Zbulohet "projekti"/ "Kumbari" që i thotë "f*ck you" popullit të tij, kërkon të bëhet mbret
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar...
Parlamenti përmes një rezolute i kërkon qeverisë masa urgjente për reduktimin e dhunës në familje. Ndërkohë ambasadorja e BE-së Vlahutin thekson, se gratë një kapacitet i jashtëzakonshëm që në Shqipëri nuk përdoret.
Ky vit në Shqipëri po mbyllet me 10 gra të vrara si pasojë e dhunës në familje. Edhe pse kjo shifër është rreth 7 përqind më e ulët se vitin e kaluar ajo mbetet shqetësuese në raport me popullsinë e vendit prej 2.9 milion banorësh, ku gjysma e saj janë gra. Sipas të dhënave nga Policia e Shtetit, ?do ditë në Shqipëri arrestohen dy meshkuj për shkak se kanë ushtruar dhunë fizike në familje dhe një në ?do tri gra përjeton dhunë në familje gjatë jetës së saj bashkëshortore. Në 90 përqind të vrasjeve nga krimi në familje autorët janë meshkujt. Përmasat e dhunës në familje janë edhe më të mëdha pasi pjesa më e madhe e rasteve mbetet pa u denoncuar, ngaqë viktimat e shohin dhunën si një ?ështje private dhe jo ?ështje të drejtash ku hyn shteti, shoqëria, komuniteti. Jo të gjitha viktimat ose viktimat potenciale të dhunës në familje në Shqipëri e kanë informacionin / vetëdijen se e drejta e jetës është një e drejtë bazë e njeriut, e sanksinuar në Deklaratën Universale të Kombeve të Bashkuara dhe Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Europian. Në procesin jo të lehtë të afrimit të Shqipërisë me BE-në, respektimi i kësaj të drejte përbën një tregues për vëmendjen e institucioneve dhe shoqërisë ndaj fenomenit dhe vlerave mbi të cilat është ngritur BE.
Ambasadorja e Delegacionit të BE në Shqipëri, Romana Vlahutin, në një takim me aktivistë të shoqërisë civile për të drejtat e gruas në Shqipëri duke iu referuar situatës aktuale theksoi se “gratë përbëjnë një nga vlerat, asetet më të mira që ka Shqipëria. Ato janë një kapacitet jashtëzakonisht i madh për Shqipërinë, i cili nuk po përdoret. Përgjegjësia bie mbi shtetin. Shteti duhet të sigurojë zgjidhje sistematike për probleme sistematike.”
Rezoluta e Parlamentit: Ndryshime ligjore, rritje e efektshmërisë së mekanizmave ligjorë
Një rezolutë e Parlamentit, ku ndër 140 anëtarë të tij, 40 janë gra deputete, i kërkon shtetit të marrë përgjegjësitë e tij për të ndryshuar situatën. Kërkesat kanë një rreze të gjerë. Ato fillojnë që nga propozimet që shteti duhet të bëjë për ndryshime ligjore deri tek ngritja e infrastrukturës së munguar institucionale dhe fuqizimin e asaj egzistuese, si bazë për zbatimin efikas të kuadrit egzistues ligjor për rastet e dhunës në familje. Rezoluta i kërkon qeverisë të rishikojë masat mbrojtëse ndaj dhunës në familje dhe të ndryshojë situatën, ku viktima edhe pas marrjes nga gjykatat të urdhërit të mbrojtjes lihet të bashkëjetojë në të njëjtën banesë me dhunuesin pasi mungojnë strehëzat, qëndrat sociale apo fondet që pushteti lokal t’u ofrojë apartamente me qira viktimave të dhunës dhe shmangur bashkëjetesën me dhunuesin pas denoncimit të tij. Qëndrimi në të njëjtën banesë i viktimës me dhunuesin ka rezultuar jo rrallë herë në vrasjen e gruas. Vëmendje të posa?me rezoluta i kushton rolit të qeverisë për fuqizimin ekonomik të grave nëpërmjet skemave të mbështetjes me grante nga shteti të viktimave të dhunës për riintegrimin e tyre në shoqëri.
Milva Ekonomi: Edukimi qytetar dhe ndryshimi kulturor bazë për një shoqëri pa dhunë
Deputetja Milva Ekonomi, aktiviste e mirënjohur e shoqërisë civile për të drejtat e gruas, thotë për DW se në përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të situatës luan rol edukimi qytetar dhe ndryshimi i mendësisë patriarkale ku burri e sheh gruan si pronën e vet, mendësi që gjeneron marrdhënie të dhunshme ndaj saj. “Sistemi arsimor duhet t’i kushtojë rëndësi të dorës së parë edukimit qytetar dhe paqësor të djemve dhe vajzave; që modeli i sjelljes së tyre gjinore t’i kundërvihet modelit patriarkal që ata mund të kenë në familjet apo komunitetet e tyre. Që nga arsimi parashkollor deri në arsimin e lartë duhet nxitur ndryshimi kulturor, edukimi qytetar me parimet e barazisë gjinore, respektin reciprok dhe kundërshtimin e stereotipeve për rolin e djemve dhe vajzave në shoqëri.”
Rezoluta i kërkon qeverisë që brenda muajit janar 2018 qeveria të paraqesë propozime konkrete për ndryshime ligjore, ashpërsim të parashikimeve ligjore për amnisti apo kushte lehtësuese të rasteve të dënimit për krimin në familje dhe angazhimin e strukturave të shtetit për të ndryshuar mendësinë dhe kulturën e shoqërisë ndaj stereotipeve të dëmshme gjinore për rolin dhe vendin e gruas në familje, komunitet, shoqëri. /DW
Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e tre person...
I ftuar në studion e lajmeve në Report TV, deputeti i Partis...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i ftuar në stu...
Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç tha sot në Beograd se Se...
Dy punonjës të Policisë Kufitare në Gjirokastër kanë rënë në...
Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe ajo e Republikës së M...
Në afërsi të Gjykatës së Tiranës, disa persona të paidentifi...
Avokati dhe një herësh aktivist i “Shoqërisë Civile”, Altin ...
I ftuar në “45 Minuta” në Report Tv, kreu i grupit parlament...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, i pranishëm në studion e ...
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural së bashku me Mini...
Në ndeshjet e zhvilluara për javën e 16-të të Bundesligës sk...
Pas seksit, femrave u pëlqejnë ledhatimet dhe përqafimet. Po...
Ministri i brendshëm francez Collomb në datat 14-15 dhjetor ...
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, n...
Deputeti republikan amerikan, Dan Johnson u gjet i pajete so...
Nëse keni menduar se majën seksuale e keni arritur në vitet ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka fajësuar në mëny...
Gjykata për Krime të Rënda ka dënuar me burgim të përjetshëm...
1.Kaloni një mbrëmje komode së bashku në shtëpiJu mund të me...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...