Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Denoncimin e rradhës e ka sjellë emisioni ?Fiks Fare? i mbrëmjes së sotme.
Një ?biznesmen? ka publikuar në gazetën ?Çelsi? disa njoftime ku kërkon staf për në Suedi. Ai kërkon kamerier, shofer, pastruese, punonjës mobilierie dhe hidraulik. Në të gjitha këto njoftime është i njëjti numër telefoni; 0046769324122. Në redaksinë e emisionit Fiks Fare telefonoi një emigrant shqiptar në Suedi, i cili punon në stacionin qendror të trenit në Stokholm.
?Jetoj në Suedi prej 3 vitesh. Para pak muajsh ka filluar një problem, po që i ka rrënjët para shumë kohësh. Disa shqiptarë këtu në Suedi kanë mashtruar shumë njerëz duke u premtuar punë, një të ardhme më të mirë. Disa prej atyre paguajnë lekë, shuma prej 750 eurosh. Më pas nuk u dalin në takime. Vinë këtej dhe mbeten rrugëve, janë hallexhinj? ? thotë ai. Më tej shton se te restoranti ku punon takon shumë shqiptarë.
?Problemet nisin se aty dëgjojnë se flasim shqip, këta persona më kërkojnë ndihmë. Më kanë ardhur tre persona, po kam dëgjuar edhe për persona të tjerë. Është një person që ka vënë njoftime te gazeta Çelsi, me një numër suedez. Ky personi ka vënë një emër që quhet Nikolin Prenga, disa thonë që është nga Lezha, disa thonë nga Shkodra. Disa thonë që ka edhe një emër tjetër. Këtë numër që ka ky personi e kam kërkuar në Suedi, po s?më del. Me numrin e telefonit del vetëm një facebook fallco? ? thotë emigranti, në një intervistë për Fiks Fare. Më tej shton, se një person e ka ndihmuar për t?u kthyer në Shqipëri.
?Ai erdhi me një premtim pune prej 3800 euro në muaj. S?i ka dhënë asnjë përgjigje. Sa i tha se jam në Suedi, ai s?iu përgjigj më. Një person tjetër e ka mashtruar i ka thënë që do vish në Suedi, kemi kontratë si sharrprerës. Do na japësh 750 euro si siguracion shëndetësor dhe një paradhënie për banesë. Kur kanë mbërritur në Suedi, ata kanë ngelur rrugëve. S?kanë pasur lekë, bukë me vete. I ka lënë rrugëve, i ka braktisur?.
Pas denoncimit të emigrantit, gazetarët e ?Fiks Fare? kontaktuan me një person që është mashtruar.?Historia ime fillon në datën 25 shtator 2017. Te gazeta Çelsi kishte disa njoftime, ku në Suedi kërkoheshin pesë profesione; kamarier, pastruese, hidraulik, shoferë dhe ndihmës mobilierë. Telefonova këtë personin, mu përgjigj mirë, më ofroi një rrogë të lartë dhe një vend ku të jetoja atje. Te gazeta ishte numër suedez.
Ai personi ishte shqiptar dhe gjoja sikur kishte kompani të madhe. Më garantoi të gjitha, fjetjen, ushqimin dhe kontratën 3 vjeçare. Rroga fillonte nga 3600 euro e deri 6600 euro. Unë interesohesha për ndihmës mobilier. Më tha që do marrësh një vërtetim që sje i kërkuar. Do marrësh dokumentet e tjera. Më tha pasi të bëja dokumentet. Nga 25 shtatori deri sa u nisa e kam telefonuar me dhjetëra herë dhe gjithmonë mirë, mirë. Dokumentet do i merrja me vete, do i paraqisja te zyra e punës? ?thotë ai, i cili nuk dëshironte që të identifikohej para kamerës. Më tej shton se është nisur javën e parë të muajit tetor 2017.
?Nga Tirana, shkova në Tetovë dhe me autobus arrita në Malmo. Fjeta në stacion treni. Në Malmo mora një numër telefoni suedez dhe e mora këtë personin. Më tha që kur të vish në Stokholm me merr në telefon kur të zbresësh nga treni. Shkoj nga ora 13.00 në Stokholm dhe e marr dhe më thonë prit se erdha.
Në stacion prita dhe aty fjeta. Atë ditë kam qëndruar në stacion treni. Dhe fjeta jashtë. Ditën tjetër takoj disa shqiptarë, u tregoj historinë dhe më nxjerrin një numër telefoni nëse ishte ky numër. Më thonë po. Ai kishte një emër Nikolin, po mesa duket si kishte të vërteta. Ai origjinën thoshte nga Lezha? ? shton i mashtruari. Më tej pohon se preu biletën për t?u kthyer në Shqipëri.
?Kam qëndruar 4 ditë në Suedi, në Malmo dhe Stockholm. Ditën e parë kam kërkuar ku e ke kompaninë, më thoshte prit se do të vij. Se kuptoj pse e bënte. Disa persona të tjerë u ka marrë lekë. Mua s?më ka marrë lekë. Të gjithë i ka lënë në mes të rrugës. Planet e mia ishin që, pasi të stabilizohesha vetë, do merrja edhe familjen time? ? përfundon 30-vjeçari. Më pas ai provon t?i bjerë telefonit të Nikolinit, por rezulton i fikur. Në fund, gazetarët tentojnë që të kontaktojnë me ?biznesmenin?, por sërish telefoni del i fikur. /Tch/
Shumica prej nesh kanë parë postime në mediat sociale që jan...
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka zgjedhu...
Kalendari i zjarrfikësave për vitin 2018 është këtu dhe ka m...
Nga Bledi KASMINë 5 Janarin 1991 askush nga ata që e themelu...
Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, N...
I qenë prezentë në emisionin “Ekopolitikë” eksperti për çësh...
Gazetari Ylli Rakipi, ka lënë televizionin News24, për të ka...
E paralajmëruar muaj më parë taksa e banesës për qytetarët d...
Kryeministri Zoran Zaev, ka shprehur besimin e zgjidhjes së ...
Më 5 janar të vitit 1991, doli në qarkullim e para gazetë op...
Nga Artur AJAZIKushdo që ka dëgjuar dhe dëgjon folësat pub...
Policia ka dhënë detaje lidhur me gomonen që ndiqet nga forc...
Mbrëmë emisioni “Opinion” i Blendi Fevziut, ka shfaqur prapa...
Përpjekjet e avokatëve të presidentit të SHBA-së Donald Trum...
Policia Kufitare e Vlorës së bashku me atë italiane, janë vë...
Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë ultimatumit të pesë ...
Policia e Durrësit ka arritur të vërë në pranga një 33-vjeça...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin La...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte i pranis...
Një aksident tragjik ka ndodhur sot në qytetin e Shkodrës, k...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...