 1764 orësh. Në krahasim me mesataren të punësuarit me pagë në Shqipëri punojnë rreth 467 orë më shumë.
Vendet me numrin e orëve mesatare më të ulët se mesatarja e OECD janë ato të Europës Perëndimore, si Holanda me 1435 orë pune në vit, Franca me 1472 orë në vit, Zvicra me 1589 orë.
Edhe në krahasim me rajonin, ne punojmë më gjatë. Në Maqedoni, sipas të dhënave zyrtare, orët e punës vjetore janë më pak se 1900.
Të dhënat e INSTAT treguan se në vitin 2016 punonjësit shqiptarë kanë zgjatur kohën që rrinë në punë (nga 42.4 orë në 42.9 orë), ndryshe nga europianët të cilët kanë ulur numrin e orëve të punës.
Orët e zgjatura të punës jo gjithmonë përkthehen me produktivitet në punë. Sikurse vihet re në grafikun më poshtë, ato janë tipar i ekonomike jo shumë të zhvilluara.
Qeveritë e vendeve në zhvillim po bëjnë përpjekje, mbështetur edhe me përmirësime të kuadrit ligjor për të reduktuar orët mesatare të punëve. Punëtorët në Greqi, shpeshherë janë etiketuar si të mbipaguar, dembelë dhe të prirë për të dalë në pension më herët pas goditjes nga kriza financiare, por që këto akuza janë të pabaza.
Arsyet pse punojmë më gjatë, por nuk paguhemi shumë
Ka disa arsye pse shqiptarët punojnë me orë të gjata pune. Sindikatat në Shqipëri janë shumë të dobëta dhe respektimi i ligjit po ashtu. Kjo bën që punonjësit të rrinë në punë edhe pas përfundimit të orarit zyrtar, edhe pse nuk paguhen për orët jashtë orarit. Në fundjava, sidomos të shtunave, është e zakonshme që privatët të punojnë. Në pjesën më të madhe të shteteve të Europës është e zakonshme që të dielën pothuajse të gjitha dyqanet dhe njësitë e shërbimit janë të mbyllura (përveç restoranteve e bareve), ndërsa në qytetet shqiptare e diela ngjan një ditë e zakonshme, pasi përveç njerëzve që qarkullojnë më pak, dyqanet janë të gjitha të hapura deri në darkë.
Por, ndrërsa rrinë me orë të gjata në punë, shqiptarët janë ndër më pak të paguarit në Europë (paga minimale është më e ulëta) dhe më pak produktivët. Një raport i mëparshëm i Bankës Botërore gjeti se në treguesin e produktivitetit të dukshëm të punës, të matur përmes Vlerës Bruto të Shtuar (VBSH) për punonjës (prodhimit për punonjës), Shqipëria renditet e fundit në rajon.
Për vendin tonë, ky tregues është pak më shumë se 10 mijë dollarë në vitin 2015 (e matur me dollar konstantë 2010), nga gati 15 mijë dollarë që është mesatarja e gjithë Ballkanit Perëndimor, sipas një grafiku të publikuar nga Banka Botërore në raportin e fundit ?Ballkani Perëndimor: Rigjallërimi i motorit të rritjes dhe prosperitetit? . Produktivitetin më të lartë e ka Kosova, me gati 18 mijë dollarë, e ndjekur nga Mali i Zi, Bosnja, Serbia, Maqedonia dhe vetëm në fund vjen Shqipëria. Një sfidë për rajonin, thotë raporti, është që produktiviteti mesatar i punës është më pak se gjysma e niveleve të 7 vendeve të tjera të vogla në tranzicion, që janë tashmë në BE (Bullgaria, Kroacia, Estonia, Letonia, Lituania, Republika Sllovake dhe Sllovenia). Për këto vende, sipas grafikut, VBSH është mbi 30 mijë dollarë. Të dhëna të tjera të Eurostat, të konstatuara nga ?Monitor?, tregojnë se në vendet e Bashkimit Europian, shifrat e prodhimit për punonjës janë shumë më të larta, duke arritur në mbi 100 mijë dollarë për sektorë të veçantë (si energjia, gazi, teknologjia e informacionit) dhe me një mesatare të Bashkimit Europian prej rreth 70 mijë dollarë./ Monitor
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Këto ditë do keni përjetime të reja në zemrën tuaj dhe do t...
Plot 60 vitet që mban mbi shpinë nuk e kanë ndaluar Axelle D...
Që prej shkurtit të vitit të kaluar, këngëtarja Jennifer Lop...
Mund ta keni vënë re se disa nga miqtë tuaj që keni në botën...
TC Candler ka bërë një sondazh në internet për të marrë mend...
Instituti i Studimeve Politike e drejtuar nga politilogu Afr...
Nga Armand ShkullakuPropaganda e shpifur e politikanëve shqi...
Me siguri jeni një femër e pasigurtë në vetvete. E dini që j...
Avokati Dastid Pallaska i ftuar sonte në emisionin “Opinion”...
Dikur shef i rojave të urës që dëbonin shqiptarë nga pjesa v...
Ish-ambasadori Agim Nesho të martën ka deklaruar se skenarët...
Sa më shumë që plakemi, aq më të vështirë e kemi të kemi vol...
Në një lidhje direkte në emisionin “Opinion”, gazetari Idro ...
Vrasja e liderit të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviç pr...
Gazetari Sonil Frashëri, ka ndërtuar një kronikë lidhur me s...
Arabia Saudite është një ndër vendet më të vështira për tu v...
Një foto vlen sa një mijë fjalë thotë populli. Dhe një foto ...
Korçari më i famshëm në rrjetet sociale, ka vijuar me postim...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...