Dëbohet nga Italia ekstremisti kosovar
Në orët e para të mëngjesit të 28 dhjetorit një ekstremist k...
Lulzim Bashës nuk i kanë mbetur shumë rrugëzgjidhje në qorsokakun ku është futur. Megjithëse po sillet sikur ka në duar disa opsione për të ndërmarrë betejën radikale që ka shpallur për fillimin e vitit të ardhshëm, ai është i dënuar të ndjekë vetëm një linjë, atë të vetë sakrifikimit.
Nga tre skenarët që kreu i PD-së i ka shpalosur popullit demokrat, as ai i betejës desktruktive në parlament dhe ai ai i bojkotit të përkohshëm, nuk do të kenë efekt. Të dyja këto variante të bejejës radikale PD i ka përdorur edhe gjatë mandatit të parë të Edi Ramës dhe në fund pati rrezultatin që dihet. Përballë këtij pushteti që ka bërë për vete të gjithë oligarkët, që po ndan me ta edhe pasuritë e fundit që i kanë mbetur vendit, që sipas përgjimeve ndërkombëtare ruan lidhje të nëndheshme me të gjithë eksponentët e botës së krimit dhe që së fundi ka kapur mbi 90% të mediave tradicionale, aq sa xhaxhi Edi dhe lali Eri na jënë bërë si njerëz të shtëpisë, PD ka pak alternativa. Ajo nuk e ka luksin të ndërmarë asnjë aksion që është më pak sesa pretendimet e çadrës.
Nëse në pranverën e vitit të shkuar Basha vlerësonte se gjendja ishte aq alarmante sa PD-ja mund të mos hynte në zgjedhje, sot që sipas fjalëve të tij, vjedhja e votës është provuar, lidhja e Rilindjes me drogën është çertifikuar, e përpos tyre Edi Rama ka rrëmbyer edhe ShISH-in dhe prokurorinë, përse PD-ja do t?i hynte një aksioni që parasheh më pak sesa asgjesimin e fasadës së një parlamenti pluralist?
Pikërisht për këtë arsye nga tre vesionet e radikalizimit të aksonit politik që ka shpallur lideri demokrat, më i arsyeshmi, më logjiku dhe ndoshta më efikasi është ai i propozuar nga Sali Berisha: djegja e mandateve të opozitës dhe braktisja e Ramës në parlamentin një ngjyrësh ku ai gjithësesi bën çfarë do që t?i duhet.
Kjo rrugë do të kishte disa avantazhe.
Së pari ajo do të griste fasadën e një vendi normal ku, megjithëse me vështirësi, demokracia funksionon. Një regjim pa opozitë, një klikë kleptokratësh pa alternativë do të jepnin pamjen reale të një vendi, ku politikanët e dyshuar mbrohen me votat e shumicës, ku kryeprokurori zgjidhet duke deformuar kushtetutën, ku projekti 1 miliard eurosh shërben për të grabitur shumicën në emër të një grushti klientësh të pushtetit, ku boom-i ri i betonizimit (300 milionë Euro parashikohet sipas buxhetit të bashkisë të investohen këtë vit në Tiranë) do të financohet nga paraja e zezë dhe fare pak nga bankat.
Së dyti, një parlament një ngjyrësh do të tërhiqte edhe vëmendjen reale të ndërkombëtarëve ndaj Shqipërisë. Fatet e demokracisë të këtueshme nuk do të mbeteshin vetëm peng i raporteve dhe mesazheve që i paraqesin qendrave të tyre disa qahallarë të korruptuar. Aksioni i para një viti i çadrës tregoi se interesimi ndërkombëtar për Shqipërinë e tejkaloi ku e ku nivelin e ambasadorëve. Të dërguarit që erdhën nga Europa dhe nga përtej Atalantikut i njohën shumë mëkate qeverisë dhe i bënë shumë koncesione opozitës të cilat do të kishin qenë të paimagjinueshme për mendjen e diplomatëve lokalë. Prandaj një krizë e parlamentit do të ishte vitrinë më e mirë për krizën reale të vendit.
Së treti djegja e mandateve dhe braktisja e kuvendit do të shërbente sadopak për të arrnuar besueshmërinë e leckosur të Bashës. Nëse një vit më parë ai e përdori vetmohimin e militantëve në çadër dhe mirëbesimin e personazheve publike që e mbështetën atë, për të bërë një pazar okult me Ramën, tani është ai që duhet të kthejë reston. Tani është ai dhe grupi i deputetëve që e mbështet që kanë radhën të vetësakrifikohen, për të rifituar besimin që një vit më parë e morën gratis. Edhe për këtë ata duhet t?i dorzojnë solemnisht mandatet, nëse duan vërtet të bindin njerzit se e kanë me tërë mend përleshjen me këtë regjim.
Së katërti edhe duke e parë, jo vetëm nga gjërësia e interesit publik, por thjeshtë nga interesi vetjak i PD-së, Bashës i bën mirë ta shkrijë grupin parlamentar të puthadorëve të tij. Vetëm kështu duke i rivënë në të njëjtin stad të gjitha figurat e PD-së, ai do të ketë mundësinë të rregullojë gafën prej fikacaku të përjashtimit të të gjithë kundërshtarëve të tij në PD. Dhe vetëm duke krijuar këtë premisë të një opozite të bashkuar, ai mund të ketë shpresë të rivalizojë në të ardhmen me koalicionin, Rama + oligarkë + trafikantë + media të regjimit.
Ja pra pse, pavarësisht se sillet sikur ka para vetes shumë opsione, Lulzim Basha është i dënuar të ndjekë një alternativë të vetme: hartën e rrugës që i ka vizatuar Berisha. Sepse çdo opsion tjetër do të ishte një zvarritje e pavlerë që vetm do të përforconte idenë se pakti i tij okult me Edi Ramën vazhdon.
Në orët e para të mëngjesit të 28 dhjetorit një ekstremist k...
Një çift mund të kuptohet shumë mirë, por kur i mungon tërhe...
Fati e ka sjellur ta kem vartësen time. Duke qënë se ishte m...
Ish kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar ndërtimin në fsh...
Pas protestës së organizuar nga naftëtarët të cilët protesto...
I keni parë fotot e Majlinda Bregut në plazh? Nëse jo, jua t...
Karabinierët e qytetit të Kastelanetës (Castellaneta) arrest...
Revista “Vogue” ka publikuar një listë prej 10 personash të ...
Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku ka zhvill...
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të audit...
Në një intervistë për Vizion Plus, ish-nënkryetari i PD, Ast...
Redon Makashi rrëfeu zhgënjimin që pësoi nga festivali i kën...
Mishi është një nga ushqimet që konsumohet më shumë. Kur gat...
Ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi ka deklaruar se kreu akt...
Mario Prenga 26 vjec u arrestua nga policia e Brindizit, ndë...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë padyshim vendi ku lindi...
Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, është bërë sot ...
Mbrëmë Françeska Jaçe festoi ditëlindjen mes miqsh në një da...
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë shpreh keqardhje për...
Çdo vit ashtu si tendencat në veshje, sjell edhe tendencat n...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...