Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Flet Arben Malaj, ekspert i ekonomisë, ish-ministër i Financave: Ritmet e ulëta të rritjes së konsumit dhe kreditimit të biznesit në lekë dhe valutë, si dhe mosrritja e kostos së punës, janë indikatorë që tregojnë për hapësira konkrete të pashfrytëzuara për rritjen e investimit të biznesit dhe investimeve publike, të cilat kanë ndikim të ndjeshëm në rritjen e kërkesës agregate.
Gjatë vitit të ardhshëm, ekonomia do të kushtëzohet gjithnjë e më shumë nga zhvillimet e brendshme, pasi ndikimet nga tregjet e huaja do të jenë të limituara, pohon Arben Malaj, ekspert i ekonomisë, ish- ministër i Financave. Ai thotë se, politikëbërësit shqiptarë dhe në veçanti qeveria e mandatuar janë përballë sfidës së një rritje ekonomike më të lartë dhe të drejtë. Sipas tij, biznesi pret dhe shpreson që në vitin 2018 të reduktohen të gjitha pengesat në projektet e tyre për të investuar.
Ritmet e ulëta të rritjes së konsumit dhe kreditimit të biznesit në lekë dhe valutë, si dhe mosrritja e kostos së punës, janë indikatorë që tregojnë për hapësira konkrete të pashfrytëzuara për rritjen e investimit të biznesit dhe investimeve publike, të cilat kanë ndikim të ndjeshëm në rritjen e kërkesës agregate, analizon Malaj.
Si e vlerësoni ecurinë e ekonomisë shqiptare për vitin që lamë pas?
Ekonomia shqiptare, gjatë vitit 2017, shpresohet të arrijë një rritje ekonomike në nivelin 3.6 ? 3.9% të PBB-së. Konstatohet një rritje e punësimit, që shton mundësitë për uljen e papunësisë dhe varfërisë si sfidat sociale më të vështira.
Ka zhvillime pozitive në ruajtjen e stabilitetit të financave publike, por barra e konsolidimit fiskal i ka kaluar kryesisht krahut të shkurtimit të shpenzimeve publike deri në nivele kritike për disa funksione dhe shërbime publike.
Krahas këtyre trendeve pozitive, ekonomia jonë përballet me disa sfida. Inflacioni vazhdon të mbetet ndjeshëm poshtë objektivit të politikës monetare, kjo edhe për shkak të vazhdimit të rritjes së ekonomisë shqiptare nën nivelin mesatar historik të potencialeve të saj.
Ky hendek po vazhdon të mbushet me ritme të ngadalta, kjo nuk rrit të ardhurat e disponueshme të individëve, faktor që mban Inflacionin nën nivelin e parashikuar dhe larg objektivit të politikës së Bankës së Shqipërisë.
Zhvillimet në sektorët e ekonomisë reale flasin për kontributet në rritje të sektorit të shërbimit e në veçanti të turizmit dhe ndërtimit. Në analizën e rritjes së kërkesës agregate, konsumi privat ka peshë të konsiderueshme deri në 70% të rritjes së PBB-së. Zhvillimet në sektorin financiar janë në trend përmirësimi, e materializuar kjo në uljen e kredive joperformuese dhe përmirësimin e treguesve financiarë të bankave. Pjesa më e madhe e uljes së tyre vjen nga ristrukturimi i këtyre kredive dhe kjo është diçka pozitive, një pjesë nga mbledhja e sforcuar e tyre dhe një pjesë jo e vogël nga kalimi përfundimtar i tyre në rezultatin e bankave, si humbje e mbuluar nga provigjionet.
Si e parashikoni ecurinë e ekonomisë më 2018 dhe si do të ndikojnë faktorët e brendshëm dhe zhvillimet në tregjet e huaja në rritjen ekonomike të vendit?
Besoj se ekonomia jonë do të kushtëzohet gjithnjë e më shumë nga zhvillimet e brendshme. Ndikimet nga tregjet e huaja do të jenë të limituara. Zhvillimet në ekonomitë e partnerëve kryesorë tregtarë priten pozitive, edhe pse ekonomia italiane, gjatë vitit 2018, mund të përballet me probleme jo të lehta të nivelit të borxhit, kostos së tij dhe kostove buxhetore të ristrukturimit të sistemit bankar.
Pavarësisht hapave konkretë të FED dhe Bankës Qendrore të Anglisë në largimin e tyre gradual nga politikat monetare lehtësuese, Banka Qendrore Europiane ka deklaruar se do të vazhdojë politikat e saj lehtësuese lidhur me financimin e ekonomive të vendeve në krizë.
Cilat janë shanset dhe sfidat me të cilat do të përballen politikëbërësit dhe qytetarët shqiptarë?
Politikëbërësit shqiptarë dhe në veçanti qeveria e mandatuar janë përballë sfidës së një rritje ekonomike më të lartë dhe të drejtë. Qeveria ka shprehur ambiciet që, deri në fund të mandatit të dytë, të arrijë një rritje ekonomike 6%, një objektiv jo i lehtë, por i domosdoshëm, për të zbutur plagët sociale dhe për të asistuar shtresat në nevojë.
Të vazhdojë rritja e punësimit. Të dhënat duhet të bazohen jo tek përllogaritjet indirekte të papunësisë, por në listëpagesat dhe fondin e rritur të pagave të paguara. Kjo do të tregojë rritjen reale të punësimit dhe të të ardhurave të disponueshme, të cilat vlerësohen faktor i rëndësishëm për të ushqyer kërkesën agregate.
Biznesi pret dhe shpreson që, në vitin 2018, të reduktohen të gjitha pengesat në projektet e tyre për të investuar. Pengesat dhe kostot abuzive mund të jenë në nivel të qeverisjes vendore dhe qendrore. Analizat e shkaqeve të hendekut të kapaciteteve prodhuese që rezultojnë poshtë mesatares historike duhet të thellohen. Ky hendek duhet të mbyllet nga rritja e prodhimit e shërbimeve që sjell edhe rritje punësimi. Ritmet e ulëta të rritjes së konsumit dhe kreditimit të biznesit në lekë dhe valutë, si dhe mosrritja e kostos së punës, janë indikatorë që tregojnë për hapësira konkrete të pashfrytëzuara për rritjen e investimit të biznesit dhe investimeve publike, të cilat kanë ndikim të ndjeshëm në rritjen e kërkesës agregate.
Ku duhet të fokusohen politikat ekonomike, në mënyrë që prosperiteti të jetë gjithëpërfshirës dhe i qëndrueshëm për të gjithë?
Së pari, në reformat strukturore, të cilat çlirojnë energjitë pozitive në konsum dhe investim, publike dhe private. Nuk po ndalem në detajimin e reformave, por mirëqeverisja, funksionimi i shtetit ligjor, e drejta e pronës, lufta kundër korrupsionit dhe përmirësimi i ambientit të biznesit, vlerësohen shumë të rëndësishme për rritje ekonomike më të larta, të qëndrueshme dhe të drejtë.
Qëndrueshmëria, neutraliteti, thjeshtësia e politikave fiskale, si dhe përmirësimi cilësor i administrimit publik dhe administrimit tatimor duhet të përmirësohen ndjeshëm.
Eliminimi i krijimit të detyrimeve/borxheve të papaguara në çdo nivel të qeverisjes dhe nga çdo pjesë e administratës publike dhe kompanive publike. Këto duhet të jenë procese ligjore dhe administrative transparente, sepse pasojat e mosrimbursimit në kohë të TVSH-së dhe detyrimeve nga vendimet gjyqësore mund të rriten edhe nëpërmjet krizës së likuiditeteve që dëmtojnë rëndë bizneset, reduktojnë burimet e tyre për investime të reja, ulin kontributin e investimeve private në punësim dhe rritjen ekonomike.
A po ndjek Shqipëria modelin e duhur ekonomik dhe a përbën rrezik riorientimi i likuiditeteve drejt sektorit të ndërtimit, sidomos në banesa?
Modeli ekonomik i vendit, i bazuar tek rritja e produktivitetit të ekonomisë në tërësinë e saj dhe rritjen e eksporteve nëpërmjet ristrukturimit të ekonomisë sonë drejt sektorëve më konkurrues është një këndvështrim pozitiv. Deficiti i bilancit tonë tregtar është i lartë, diferencë që tregon për mundësi të pashfrytëzuara në rritje të eksporteve konkurruese dhe për ristrukturimin e disa prej importeve drejt prodhimit vendas.
Lidhur me sektorët realë të ekonomisë ku po investohet kredia e re e individëve dhe biznesit privat, Banka e Shqipërisë konstaton se kredia e re po shkon drejt sektorëve që më parë kanë pasur risk të lartë kthimi ose që sipas sektorëve të ekonomisë reale, në këta sektorë janë pjesa më e madhe e NPL-ve aktuale.
Për të mbajtur nën kontroll këtë risk potencial, Banka e Shqipërisë nëpërmjet politikave rregullatore dhe mbikëqyrëse, bashkëpunon me Bankat Tregtare.
Ekspertët e politikave monetare janë të shqetësuar që, politikat monetare jokonvencionale rrisin me ritme më të larta kërkesën dhe për pasojë, të ushqejnë kriza të ardhshme. Këtë paralajmërim duhet ta vlerësojnë me shumë profesionalizëm dhe përgjegjshmëri nga institucionet përgjegjëse relevante./ Monitor
Partia Demokratike, nuk ka ndërmend të heqë dorë nga çështja...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1” ka hedhur të ...
Dy vite më parë shtëpitë botuese të botës botuan rreth 1.6 m...
Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e Rovena Gashit kun...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se nisma e ...
Tirana zyrtare ka reaguar pas lajmit për ekzekutimin e lider...
Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi ësh...
Përmes lëvizjes Time’s Up dhe MeToo, gratë në Hollywood kanë...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish sot në lidhj...
Janë dy nga emrat më të njohur të humorit shqiptar dhe për m...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, u njoh që në fillim të ...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu ka lajmëruar se ...
Një aksident ka ndodhur rreth mesditës së sotme përballë kry...
Të tjera detaje janë zbardhur nga grabitja e djeshme në ambj...
Disa më ditë më parë aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Du...
Një nga moderatoret më të njohura shqiptare duket po kalon m...
Qeveria ka anuluar kompensimin e trashëgimtarëve të ish të...
Një modele 18-vjeçare italiane ka nxjerrë në ankand virgjëri...
Ambasadori i Britanisë në Tiranë, Duncan Norman ka zhvilluar...
Uragani dhe stuhia e dëborës duket se kanë sjellë fenomene n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...