Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Miron Çako
Në vigjilje të festës së Krishtlindjejs njoftimi zyrtar se Kryepeshkop Anastasit i jepet shtetësia Shqipëtare dekretuar nga presidenti i Republikës z. Ilir Meta është më në fund një lajm i mirë për ne të krishterët orthodhoks, dhe jo vetëm.
Them më në fund, sepse pesë presidentët paraardhës të Republikës së Shqipërisë nuk guxonin ta mernin këtë vendim të drejtë, pavarësisht se ky vendim do të ishte në nderin e tyre dhe të shtetit Shqiptar. Do të ishte në nderin e shtetit Shqiptar që një nga primatët më të njohur të Kishës Orthodhokse në botë, një nga njerëzit më të ndriçuar dhe të vlerësuar me çmime të shumta në rrethet akademike më të dëgjuara, një nga njerëzit që ka kontribuar më shumë për harmoninë fetare dhe paqen në botë,kandit për çmimin Nobel në vitin 2OOO për paqen, të kishte nënshtetësi Shqipëtare shumë më herët. Por ishte në nderin dhe meritën e presidentit z.Ilir Meta që si një burrë i vërtet shteti i pa ndikuar nga ryma ekstermiste dhe paranojake, të ç ?bënte këtë gabim dhe e drejta të vendosej në vend ashtu siç i takon.
Më në fund ky lajm i mirë, sepse shumë njerëz të huaj të artit, kulturës, sportit apo fetar pavarësisht kontributit të tyre modest krahasuar me atë të Kryepeshkop Anastasit, morën pa shumë vështirësi nënshtetsinë Shqipëtare, madje iu ngritën përmendore dhe iu bënë buste dhe me emrat e tyre u emërtuan emra rrugësh,kurse për Kryepeshkop Ansatasin ngjarjet rrodhën krejt ndryshe duke bërë një rrugë kalvari i keqkuptuar,gjykuar,stigmatizuar padrejtësisht si vetë Krishti. Ai në vitin 91 erdhi në Shqipëri si Ekzark Patriarkal dhe mbas një viti në 92 me dëshirën e popullit të krishterë orthodhoks u zgjodh nga Sinodi i Patriarkanës Ekumenike 24 qershor dhe u fronëzua si Kryepishkop kanonik i KOASH-it më 2 gusht 1992.Për 26 vjet vazhdimisht nga njerëz dashakeq ose të painformuar dhe naiv,me pushtet ose të thjeshtë hodhën ndaj tij gurë dhe baltë të pafund shpifjesh, fyerjesh me ligësi, duke e urryer pa shkak, vetëm sepse ai ishte thjesht një i huaj nga një popull fqinj, që u bë strehë për shumë shqipëtarë mbas viteve 90. Dhe paradoksi ishte se ky kundërshtim dhe urrejtje paranojeke, vinte nga njerëz që nuk kishin lidhje me Kishën dhe me të krishterët orthodhoks.Ata shfaqeshin sikur vetëm ata e donin Shqipërinë, por jeta dhe vepra e tyre tregonte të kundërtën se ja kishin me hile vendit dhe orthodhoksve dhe ishin njerëz që për para ishin gati të bënin çdo gjë të paprincipë. Kryepiskopi si askush tjetër si i huaj në vend të huaj, duroi duke e mundur të keqen me të mirë, urrejtjen e dashakeqen me dashuri konkrete dhe pa dallim për të gjithë sipas parimit Ungjillor: ?duaje të afërmin si veten? në kohë të vështira konfliktesh në rajon,në aksidente dhe tragjedi, në varfëri dhe fatkeqësi natyrore.
Po ashtu ai ngushëllonte të gjithë të krishterët orthodhoksë të përndjekur që qëndronin rreth atij si Kryebari i tyre që jepë jetën për dhënt (besimtarët) me fjalët frymëzuese:?Ata na qëllojnë me gurë, po ne me ato gurë do të ndërtojmë kisha?. Dhe vërtet u ndërtuan jo vetëm qindra kisha, por edhe kopshte,shkolla, qendra shëndetsore, qendra rinore, bamirësie,hidronçenrtale e shumë të tjera si këto, që vazhdojnë të ndërtohen dhe janë një kontribut edhe pasuri e tokës Shqiptare. Askush i huaj dhe mik i shqipëtarve nuk bëri dhe vazhdon të bëjë aq shumë sa ai për këtë vend, por jo vetëm nga të huajt, por dhe nga vetë shqipëtarët për Shqipërinë.Gjithë vepra e tij fetare dhe humane në Shqipëri është si një rringjallje dhe kjo një përshtatje me emrin e tij Anastas që në shqip do të thotë Ngjallje.
Më në fund një lajm i mirë, që iu dha nënshtetësi Shqiptare Fortlumturisë së tij ,që nga gjaku nuk është shqiptar,por jo nga dashuria i cili me vision apostolik si Pavli i Hyjshëm me Hirin e Pendikostisë që nuk shkoi kot tek ai , ringjalli Kishën Apostolike Orthodhokse në Shqipëri dhe bëri që ëndrra dhe vepra e rilindasve tanë dhe pionierëve të autoqefalisë,si papa Kristo Negovani, Imzot Fan Noli,Visarion Xhuvani, Kristofor Kisi Kryepiskop kanonik i Kishës etj, të cilët dëshironin dhe kontribuan që kleri dhe populli orthodhoks në Shqipëri duhet ti lutet Zoti Jisu Krisht në shqip dhe Kishën ta drejtojnë klerik shqiptarë, sot e shohim të bëhet realitet dhe e patjetërsueshme,sipas statusit i vitit 2006 neni 7 pika 1 ?Gjuha zyrtare e Kishës Orthodhokse Autëqefale të Shqipërisë është shqipja?.
Vetë kryepiskopi deklaroj zyrtarisht në intervistë për televizionin grek ?SKAI? se, pasardhësi i tij padyshim që do të jetë shqiptar,ai e shprehet:?Kjo është mëse e qartë. Unë vet jam shumë vite atje. Shikoni. Nuk kemi guximin të shikojmë ngjarjet me sytë e tjetrit. E imagjinoni ne të kishim një gjë të tille, a do të pranonim për shumë vite dikë nga Bullgaria apo nga Serbia në krye të Kishës? Jo, unë e quaj tepër të logjikshme që pasardhësi do të jetë shqiptar. Ne nuk shkuam atje të krijojmë një koloni. Shkuam të krijojmë një Kishë Autoqefale Orthodhokse të Shqipërisë
Më në fund një lajm i mirë, që nënshtetësia Shqipëtare iu dha atij, i cili kudo që e ftojnë në Europë dhe në Botë ai e prezanton veten si Kryepishkop i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërsië,duke u bërë kështu ambasador i shtetit Shqiptar dhe shqipëtarëve në mbrojtje të dinjitetit dhe nderit të tyre, duke u dëshmuar të huajve që kanë një opinjon jo të mirë për ne për shumë arsye, më fjalën e tij autoritare : ?se në Shqipëri njerëzit e thjeshtë janë njerëzit e drejtësisë dhe të vërtetës?
Ky vendim shtetëror na nderon të gjithë si shqiptarë dhe na çon një hap më pranë Europës ku njeriu vlerësohet sipas punës dhe me një vision më gjithpërfshirës pa nacionalizma të sëmura dhe përçarëse dhe se ?vendi yt? është ai ku jeton dhe kontribon.
Ky lajm i mirë duhej të jepej më shpejt, por siç thuhet ?më mirë vonë se kurrë? dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe se:?Kur Zotit i pëlqejnë rrugët e një njeriu, ai bën që edhe armiqtë e tij të bëjnë paqe me të.?( Fjalët e urta 16:7) /CityNews
Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny thotë se ka sigur...
Pas njohjes së Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit nga Shte...
Një studim i ri ka arritur në përfundimin se ilaçet e përdor...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një stallë në fsha...
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në “Rrugën e...
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në vendin e ...
Në gjuhën angleze ka hyrë një fjalë e re, që të gjithë përdo...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, propagandon se...
Një zbulim i papritur është njoftuar nga një grup shkencëtar...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, në një post...
Ata që jetojnë në fshatin e Kalachit, që është në kufirin ru...
Ministria e Drejtësisë ka çuar në Prokurori dy punonjësit e ...
Çifti simaptik, Shakira dhe Pique vazhdojnë ta ruajnë dashur...
Xhesika Ndoj mbetet një nga vajzat më të komentuara të showb...
Që prej fillimit të këtij muaji, Kim ka nisur të publikojë s...
Grupi i njohur i hakersve shqiptarë AnonymousAlbania, ka kër...
Një video, që Rita e hodhi disa orë më parë në Instagram nuk...
Një 56-vjeçar u gjet i varur në banesën e tij në lagjen nr.4...
Punonjësit shqiptarë dhe amerikanë të Ambasadës së Shteteve ...
Një studim amerikan ka evidentuar se si femrat më të lumtura...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...