web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

5 plumba 40-vjeçarit në Tiranë/ Zbulohen detaje nga hetimi i policisë

5 Janar 2018, 15:19, Aktualitet CNA

Mesditën e sotme një 40-vjeçar me inicialet K.P., ra pre e një atentati me armë, në buzë të “rrugës së Shkodrës” pranë urës së Institutit Bujqësor, ku u qëllua me 5 plumba.

Pas kësaj ngjarje gazetari Klajdi Bodlli, i News24 ka zbuluar detaje të rreja nga ngjarja.

Mësohet se K. P. është qëlluar me 5 plumba nga një person që është identifikuar nga policia.

Gazetari u shpreh se policia po heton rreth pistës së hakmarrjes, pasi viktima dhe autori njiheshin më parë dhe se nuk ka qenë një konflikt i çastit.

?I plagosuri ka marrë 5 plumba, në buzë të rrugës. Nga burime policore mësuam se ngjarja nuk ka ndodhur për një konflikt të çastit por si pistë dyshohet të jetë hakmarrja?, – raportoi Bodlli.

Aktualisht i plagosuri ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Policia po vijon punën për kapjen e autorit si dhe zbardhjen e ngjarjes. /CityNews





Lajmet e fundit nga