Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
(Në vend të një bilanci të shkurtër për vitin më të keq të Partisë Demokratike)
Nuk është ashtu siç duket, është edhe më keq se aq. Kjo fjali më erdhi ndër mend, teksa po përpiqesha të bëja një përmbledhje të shkurtër për rolin dhe peshën e opozitës së Lulzim Bashës gjatë vitit, që po lëmë pas.
Të gjitha partitë kanë ulje-ngritjet e tyre gjatë jetës së vet dhe nga kjo ligjësi nuk bën përjashtim Partia Demokratike. E ka gabim kush mendon se halli i saj i sotëm është se gjendet në opozitë, sepse rotacioni në demokraci është normalitet.
Në fund të vitit 2017, Partia Demokratike ka bilancin më të keq të gjithë historisë së vet politike, dhe më e keqja nuk duket se ka mbërritur akoma. Kjo nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me numrat e rrëgjuar në parlament, ndonëse edhe ata ulërasin fort. Dhe, natyrisht, janë refleksi më i drejtpërdrejtë i thellimit të humbjeve dhe i diferencës me qeverinë.
Më shumë se kaq, ajo ndodhet në një krizë shumëplanëshe përfaqësimi, besimi, por mbi të gjitha morali, për shkak të drejtimit të gabuar, që ka ardhur duke u përkeqësuar në vitet e fundit.
Nuk po zgjatem me analizën e fakteve dhe pasojave të rënda mbi demokratët shqiptarë dhe po i qëndroj premtimit për ta përmbledhur me pak fjalë përfundimin tim.
Harrojini deklaratat e zjarrta në çadrën e lirisë, ëndrrën e “vjetër” për Republikën e Re, marrëveshjen e papritur të “qepallimit”, fushatën e lirë në miell dhe të shtrenjtë në krrunde (Luftë e egër me LSI, paqe me PS), humbjen katastrofike në zgjedhje, rënien e 3 “dëshmorëve” deputetë në seancën e parë, kur votohej Gramoz Ruçi, betimet solemne se Fatmir Xhafa apo prokurorja e re do të kalonin vetëm mbi trupat tanë, e plot të tjera materiale humori si këto.
Zëreni se nuk kanë ndodhur fare dhe ndaluni vetëm një moment për të kujtuar se çfarë e bashkon Lulzim Bashën e përpara zgjedhjeve me atë të pas 25 qershorit. Dhe do të shihni që Partisë Demokratike, që drejtohet prej tij, i ka mbetur vetëm një instrument për të marrë vëmendje dhe për të vënë në vështirësi kundërshtarët e vet. Ndoshta, edhe për të bindur popullin se ka të drejtë.
Bojkoti i zgjedhjeve në verë dhe djegia e mandateve në dimër, që janë pak a shumë e njëjta gjë, pasi ndryshon vetëm forma.
Dhe sot, për fat të keq, ajo ngjason fiks me ata njerëz të dëshpëruar, që ngjiten mbi vinça apo mbi taracat e pallatave të larta dhe kërcënojnë se do të hidhen.
Zakonisht, ata nuk e çojnë aventurën deri në fund, pavarësisht arsyeve dhe motiveve të ndryshme.
Dhe i sheh të kthehen nga kanë ardhur kokëvarur, sepse, jo vetëm nuk e kanë zgjidhur hallin, por kanë humbur edhe më shumë, sepse tashmë janë edhe të depersonalizuar. Por mbi të gjitha, se nuk mund të ngjiten më aty ku ishin.
Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar heqjen e mandatit të de...
Arrestohet në flagrancë një 34 vjeçar nga Tirana, i dyshuar ...
Ka përfunduar seanca gjyqësore për masën e rivlerësimit të s...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar të publikojë denonc...
Marrëdhëniet seksuale janë jetësore dhe ndihmojnë në mirëfun...
Lori Hoxha, një prej trashëgimtareve të Top Channel, ka zgje...
Aktorja bukuorshe Jessica Alba është në pritjen e ëmbël të n...
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili në një i...
Kryetari i grupit të këshilltarëve të PD-së në bashkinë e Ti...
Dilemën “Sokrat i vuajtur apo derr i kënaqur” ai e ka zgjidh...
Një aktivist i njohur i të drejtave të njeriut, Wu Gan, ësht...
Enti Rregullator i Energjisë nisi sot seancën e parë dëgjimo...
Pas ‘tradhëtisë’ që i bëri në Tiranë dhe në Durrës, LSI po m...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar pak kohë më parë ra...
Reshjet e shiut pritet të nisin përsëri pasditen e sotme në ...
Treguesit demografike janë përkeqësuar më tej në tremujorin ...
Ish ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, i shoqëruar nga avok...
Arben Isaku, sekretari organizativ i PS-së Durrësit, është ...
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 28-v...
Një aksion sa sinjifikativ po aq edhe inteligjent ka ndodhur...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...