web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama: Zgjedhja e Kryeprokurorit e ligjshme, nuk kemi nevojë për opozitën

15 Janar 2018, 20:48, Aktualitet CNA

Kryeministri i vendit Edi Rama, i ftuar në emisionin “Tonight” të gazetares Ilva Tare, ka folur për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përkohshëm me vetëm votat e maxhorancës si dhe për moskrijimin e KLGJ dhe KLP.

Ai u shpreh se zgjedhja e Arta Markut ishte e ligjshme dhe po të mos ishte nuk do të përshëndetej nga të gjithë ndërkombëtarët. Rama u shpreh se i ka bërë kërkesë Bashës për bashkëpunim, por është refuzuar, e këtë nuk e kupton dot askush, por ai e kupton.

“I kërkuam Lulzim Bashës që të uleshim dhe ta zgjidhnim bashkë, nuk e pranoi. Askush nuk e kupton dot këtë qëndrim të tij, unë e kuptoj.”, – tha Rama.

Sipas tij maxhoranca nuk ka nevojë për opozitën, por kërkon bashkëpunim. /CNA.al





Lajmet e fundit nga