Balla, pyetje publike protestuesve
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u është...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u është...
Dikur, e pyeta një miken time se cila do të ishte gjëja që do ta rikthente gjithnjë në Elbasan. M?u përgjigj: ?Gjallëria! Atëherë kur ta shoh të gjallë e me jetë këtë qytet, vetëm atëherë do vij me kënaqësi?.
Nga dashuria që kam për të, do ju tregoja veç gjërat e mira të tij. Do të flisja për dashuritë e këtij qyteti, për rrugicat që çdokënd do ta përhumbnin në lojëra fëmijërie apo në historitë e para të dashurive, për shtëpitë me çati e hajate të sajuara me çimento e gurë plot lule e hardhi, apo me hurma e portokaj. Do flisja për nanat që sa herë shkon te to, të ofrojnë brenda me shprehjen ?a t?baj nana içik bukë??, do flisja për këngët e Myzyrit dhe gëzimin e thjeshtë të festave familjare, për vizitat tek shtëpitë e fqinjëve, tek guri i derës kur ulen e flasin për halle e gëzime, për rrugicat e pastra që i fshijnë çdo mëngjes gratë shtëpiake e do heshtja për të tjerat. Ime më gjithnjë më thotë të mos i them të gjitha.
Një qytet që edhe muret i flasin, që përmendet për histori e vlera, një qytet që është qendër dhe pjesë rrugësh kryesore, ky qytet s?ka jetë! Unë nuk mundem dot të gjej të vërtetën dhe t?i jap fund të këqijave, por një ide mund ta krijoj…
Elbasani është një qytet që ka klimë të mirë, (kurrë nuk bën aq ftohtë sa të ndjesh rrobat në trup si peshë), që ka erën e Krastës si për ta ndihmuar të largojë ajrin që shpesh i ndotet, një qytet i bukur për natyrën, por jo për ndërtimet.
Do ishte fat nëse do e kishe shtëpinë përballë mureve të kalasë, i vetmi vend ku mbase nuk do ndërtohet kurrë ndonjë pallat i shëmtuar.
Lindjet e ditës i ka të bukura, por një qytet pa gjallëri, i humb shpesh këto momente e përsëri nuk ndjehet. Një qytet që rrethohet nga ullinj, por që askush s?i merr në mbrojtje, një qytet që moshën e ka në rrape e asnjë ?s?e meriton? të jetë elbasanas, po qe i ardhur pas kohës së tyre. Një qytet që rrethohet nga përrenjtë e Manazieres e Zaranikës dhe nga lumi Shkumbin, por që shtretërit e tyre janë burim mbeturinash. Një qytet që luks ka qejfin dhe rakinë gjithnjë me këngë e aty i mbyt hallet dhe papunësinë.
E ky qytet gjykohet keqazi, sikur të mbajë akoma në kurriz si damkë, ringjalljen e tij prej turqve. Shpesh e emërtojnë anadollak e fanatik dhe që njerëzit i ka turkoshafë.Po nëse këtë qytet e njeh, vetëm rrugës për të ikur në Korçë, sigurisht do e gjykosh shpejtazi, me atë mundësinë që të jep shikimi përtej xhamit të mjetit e të thuash i çuditur ?E Elbasani ku asht?!?. Është aty, siç thotë poeti klasik i këtij qyteti, Haxhiademi: ?Ndër zaje të Shkumbinit ku rrëqethen / e të shkumbuëme valët prap përndahen, / ku lisat buzës s?tij e rrisin gjethen…?.
Është qytet i urtë, i butë, ku shprehjet më domethënëse janë ?shih punën tënde?, ?lerja zotit, mos u merr ti me të?, ?respektoji të mëdhenjtë?, ?mos na turpëro se na njohin?, ?mos e prish gojën me njeri? etj. Këto shprehje vlejnë sigurisht edhe sot, se përcjellin vlerën e njeriut që e do tjetrin dhe ia di rëndësinë miqësisë, njohjeve, por koha bën të sajën dhe muret e shtëpive nuk janë më aq të gjerë sa dikur për ta mbyllur çdo problem brenda tyre.
Sot duhet parë përtej ?dyerve të mëdha e me çekiç?, pasi të rinjtë kanë krijuar hapësira të tjera. Ata nuk i kuptojnë dot se ?ç?lidhje ka sjellja e mirë me dëshirën për të patur një qytet të gjallë?, ku jeta dhe puna i bën të ndjehen të dobishëm, ku vendi i punës merret se e meriton, jo se ai është i biri i filanit apo fistekut. Dhe heshtjen e tij e shohin me indiferencë, pa e menduar se ai gëlon si një tenxhere presioni e dikur do e shohin veten në ?fluturim?.
Ta duash dhe të përpiqesh ta mbrosh dikë/diçka, nuk mjafton. Nuk mbush më mendjen e të riut, justifimi i të vjetrit që ?s?kemi gjë në dorë?.
Ky qytet nuk duhet të mbetet peng i mendjeve të vjetra, që dinë vetëm të godasin gjoksin se janë elbasanllinj të vjetër. Tek ata dikur përzihej shpirti i tregtarit, por që ëndërr kishte shkollimin e fëmijës në perëndim. Sot duket sikur ka mbetur vetëm tregtari dhe shkollën e ka bërë treg. Qytet me fytyrë të plakur, a thua se i ngjason një burri në prag pensioni.
Elbasani është qytet i bukur e i mirë, por këtë qytet e kanë lënë dhe harruar. Dhe pse afër Tiranës, më shumë se çdo qytet tjetër, ai është vetëm një urë që lidh qytetet më njëri-tjetrin, që vetëm kalohet në të, pa u ndalur. Shpesh ai sinonim të tijin ka patur fjalën metalurgji.
E kur ti kujton të gjitha këto, thua, si ka mundësi që të kthehesh?!
Unë do të kthehesha gjithnjë tek ai, sepse gjërat që më lidhin me të nuk janë emra që lëvizin, por janë emra që mbeten e zënë rrënjë. /Migena Kapllani
Ditën e nesërme në orën 09:30 opozita do të fillojë protestë...
Moderatori i”Popcultur”, Klevi Kadilli ishte i ftuar dje tek...
Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd, në fshati...
Partia Socialiste do t’i propozojë Parlamentit vetëm dy nga ...
Një konflikt ka ndodhur në një lokal në Levan të Fierit, ku ...
Kompania e familjes së Klement Balilit, i njohur si “Eskobar...
Votimi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përkohshëm është la...
Sara Kapo dhe Semi Jaupaj na kanë habitur ditën e sotme.Pak ...
Moderatorja seksi Luana Vjollca ka provokuar në puntatën e d...
I ka dhënë fund jetës së tij, duke kryer vetëvrasje më armën...
Moderatorja Floriana Garo na befasoi të gjithëve me ndryshim...
Personat që duan të ushtrojnë të drejtën e peshkimit në Repu...
Me një artikull kushtuar Shqipërisë shkruar nga National Geo...
Dy drejtues mjetesh janë ndaluar nga policia e Tiranës mbrëm...
Intervistë me ambasadoren e Holandës në Tiranë, Dewi Van de ...
Shtëpia e Bardhë po fillon një fushatë për të kthyer opinion...
Mesnata e ditës së sotme ka regjistruar një tërmet në Tiranë...
Një shqiptar 30-vjeçar është dënuar me dy vjet burg nën akuz...
Këto janë disa prej titujve kryesorë për ditën e sotme, e di...
Dita e sotme do jete paksa e ndërlikuar për çiftet. Nuk iu p...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...