web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krasniqi "përmbys" historinë e Lëvizjes Studentore: As Nano, as Berisha e as Rama nuk ishin në Shqipëri

14 Dhjetor 2017, 20:20, Aktualitet CNA

Drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi, ka publikuar disa të dhëna që tregojnë sesi sistemi komunist përpiqej të mbulonte internimet, burgosjet dhe vrasjet e kundërshtarëve, përfshirë këtu edhe klerikët e ndryshëm, por teksa publikon këto të dhëna, ai ka sulmuar Fatos Nanon, Sali Berishën dhe Edi Ramës, si drejtues të postkomunizmit, se gjatë Lëvizjes studentore të 8 dhjetorit nuk ndodheshin fare në Shqipëri.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Afrim Krasniqi shprehet se pak muaj para rrëzimit të komunizmit, shteti raportonte në OKB se Imzon Nikollë Troshani si dhe priftërinj e drejtues të tjerë fetarë nuk janë dënuar si dhe nuk mbahen në burg për akuza që lidhen me fenë, ndonëse këta persona ndodheshin në burg.

“Nuk pranojnë asnjë faj, të aftë për propagandë, manipulues në fakte dhe deformues të realitetit dhe të historisë deri në fund! Ja një provë, – kur vetëm pak muaj përpara rrëzimit të sistemit komunist, shteti shqiptar raportonte në OKB se Imzot Nikollë Troshani, priftërinjtë dhe drejtuesit e tjerë fetarë në vend nuk janë dënuar e nuk mbahen në burg për akuza që lidhen me fenë. Po për çfarë arsye tjetër mund të ndodheshin në burgje politike drejtuesit e Kishave në Shqipërinë komuniste?”, – shkruan Krasniqi, ndërsa shton se me të tilla deklarata komunistët tentonin të krijonin një imazh pozitiv për vendin.

Sipas Krasniqit, në bilancin e hapjes së Shqipërisë, thuhet: “më 1989-1990: zyrtarisht kanë ardhur në Shqipëri 14 mijë turistë, ku rreth 28% janë turistë grekë, midis të cilëve vetëm 22 kosovarë. Në lidhje me vizitorët e tjerë, – gjatë 1989 pati 1600 vizitorë që hynë në Shqipëri nga vendet e tjera dhe 1400 shqiptarë që vizituan vendet e tjera”. Në vijim ai thotë se ndër 1400 personat që kishin dalë jashtë vendit ishin edhe Fatos Nano, Sali Berisha dhe Edi Rama, të cilët nuk kanë qenë pjesë e Lëvizjes Studentore më 8 dhjetor, pasi ata ndodheshin jashtë vendit.

Portimi i plotë:

Nuk pranojnë asnjë faj, të aftë për propagandë, manipulues në fakte dhe deformues të realitetit dhe të historisë deri në fund! Ja një provë, – kur vetëm pak muaj përpara rrëzimit të sistemit komunist, shteti shqiptar raportonte në OKB se Imzot Nikollë Troshani, priftërinjtë dhe drejtuesit e tjerë fetarë në vend nuk janë dënuar e nuk mbahen në burg për akuza që lidhen me fenë. Po për çfarë arsye tjetër mund të ndodheshin në burgje politike drejtuesit e Kishave në Shqipërinë komuniste?

Janë një numër i madh dokumentesh dhe informacionesh zyrtare që shteti I asaj periudhë dërgon në kancelaritë ndërkombëtare në përpjekje për të krijuar imazh pozitiv për ?revolucionarizimin dhe demokratizimin e jetës? dhe për të mohuar çdo fakt kritik, përfshirë vrasjet në kufi, arrestimet politike, ndalimin e mendimeve të lira, ndalimin e udhëtimeve jashtë, lirinë e korrespodencës, lirinë e krijimtarisë, liritë fetare dhe liritë zgjedhore. Kur ke përballë dokumente të tilla dhe nga ana tjetër një duzinë librash të ish drejtuesve të saj periudhe apo mbështetësve të tyre, të cilët sot tentojnë të shfaqen të kundërt me atë çfarë realisht ishin dhe luftojnë për të marrë meritat e ndryshimeve demokratike, – e kupton lehtësisht sa shumë ka degraduar sensi i masës dhe i përgjegjësisë publike dhe sa të thella janë rrënjët e modelit të ?njeriut të ri?, të aftë të ndryshojë në formë e përmbajtje sipas nevojave politike të kohës!

Dhe një detaj tjetër interesant, sidomos për brezin e ri, i cili fatmirësisht nuk e ka përjetuar dhe as jetuar atë periudhë: shikoni paragrafin e fundit të bilancit të ?hapjes? së Shqipërisë më 1989-1990: zyrtarisht kanë ardhur në Shqipëri 14 mijë turistë, ku rreth 28% janë turistë grekë, midis të cilëve vetëm 22 kosovarë. Në lidhje me vizitorët e tjerë, – gjatë 1989 pati 1600 vizitorë që hynë në Shqipëri nga vendet e tjera dhe 1400 shqiptarë që vizituan vendet e tjera.

Sa për statistikë dhe kulturë, midis 1400 shqiptarëve që udhëtuan jashtë shtetit atë vit ishin edhe F.N, S.B. dhe E.R. përkatësisht ? (ende) tre drejtuesit kryesorë të tranziconit post-komunist në Shqipëri, të cilët, – meqenëse sapo përkujtuam 27 vjetorin e Lëvizjes Studentore, – duhet ta themi vetëm për informacion, se më 8 dhjetor 1990 asnjëri nga të tre nuk ndodhej në Shqipëri…! /CityNews





Lajmet e fundit nga