web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Heqja e mandatit të dy deputetëve/ Ja kush pritet t’i zëvendësojë

5 Janar 2018, 14:35, Aktualitet CNA

Prokuroria e Përgjithshme depozitoi disa ditë më parë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën për heqjen e mandatit të dy deputetëve, përkatësisht të Aqif Rakipit, i mandatuar si deputet në qarkun e Elbasanit nga PDIU dhe Gledjon Rehovica, deputet i qarkut të Beratit për të dytën legjislaturë nga LSI.

Të dy deputetët e sipërpërmendur preken nga ligji i dekriminalizimit.

Heqja e madatit të për dy deputetët e sipërpërmendur sjell në Kuvend dy figura të tjera. E para do të jetë Silva Caka, që do të zëvendësojë deputetin Gledjon Rehovicën. Caka renditet e treta në listën zgjedhore të LSI-së në qarkun e Beratit.

Ndërsa deputeti Aqif Rakipi i PDIU-së, mund të zëvendësohet nga Elena Xhina, i cila renditej e katërta në listën zgjedhore të qarkut të Elbasanit. /CityNews

Silva Caka

 

Elena Xhina





Lajmet e fundit nga