Diskutime për "Territorialen" në Berat/ Mazniku dhe Boçi përplasen mbi modelin e bashkive
Komisioni për Reformën Territoriale ka zhvilluar në Berat ...
Komisioni për Reformën Territoriale ka zhvilluar në Berat ...
Opozita ka thirrur në 27 Janar shqiptarët në protestë. Por ndërsa publikisht ajo ka deklaruar se do të protestojë për shkeljen e Kushtetutës gjatë zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku, duket se në të vërtetë thirrja e saj për shqiptarët është një ftesë për të mos lejuar cenimin e statusit të saj shoqëror dhe ekonomik të vënë gjatë kohës që ka qenë në pushtet, që mund të vijë edhe nga ndryshimet në organin e akuzës si pikënisje e asaj që konsiderohet si reforma në drejtësi. E duket se ai që i trembet më shumë kësaj është kreu i opozitës, Lulzim Basha, i cili mund të konsiderohet pa frikë si një nga politikanët më me fat në Shqipëri. Kjo si në aspektin politik ashtu edhe atë të pasurimit. Ai ka mundur të bëjë karrierë dhe para pa ndonjë vështirësi të madhe, duke u bërë kryetar i Partisë Demokratike, por edhe duke krijuar një pasuri që llogaritet në miliona euro, origjina e të cilave natyrshëm kërkohet të qartësohet.
Foto ilustruese
Ndërsa u katapultua në parti dhe forumet e saj të larta drejtuese nga hiçi, atij pas 8 vitesh në pushtet, iu dhurua edhe partia, pas një gare ku fituesi ishte paracaktuar. Prej 2013, pas humbjeve të zgjedhjeve parlamentare të atij viti, ai ka marrë drejtimin e partisë më të madhe në opozitë. Dhe për gjithë këtë rrugëtim ka menduar pa diskutim mentori i tij, ish-kryeministri Sali Berisha, i cili është kujdesur që ta krijojë si një politikan dhe lider, që nga 2005 kur e thirri në KOP e deri në ditët e sotme, ku kujdeset që t?i ruajë të bashkuar partinë nga ndonjë përçarje e mundshme. Natyrisht, për të krijuar këtë profil politik, ?fati? e ka ndihmuar Bashën edhe në mbylljen e një sërë çështjesh që mund t?i rrezikonin jo vetëm karrierën, por edhe lirinë, siç ishte çështja e aferës më të madhe korruptive në vend, vjedhjes së lekëve të rrugës së Kombit, apo edhe çështja e 21 Janarit, ku u vranë 4 protestues. Ndoshta është e rëndë, por fati e ndoqi Bashën edhe në vdekjen aksidentale të atij që mund të ishte vërtetë kundërshtari i tij real në parti, Sokol Olldashit.
Deklarimi i pasurisë i vitit 2015
Por paralelisht me ngjitjen e shkallëve në politikë, kjo falë edhe njohjes dhe lidhjeve me vajzën e ish-kryeministrit Berisha, Bashës i ka buzëqeshur fati edhe në pasurimin e tij. Ndonëse një 30 vjeçar kur hyri në politikë, ai në deklarimin e tij të parë të pasurisë në ILDKP do të deklaronte një pasuri në rreth 1 milionë euro, nga të cilat një shtëpi banimi në Hollandë me vlerën afro 300 mijë euro, një shtëpi tjetër në Tiranë në vlerën e 205 mijë dollarëve, një apartament në Durrës me vlerë 33 mijë euro, bashkëpronar në dy apartamente të tjera në Tiranë me vlerë pasurie rreth 80 mijë euro, 22 dynym tokë në Tepelenë. Gjithashtu ai deklaronte dhe një autoveturë tip Mercedes Benz në vlerën 72 mijë euro, dy depozita bankare me vlerë të përbashkët 130 mijë euro. Por ajo që do të çudiste të gjithë në pasurinë e tij ishte dhe deklarimi i një sërë sendesh me vlerë, përfshi i një pikture në vlerën 6 500 euro, një ore dore në vlerën 5 200 euro, një ore dore në vlerën 4 500 euro, një unaze diamanti në vlerën 11 500 euro dhe një servis porcelani në vlerën 6 800 euro. Një pasuri e gjitha kjo e vënë në vetëm 4 vite, gjatë kohës që ka punuar për UNMIK në Kosovë. Kjo pasi siç raporton vet në formularin e dekriminalizimit të publikuar në faqen zyrtare të KQZ-së, Basha deklaron se nga viti 1993 deri në vitin 2000 ka jetuar në Utrecht të Hollandës, ku shprehet se ka gjatë kësaj periudhe ka qenë me studime. Ndërkohë që nga viti 2000 deri në vitin 2004 deklaron se ka jetuar në Kosovë ku ka punuar për UNMIK. Pra sipas kësaj logjike, e gjithë kjo pasuri prej afro 1 milionë eurosh ai ka mundur ta vendos vetëm brenda 4 viteve që ka punuar në Kosovë, të cilët janë dhe vitet e vetme të punës që ai ka deklaruar. Ai ka deklaruar se gjatë kohës që ka qëndruar në Hollandë, paralelisht me studimet ka punuar edhe si këshilltar juridik pranë një firme private, çka sërish nuk justifikon një pasuri të tillë. Pra që në zanafillën e vet, pasuria e Bashës mbart hije të forta dyshimi, se si një njeri që më parë kishte punuar kamerier në Rinas dhe më pas kishte studiuar për 7 vite në Hollandë, do të arrinte të bënte një pasuri në këto vlera me vetëm 4 vite punë të deklaruar zyrtarisht.
Ekstrakti i regjistrimit të biznesit në QKR
Më pas deklarimet e pasurisë të bëra në ILDKP deri në 2014, pasqyrojnë vetëm lëvizje të vogla, shitje dhe blerje shtëpish apo edhe pagat e ndryshme, por që nuk kanë sjellë ndryshime të ndjeshme të vlerës totale të pasurisë së tij. Edhe kjo një gjë e pabesueshme, se si në këto dhjetë vjet, njeriu që si student dhe 4 vite punë kishte bërë 1 milionë euro pasuri, nuk kishte arritur që të bënte asnjë shtesë pasurie, pavarësisht se ishte një nga njerëzit më të pushtetshëm në vend. Por kjo është vetëm ana e deklaruar e pasurisë së kreut të opozitës, ose maja e ajsbergut të saj, pasi gjatë 8 viteve që qëndroi në pushtet PD, ai ka mbajtur pozicione mjaft të larta si në ekzekutiv ashtu edhe në pushtet vendor dhe ku natyrisht benefitet kanë qenë të shumta. Basha fillimisht drejtoi Ministrinë e Transporteve, ku dhe u akuzua për një aferë të madhe korruptive që i rëndoi taksave të shqiptarëve plotë 300 milionë euro dëme. Natyrisht që Basha me anë të procedurës dhe afateve arriti ta mbyllë këtë çështje në gjykatë, por dëmi prej 300 milionë euro mbeti. Ndërkohë që më pas me ardhjen në krye të Bashkisë së Tiranës ai i krijoi vetes një tjetër hapësirë të madhe për të bërë biznese të ndryshme. Natyrisht jo në emrin e tij direkt. Mediat por edhe opinioni publik në përgjithësi ka folur për një sërë biznesesh që i kryenin familjarët apo njerëzit e tij të afërt. Dhe rolin kyç këtu e ka luajtur padyshim kunati i tij, Erion Isufi, i cili është përfolur edhe si sekseri i tij në tenderat dhe dhënien e lejeve të ndërtimit. Në QKR ai rezulton të ketë regjistruar një sërë kompanisë apo biznesesh të ndryshme, përfshi ?Albanianinternet?, ?Premium Advertisement?, ?Landmark Technologies?, ?PREMIUM PRINT?, ?RENO ALBANIA?, të gjitha të krijuar nga vitet 2006 deri në vitin 2014, kohë kur Basha ka qenë në pushtet. Natyrisht që me ndihmën dhe hapësirat e krijuara nga kunati i tij, Isufi është shndërruar tashmë në një nga njerëzit më me peshë të opozitës, ndërsa ka vijuar që të zgjerojë fushën e bizneseve të tija. Kështu pavarësisht se kunati ra nga pushteti, ai rezulton se edhe në 2016 ka regjistruar një tjetër biznes të ri dhe që vepron në fushën e reklamave dhe ndërmjetësimit me emrin ?BlackSheep?, me qendër tek kompleksi rezidencial ?Ambasador 3? në Tiranë. Por nuk mbaron me kaq, pasi vetëm një javë më parë, pra në datë 12 Janar të 2018 ka regjistruar në QKR kompaninë ?AsËeGroë? me adresë sërish kompleksi rezidencial ?Ambasador 3? në Tiranë dhe që fushë operimi ka shërbime marketingu dhe konsulence e përgjithshme. Gjithashtu emri i Erion Isufit del edhe si ortak në disa kompani fantazmë të krijuara nga Damir Fazlliç, një tjetër mik personal i Bashës dhe i familjes Berisha.
Esktrakti i biznesit të regjistruar në 12.01.2018
Por natyrisht që jashtë kësaj skeme pasurimi nuk mund të rinte as vjehrri Bashës dhe babai i Erion Isufit, Xhafer Isufi. Emri i tij për herë të parë u përfol vetëm në 2013, ku ai rezultoi të ishte pronari më i madh i kompleksit ?Jon? në Vlorë, i ndërtuar gjatë kohës që PD ishte në pushtet. Gjykata e Strasburgut pak ditë më parë shpalli vendimin për të ndëshkuar shtetin shqiptar me afro 16 milionë euro për prishjen e këtij pallati në 2013. Argumenti i dhënë nga Gjykata në këtë vendim ishte se qeveria në momentin e prishjes së këtij pallati kishte shkelur të drejtat dhe liritë e pronarëve të tij, pavarësisht pretendimeve për parregullsi në dokumentacionin e ndërtimit të këtij objekti në një hapësirë ku me ligj nuk lejoheshin ndërtimet, siç është bregu i detit. Nga e gjithë fatura që duhet të paguajë shteti nga taksat e shqiptarëve, pjesën e luanit e përfiton pikërisht vjehrri i kreut të opozitës, si pronari i pjesës dërmuese të apartamenteve të këtij objekti, ndërsa pjesën tjetër njerëz të lidhur me të, përfshi këtu edhe Avokaten e Popullit, Erinda Ballanca, e njohur më parë si avokate e familjes Berisha. Më konkretisht, vjehrri i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë pronar i vetëm në 35 apartamente e ambiente dhe do të përfitojë 6.2 milionë euro. Por kjo është vetëm njëra pjesë e përfitimit të tij, pasi ai ishte bashkëpronar edhe për 25 apartamente e ambiente të tjera në këtë pallat dhe nga të cilat do të përfitojnë 7.2 milionë euro të tjera. Pra në total bëhet fjalë për një shumë prej 13.4 milionë euro, që do të përfitojë Xhafer Isufi, një pjesë e të cilave sëbashku me një bashkëpronar. Natyrisht që shumica e shqiptarëve mund të jenë të keqardhur për këtë vendim për vet faktin se paratë e zhdëmtimit do të jenë paratë e taksave të tyre, ndërsa kryetari i opozitës shikon që fati ti buzëqeshë sërish, kësaj here duke majmur llogarinë bankare të vjehrrit të tij, ndërsa për të mbrojtur ato në 27 Janar ka thirrur shqiptarët të protestojnë.
Vëzhgim i TiranaPost.al
Gazetari Arjan Çani, i ftuar në emisionin “Studio e hapur” t...
Policia Kufitare e Rinasit ka bërë të mundur ndalimin e një ...
Kryeministri i vendit Edi Rama, i ftuar në emisionin “Tonigh...
I ftuar në Zjarr Tv me gazetarin Ismet Drishti, kreu i PD-së...
Kryeministri i vendit Edi Rama, i ftuar në emisionin “Tonigh...
I ftuar në Zjarr Tv përballë gazetarit Ismet Drishti, kreu i...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në Zja...
Kryeministri i vendit Edi Rama, i ftuar në studion e emision...
Kryeministri Edi Rama, ka komentuar vendimin e Gjykatës së S...
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostrad...
Kryeministri i vendit Edi Rama, është i ftuar në emisionin “...
Top Channel në emisionin e tij investigativ Fiks Fare denonc...
Në më pak se 24 orë vendi është tronditur nga krimi, ku kanë...
Diplomati veteran amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, Wi...
Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me ngjarjen që tro...
Teksa ka komentuar lëvizjet e prokurores Arta Marku në Proku...
Këngëtarja e njohur e rrokut Dolores O’Riordan raportohet të...
Gazetari i kronikës Artan Hoxha, i ftuar në studion e lajmev...
Emigranti shqiptar S. E. 33 vjecar nën efektin e alkolit të ...
Gazetari i njohur Ylli Dylgjeri, i cili ka mbajtur edhe post...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...