Santa niset me tetë drerë përreth botës, këtu mund të ndiqni gjithë udhëtimin
Komandoja ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e c...
Mëngjeset këtu janë të ftohta. As shalli i trashë bashkë me dorezat e lëkurës nuk të shpëtojnë kurrsesi nga i ftohti i këtyre ditëve të fundit të vitit.
Për pak minuta e ndjeva fytyrën si të mpirë. Ishim më 22 dhjetor dhe dimri tashmë ka zbarkuar në këtë qytet. E atë mëngjes kishte vendosur të tregohej edhe më i ashpër. Banorët e këtij qyteti tashmë janë bërë njësh me këtë situatë. Ata e dinë që në vjeshtë se çfarë i pret, kështu që kujdesen të kenë sa më shumë drru për sobat e tyre që ndizen që në orët e para të mëngjesit dhe fiken pas mesnate. Në rrugicën ku më duhet të kaloj çdo mëngjes vështirë të shikoje ndonjë kalimtar.
Vura re se rrugët e qytetit atë mëngjes kishin ngrirë edhe pse dielli tashmë kishte nxjerrë kokën pas malit të Gjalicës dhe mesa duket kishte vendosur të bënte sehir. Akulli diku i qëndronte besnik dimrit e diku ishte thyer dhe kthyer në copa të vogla si xhama që lëshonin tinguj të këndshëm kur i shkelje. Mu desh të kaloja pranë stacionit të fugonave që bëjnë linjën Kukës- Tiranë .
-Tirana-Tirana-Tirana,- dëgjova.
-Edhe një dhe nisemi, – shtoi ai, një burrë rreth të pesëdhjetave, i thinjur dhe me fytyrë të vrëngër.
Më tej një grua qëndronte pas dy thasëve plot me arra.
-Gjashtë mijë lekë kilogrami, bijë ? mu drejtua tek po dridhej kokë e këmbë nga i ftohti. Ngadalësova hapat sepse nuk mund t?ia ngecja fjalën në fyt. Ajo më pyeti nëse e kisha bërë bakllavanë. Pasi i thashë që akoma nuk e kisha bërë, në sytë e saj vure re një gëzim edhe pse rrudhat i kishin kapluar fytyrën dhe vështirë të gjeje shkëlqimin mes tyre.
Por ç?ti thoja?! Një ditë më parë i kisha blerë diku tjetër ato dhe nuk e di nëse ai dikush kishte po aq nevojë sa zonja për ato para, por di që më uroi disa herë teksa i peshonte.
Në këto ditë festash trotuaret e qytetit mbushen plot me tregtarë të vegjël të cilët mundohen të nxjerrin fitime modeste për të mbushur dhe ato tavolinën në natën e ndërrimit të viteve, njëlloj si bashkëqytetarët e tjerë të cilët kishin fatin ose mikun të kishin një punë stabël diku në një karrige shtetërore. Edhe pse trotuaret këto ditë janë plot, unë nuk mërzitem. Më vjen mirë kur dikush përpiqet të fitojë diçka. Në fund të fundit në këtë rast askush nuk është i humbur. Gëzohet ai që blen, gëzohet edhe ai që shet.
Sapo kishte kaluar ora 9:00 dhe rrugët filluan të mbusheshin paksa. Në kryqëzimin e quajtur ? 6 Katëshi? dëgjoheshin herë- herë krisma nga kapsollë apo lëndë të tjera plasës, të cilat vinin nga shkollat përreth. Gjithmonë i kam pasur frikë ato. Madje për këtë arsye kur isha e vogël, shpesh i kam urryer festat . Kudo vinte era barut. Ajo erë më bënte të mendoja se në çdo moment mund të dëgjohej një krismë diku afër meje. Madje akoma nuk mund të them që më ka kaluar ajo frikë. Por festat i dua.
Jo vetëm unë por të gjithë Kuksianët i duan festat. I duan sepse ato mbajnë të bashkuar. I bashkojnë me fëmijët e tyre në emigrim. Ata kthehen gjithmonë, ju qëndrojnë besnikë festave. Kthehen me shpirtin dhe duart plot pranë vatrës familjare. Në fund të vitit, në prag festash qyteti mbushet plot me makina të prodhimeve më të fundit. Shumica prej tyre vijnë nga Anglia sigurisht, aty ku edhe ndodhen një përqindje e madhe e djemve të këtij qyteti. Padyshim janë nënat ato që gëzojnë më shumë nga ardhja e tyre. Në rrugët e qytetit këto ditë nuk është diçka e re nëse ndeshesh me targa të huaja në çdo kryqëzim. Në kafet dhe shëtitoren e qytetit shikon fytyra të reja.
Këto ditë janë ditët më të shënuara për familjet Kuksiane. Janë ditë të ftohta, por që të ngrohin shpirtin. Ishte e premte dhe ajo ditë përkonte me ditën kur studentët do të merrnin pushimet e festive të fundvitit dhe sapo më ra ndërmend kjo, fillova ta justifikoja atë rrëmujë që po krijohej në rrugët e këtij qyteti ku zakonisht mbizotëron qetësia.
Rruga që të çon drejt tregut të rrobave në qytet, ishte mbushur plot me tregtarë që shisnin lodra për fëmijë. Më tutje disa të tjerë që shisnin bredha dhe zbukurime të ndryshme. Një nënë mbante për dore të birin e saj diku 3-4 vjeç, teksa ai nuk hiqte sytë nga lodrat, por nuk guxonte t?ia kërkojë një të tillë. U ndjeva e surprizuar.
?Mbase kemi të bëjmë me një fëmi të edukuar me rregulla të forta dhe që nuk kërkon te blejë cdo gjë që shikon? ? mendova me vete. Nuk doja të mendoja diçka tjetër.
Përbri rrugës një tjetër fëmijë diku nga klasa e parë, i mbushi duart plot me lodra që ja bleu dikush vetëm sa ti mbyllte gojën, e të mos qante më. Babai ishte me siguri ai që e shoqëronte. Më pas e kapi nga dora dhe me hapat e tij gjigand e detyronte të voglin te vraponte me hapat e tij të vegjël që të ishte në koherencë me të. Për pak mendova se do i shqyente krahun. Në ato momente kuptova se do ishte më mirë ti blinte më pak lodra por ta trajtonte me më shumë kujdes të birin e tij.
Mendimet mi ndërpreu një tregtar i zbukurimeve të bredhit i cili kishte zgjedhur një mënyrë interesante dhe qesharake njëkohësisht për të ekspozuar produktet e tij. Në pemën pranë kishte varur disa shiritë me xixa. Një buzëqeshje me kaploi fytyrën, dhe mu kujtua fëmijëria kur i varnim ato shiritë në qafë dhe vraponim sa andej-këndej në rrugët e lagjes. Ehhh, kohë të arta!
Rrugica e radhës ishte mbushur plot me fruta perime të ndryshme. Gjithçka aty ngjante si një pikturë shumëngjyrëshe.
Dikush vetëm sodiste me sy, e dikush i kishte mbushur qeset plot. E dikush tjetër i qëndronte indiferent gjithë kësaj. Mbase nuk ishte shpirti i festave. Apo mbase këtë vit për një arsye nuk do të festonte. Ose mbase i mungonte dikush dhe festat me mungesa nuk janë më festa. Në fund të fundit si mund të mbushësh shtëpinë plot kur shpirtin e ke bosh?!
Në këto ditë, në kafen më popullore për momentin ? Plaza? , vështirë të gjesh vend të ulesh. Është pothuajse gjithmonë plot. E nëse arrin të ulesh , do të ndeshesh me të paktën dhjetë të njohur. Dhe vetëm pasi ti përshëndesësh me radhë do të mund të rehatohesh. E në fund, sigurisht që do të zihesh me shokun-shoqen nën moton ?? Joo, sot do të paguaj unë? !
Kukësi është një qytet i vogël. Por mbi të gjitha vlen fakti që banorët këtu mbajnë marrëdhënie të mira me njëri – tjetrin. E ke pothuajse të pamundur të kalosh rrugën dhe të të mos të duhet të përshëndesësh dikë qoftë edhe me një buzëqeshje kombinuar me një lëvizje koke.
Teksa shëtit në qytet do vesh re që zbukurimet nuk janë të shumta. E aq më pak siç jemi mësuar ti shohim në kryeqytet. ? Gëzuar 2018 ? do të lexosh në rrugën që të çon drejt gjimnazit e cila për hir të së vërtetës është rruga që favorizohet më shumë nga Bashkia në raste festash. Kjo ngaqë është rruga kryesore e qytetit. Në shëtitoren e re të qytetit do e ndjesh më shumë atmosferën e festive. Sigurisht, ajo nuk është plot me njerëz si gjatë verës, por do të mund të bësh një selfie pranë bredhit apo buzë rruge ku do ti vjedhësh dhe pak pamjen liqenit që qëndron i heshtur krah qytetit.
Mbasditja kishte ardhur dhe trafiku në qytet u rëndua. Brenda asaj dite gjashtë autobusë erdhën plot me studentë nga Tirana. Ishte ora pothuajse 15:30 dhe pranë stacionit ku ndalon autobusi, mund të shihje dhjetëra familjarë që prisnin me siguri me padurim fëmijët, motrat apo vëllezërit e tyre. Dhe sapo autobusi ndaloi, ata vërshuan drejt tij. Një vajzë zbriti e para dhe ju hodh në qafë mamasë së saj. Të tjerë vraponin drejt bagazhit të autobusit për të nxjerrë valixhet e tyre.
Dikush kishte sjellë një bredh e dikush dhurata për dikë që donte fort. U deshën disa minuta, thuajse një orë që trafiku të lehtësohej, për tu rënduar sërish më vonë, kur të vinte autobusi i radhës, i cili do sillte të tjerë studentë dhe do gëzonte të tjera nëna.
Rrugët e qyteti gumëzhinin atë ditë nga zhurma e rrotava të valixheve.
Dikush u gëzua se shiti diçka, dikush u lumturua se i erdhi djali nga Anglia, fëmijët që zonin që morën pushimet e shumë pritura e studentët u rehatuan në vatrat e tyre të ngrohta .
Atë ditë dhe unë gëzova dhe vendosa t?ju tregoja dhe ju pse. /Rovera DOGJANI
Komandoja ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e c...
Disa ngjarje të rënda, shpërthime tritoli dhe atentate me ar...
Zgjedhja e Arta Markut në postin e Prokurorit të Përgjithshë...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar në emi...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar në stu...
Një shpërthim tritoli është dëgjuar në lagjen “11 Nëntori” n...
Ish-drejtori i Informacionit të Top Channel, tashmë vetëm dr...
Me vetëm një votë më shumë në favor parlamenti i Maqedonisë ...
Fortlumturisë së tij, Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe...
Ka startuar nata finale e show-t “Dance With Me” në televizi...
Forca e punës në Shqipëri (popullsia në moshën 15-64 vjeç) ë...
Për të treguar se Arta Marku nuk do përdorej për t’i bërë pr...
Një shpërthim tritoli ka ndodhur pak minuta më parë në lagje...
Kur njerëzit varin nëpër shtëpi yje të ndriҁuar dhe figura ë...
Nga Miron ÇakoNë vigjilje të festës së Krishtlindjejs njofti...
Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny thotë se ka sigur...
Pas njohjes së Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit nga Shte...
Një studim i ri ka arritur në përfundimin se ilaçet e përdor...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një stallë në fsha...
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në “Rrugën e...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...