Vrasja e policit në Maliq/ Hita: Nëse DVP Korçë do kishte kërkuar ndihmë do ishin marrë masa më të forta
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...
Koha në Shqipëri po bën dorëzimet: lidershipi aktual i të dy krahëve politikë, e ka mbyllur kohën e vet. Vendosja e ligjit i penalizon të katër krerët e politikës aktuale shqiptare ? Berishën, Metën, Ramën dhe Bashën; sepse këta tani me të drejtë mund të quhen katër shkelësit e mëdhenj të ligjit, dhe katër abuzuesit e mëdhenj me pushtetin politik në Shqipëri.
l.
Po, çfarë po mbart me vete kjo kohë bashkë me këtë dorëzim të krerëve?
Ky është një sukses i madh historik, por sigurisht që ka krijuar një reaksion të madh në qarqet e korruptuara politike. Aty ndihet frikë, paqartësi, dhe, herë- herë edhe tërbim individual që vjen dhe shfaqet edhe si një kërkesë për destabilizim shoqëror në Shqipëri.
Janë dy arsye që lidërshipi politik i të dyja krahëve të politikës nuk e dëshiron Reformën në Drejtësi; dhe janë po dy arsye të tjera se përse as media shqiptare, e shkruar dhe elektronike, nuk e dëshiron Reformën në Drejtësi.
Kryesorja është se, që të dyja palët janë të korruptuara. Por ky korrupsion dykrahësh ka koneksion të drejtëpërdrejtë kriminal me njëri – tjetrin: është korrupsioni shtetëror kryeministror, që, në njëzetë vjet ka krijuar edhe korrupsionin mediatik.
Është një klasë politike ish komuniste, e ardhur nga korrupsioni moral komunist, nga represioni dhe terrori shtetëror që, duke shtrëmbëruar sitemin kapitalist, e ktheu korrpsionin moral të komunistëve, në një korrupsion material.
Korrupsioni i klasës politike solli pastaj edhe korrupsionin tërësor të vetë administratës, të pushtetit lokal, të medias, dhe të frymëmarrjes së krimit të organizuar, duke filluar që nga krimi i rrugës.
Të katër këta, Berisha, Meta, Rama dhe Basha, asnjëherë nuk e çuan nëpër mend se do të vinte një kohë kur edhe në Shqipëri do të vendosej ligji. Dhe koha erdhi. Reforma në Drejtësi e propozuar nga politika amerikane e deri diku edhe nga ajo gjermane, vendosur tashmë me forcën e tyre në kushtetutë dhe në ligj nuk do të lejojë më që të korruptuarit e politikës aktuale shqiptare të vijojnë të qeverisin. Ky është thelbi i reformës.
ll.
Korrupsioni i lartë politik në një shtet të korruptuar si Shqipëria ka specifikat e veta, si kudo ku ai ka kaluar. Por kudo ama është fshirë nga koha se është likuiduar me një reformë në drejtësi. Dhe tani është e qartë: vetëm drejtësia e pavarur dhe e pakorruptuar është mjeti më efikas antikorrupsion. Këtë në fakt na i kanë mësuar shumë mirë kohët moderne, por në Shqipëri kjo po vjen jo si rezultat i pjekjes së klasës politike dhe juridike të vendit, por si rezultat i forcës që ushtroi në amendimin e kushtetutës politika amerikane por edhe politika gjermane.
Në fakt sot, pikërisht këtu po spikat edhe reaksioni: frikë dhe pështjellim i klasës politike, sepse këtë proces po e drejton drejtpersëdrejti politika amerikane.
I gjithë reaksioni që po shihet, ka këtë shkak: penalizimin e katërshes Berisha, Meta, Rama dhe Basha; dhe drejpërdrejt nga Reforma në Drejtësi.
Në lidhje me këtë ndodhi ligjore të përfunduar, shqiptarët po shohin sot thirrje absurde të Berishës për revolucion, me demek kundër Ramës, por që në fakt e ka si ?revoilucion popullor? kundër Amerikës. Por, fakti që ka frikë që ta artikulojë kështu, është qesharak, dhe, fakti që është bërë qesharak, sigurisht që nuk bën dot revolucion.
Kurse Edi Rama ka një tjetër metodë. Qesharake e ka edhe ky metodën e tij, se antiamerikane është edhe ajo në thelb, por po e luan kundërshtinë e tij me shpresën se Berisha do të bëjë revolucion, dhe për këtë po e ndihmon në mënyrë të fshehtë. Në të njejtën kohë, Rama, si i paaftë që është, mendon se mund ta shpëtojë gjendjen kundër reformës duke shkuar sa nga Stambolli në Moskë. Është çudi e madhe sesi të gjithë këta që abuzojnë me pushtetin në Shqipëri, metodën e Enver Hoxhës po përdorin: fakti që i kap reforma për krime, të shkojnë në Lindje. Pse, nuk tentoi të bënte edhe Berisha këtë në vitin 1997?
Por, fakti që, edhe Berisha edhe Rama, kanë të dy të njëjtin qëllim, kuptohet se si skemë kanë destabilizimin e Shqipërisë, që pastaj të gjejnë mundësinë për të kërkuar azil politik, që të shpëtojnë sendin e vjedhur dhe të shpëtojnë gjithashtu edhe nga penalizimi për abuzim me pushtetin politik.
Në të njëjtën kohë, të gjitha veglat e tyre mediatike, dhe të ashtuquajturit opinionistë të vetëshpallur, bëjnë propagandë ditë për ditë se Reforma në Drejtësi nuk mund të zhvillohet dot në Shqipëri.
lll.
Shqipëria, në këta njëzet vjetët e fundit, si histori, do të ketë një njollë të turpshme për shtypin dhe median në përgjithësi, sepse që të gjithë, me përjashtime të vogla, nuk ishin në përkrahje të Reformës në Drejtësi, edhe pse e dinin shumë mirë që kjo ishte një ndërmarrje ndërkombëtare perëndimore, e gjitha në fovor të shqiptarëve. Kjo tregon se në Shqipëri sot nuk ka intelektualizëm të nivelit perëndimor, prandaj dhe opinioni publik shqiptar ndihet se është i tulatur dhe i lodhur nga mosbesimi.
Por, në thelb gjykimi është ky: as elita politike, dhe as ajo e ashtuquajtur elitë mediatike, nuk e duan Reformën në Drejtësi, prandaj secili e luftonme metodën e vet. Por kjo nuk i prish fare punë kohës, e cila tani po bën dorëzimet. Por, nëse kjo kohë po bën dorëzimet në lidhje me të korruptuarit e të gjitha planeve; çfarë do të sjellë më pas?
Ajo që do të vijë më pas, është pa dyshim intelektualizimi përëndimor i shoqërisë shqiptare. Dhe këtë proces, që undergraund ka filluar nga Uashingtoni dhe Berlini, do ta shohim të implemetuar me shqiptarë që kanë studiuar dhe kanë punuar në nivele të larta intelektuale në Amerikë dhe në të gjithë Europën Perëndimore. Dhe nuk janë të paktë. Por janë pikërisht këta që, menjëherë pas reformës, pasi do të drejtojnë me profesionalizëm dhe me moralitet Reformën në Drejtësi dhe në të gjitha aspektet shoqërore në Shqipëri, patjetër që, njëherësh, do të ngrenë në nivel edhe intelektualizmin shqiptar dhe elitën e tij krejtësisht perëndimore. Këta që do të angazhohen janë të gjithë shqiptarë që kanë studiuar në të gjithë universitetet prestigjozë të Përëndimit, që nga vendet e Bashkimit Euriopian e deri në Shtetet e Bashkuara.
Kjo është arsyeja kryesore që tani, pasi koha abuzive do të bëjë plotësisht dorëzimet, do të fillojë në Shqipëri koha e drejtësisë, gjykimit të lartë moral, dhe funksionimi i një shteti të drejtë, sipas frymës së intelektualizmit shqiptar. Bashkë me dorëzimet, koha do të shkulë nga Parlamenti shqiptar injorancën, e cila ka shumë vite që e ka pushtuar.
Bashkim Balili, vëllai i Kelmend Balilit, i ftuar në emision...
Ish-kryeministri Fatos Nano, pas largimit nga politika, dalj...
Avokati njëherësh kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spar...
Një qytetar ka aplikuar para katër vitesh për regjistrimin e...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Stu...
Vëllai i “Eskobarit të Ballakanit”, Bashkim Balili, i ftuar ...
Gazetari i kronikës, Artan Hoxha, është i ftuar në emisionin...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh Sekretar i Për...
Në vendpushimin Zviceran “Zermat” më shumë se 13.000 turistë...
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vl...
Një 65-vjeçar jeton në banjot publike të qytetit të Vlorës. ...
Një nga aktivistet më të mira të Partisë Demokratike, njëher...
Vijojnë denoncimet e në adresë të ish-kryeministrit Sali Ber...
Ditëve të fundit, në mediet vendore në Kosovë, është përfol...
Rrëshqitjet e dherave në Gjirokastër disa ditë më parë shkak...
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka nderoi sot me “Medaljen e...
Pas sherrit në të ndodhur ditën e sotme në Fushë Arrëz, poli...
Largimi i mjekëve shqiptarë në drejtim të vendeve të BE-së d...
Nga ZEF ZEFINuk është iluzion optik as paradoks, ta përfytyr...
Me takimin “koka më kokë” me ministrin alternativ të Punëve...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...