Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Nga Mero Baze
100 ditëshi i parë i qeverisë duket se është marrë peng nga reforma e thellë strukturore që kryeministri Edi Rama i bëri kabinetit të tij të dytë. Ndryshimi drastik i strukturës së qeverisë, bashkimi dhe shkrirja e disa ministrive, krijimi i superministrive dhe një sërë strukturash poshtë tyre, janë ende një proces që nuk ka zënë vend.
Ndryshimet nuk janë argumentuar kurrë në mënyrë politike, por nga të gjithë është marrë e mirëqenë ideja, se ka dashur të shmangë nga drejtimi i punëve shumë ish- zyrtarë të LSI, që mbajnë poste kyçe.
Dhe kjo duket se po jep koston e saj. Shumica e drejtorive të rëndësishme në ministri janë ende të paplotësuara apo jo funksionale për këtë shkak, ndërsa përplasjet që ka ligji i shërbimit civil me strukturën e re, e rrisin edhe më shumë shkallën e vështirësisë.
Praktikisht qeveria ka humbur shumë kohë dhe energji për këtë strukturim të ri, aq sa prej prillit të vitit të shkuar, shteti duket se vazhdon të qeveriset për inerci, por nuk ka asnjë impuls të ri, por vetëm fushata qeverisëse siç po duket në horizont fushata për ujin e pijshëm.
Ndryshe nga mandati i parë, ku në gjashtë muajt e parë ishin hedhur hapat e disa reformave të thella që u realizuan, siç ishte ajo territoriale, e pensioneve, e arsimit dhe ajo në shëndetësi, në këtë mandat ndjehet ngërçi që ka administrata për të zënë vendin e saj të punës dhe për të vazhduar më tej.
Edhe vetë brenda transformimit të administratës ka probleme të forta politike dhe konceptuale. Edi Rama është partizan i idesë së mbajtjes larg të njerëzve militantë të Partisë Socialiste nga ?tepsia? e pushtetit, dhe në parim nuk e ka keq, por ata që po përfitojnë në shumë raste, nuk janë as specialistë dhe as socialistë, por njerëz që përdorin çarjen që ekziston mes parimeve që shet Edi Rama dhe ata që shesin vende pune.
Dhe gjithë ngërçi preket lehtë, tek aktet nënligjore dhe produkti që po jep administrata. Me këto ndryshime të forta që janë bërë në administratë, lista e ligjeve dhe akteve nënligjore për ndryshim, duhet të kishte mbytur parlamentin e Shqipërisë dhe mbledhjet e qeverisë, por në fakt, nëse shikon shifrat, duket sikur qeveria nuk ka asnjë hall dhe parlamenti asnjë punë. Disa nga reformat e mëdha të qeverisë, veçanërisht ajo në arsim, akoma nuk është kompletuar me akte nënligjore, projekti i madh i PPP, që filloi me ?Rrugën e Arbrit?, ende nuk ka dhënë produktin e parë, d.m.th nuk është lidhur kontrata e parë, ndërkohë që nuk ka akoma një plan publik për prioritetet e projekteve të tjera.
Fushatat si kjo e ujit, ajo e dritave, apo e thertoreve dhe bulmetit, janë aksione që përdorin forcën e shtetit dhe forcojnë disiplinën, por nuk janë efekte që vijnë nga qeverisja efiçente, por fushata që duan të ngulisin rregulla të duhura përmes represionit.
Puna e vërtetë e qeverisë është ajo kur qeveria e ?kap lepurin me qere?, përmes një strukturimi efiçent afatgjat, që prodhon ligje dhe rregulla të zbatueshme. Dhe kur në qeveri nuk shkojnë shkresa për firmë, apo në parlament nuk shkojnë ligje për t?u miratuar, është tregues se administrata është në ngërç dhe akoma nuk ka filluar punë.
Një palë që presin të ikin ngaqë kanë dëgjuar se do iki tepsia, dhe një palë që presin të ulen në karrige se mendojnë se është e tyre tepsia, në fakt ka prodhuar këto 100 ditët e para një administratë që i vjen rrotull tepsisë, as duke e ngrënë, as duke e lënë, por thjesht duke e parë./TemA
“..statusi është një këmbanë alarmi që vjen nga poshtë e duh...
Ka ardhur në jetë Luciferi, fëmija ndoshta i parë me nënë sh...
Ka ndërruar jetë pas 5 muajsh në spitalin e Traumës 21 vjeça...
Një set fotografik i Ambra Vitiello-s, i realizuar nga Fabio...
Gjatë vitit 2017, sistemin e shëndetësisë e kanë përcjellë s...
Gjermania dhe Turqia kanë ndërmarrë një hap drejt përmirësim...
Një video e shpërndarë në Youtube po kritikohet nga të gjith...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përkujtuar Fan S. No...
Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht lidhur me kapjen në ...
Nuk ka të ndalur ekipi i Sarrit, pasi kësaj radhë kalon pa p...
Pas deklaratave të publikuara në rrjetet sociale nga deputet...
Situata nga rrëshqitja e dherave ka bërë që banorët e pallat...
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku ka deklaru...
Çështja e Saimir Tahirit është rikthyer në vëmendje nga kreu...
Një 26-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italian...
Elvana Gjata prej gati një viti po përpiqet të ndërtojë karr...
Deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, Pjerin Ndr...
Një vajzë 17 vjeçare nga Bangkoku i Tailandës, e cila ka mar...
Që prej ndërhyrjes për rëniesn në peshë dhe punës së vazhdue...
Të gjithë e dinë që Blerim Destani është pjesë e grupit OTR ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...