U kapën me lëndë narkotike/ Arrestohen të rinjtë
Një shqiptar dhe një italian janë arrestuar pranë një shkoll...
Njohja e Jeruzalemit nga SHBA-të, si kryeqytet të Izraelit, ka rindezur debatet mes Prishtinës dhe Beogradit.
Ka qenë deklarata e ministrit të Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiç, se Kosova është Jeruzalemi i Serbisë, ajo që ka bërë të reagojë kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Krasniqi shprehet se secili vend në Ballkan, Jeruzalemin e vet duhet ta kërkojë aty ku banojnë njerëzit e vet, e ko gjetkë.
Në vijim të shkrimit të tij, Krasniqi e akuzon Ivica Daçiçin si shërbëtor dhe bashkëpunëtor i regjimit të Millosheviçit, e për këtë ai thotë se nuk është për tu habitur nga deklarata të tilla. Kreu i Kuvendit të Kosovës shprehet se, deklarata të tilla dhe përpjekjet për të bllokuar Kosovën, tregojnë se qeveria e Serbisë është e ulur këmbëkryq në politikat e genocidit të Millosheviçit.
Postimi i plotë i Jakup Krasniqit:
JERUSALEMËT KËRKONI ATY KU E POPULLONI, SE SHUMËKUSH KA JERUSALEMË TË HUMBUR!
Daçiçi ua paska thënë izraelitëve se Kosova është Jerusalemi i Daçiçit (i Serbisë)! Kjo thënie e Daçiçit, si Ministër i Jashtëm i Qeverisë së Serbisë, ndoshta edhe nuk është për t?u habitur shumë.
Pse? Sepse Daçiqi ka qenë pjesë aktive e regjimit serb të Millosheviqit. Ai regjim ka bërë gjenocid në tri vende të ish-Jugosllavisë, në Bosnje e Hercegovinë, në Kroaci e pastaj edhe në Kosovë. Ky farë ministri goxha shkurtabiq, as edhe një herë në jetën e tij nuk është distancuar nga politikat e gjenocidit të shefit të tij politik. Është për të ardhur keq që as GJND-ja, nuk e dënoi Serbinë për gjenocidin e ushtruar tmerrësisht në Bosnjë. Ky fakt, ka kohë që është duke i trimëruar pjesëmarrësit e atij gjenocidi që sot ndodhen në udhëheqjen e Serbisë ?demokratike?!
Sikur ky njeri, dje Presidenti i tij, së pari, po të ishin shkëputur nga politikat e Millosheviqit, së dyti, ta kishin bërë kërkimfaljen për gjenocidin e kryer në vendet e përmendura dhe gjenocidin e kryer në Kosovë, nuk do ta kisha as një arsye t?ua përkujtoja të kaluarën kriminale. Por këta njerëz, sipas të gjitha deklaratave që i thonë që sa vite për Kosovën, pengesat që përpiqen t?ia bëjnë kësaj, konfirmojnë në mënyrë të pakontestueshme, se janë të ulur këmbëkryq në politikat e gjenocidit millosheviqian.
Këta njerëz duhet ta dinë se secili komb e sidomos shqiptarët i kanë Jerusalemët e tyre, që padrejtësisht kanë mbetur jashtë territorit shqiptar. Po ua përkujtoj, këtyre ?demokratëve?, që për shpirt i kanë politikat e gjenocidit, se shqiptarët Jerusalemin e tyre e kanë në Shqipërinë e Toplicës, prej nga shovinistet serbë në vitet 1876/78 i kanë shpërngulur me dhun mbi 500 vendbanime shqiptare. Ai ishte edhe holokausti i parë serb mbi shqiptarët autoktonë, ndonëse jo edhe i fundit. Për të cilën gjë Kongresi i Berlinit i vitit 1878 i ka obliguar që t?i dëmshpërblejë. Një obligim të tillë pushteti serb nuk e ka përfillur kurrë. Nëse është e vërtetë, se krimi nuk vjetrohet, Serbia e sotme duhet t?ua kthejë, respektivisht t?ua dëmshpërblejë shqiptarëve, kudo që ata jetojnë sot. Daçiqi e Vuçiqi duhet ta dinë se edhe Pazari i Ri (Novi-Pazari), Tutini e deri të Molla e kuqe (Nishi) janë Jerusalem i shqiptarëve. Madje edhe kryeqyteti i sotëm serb, Beogradi, dikur ishte një Jerusalem i hungarezëve. Qyteti i sotëm serb i Prilepit ishte Jerusalem i bullgarëve etj. Koha është që, secili komb në Evropë e Ballkan, Jerusalemin e vet duhet ta kërkojë aty ku e banojnë me njerëzit e tyre. Kosova denbabaden ka qenë e ka mbetur Jerusalem i shqiptarëve dhe bota demokratike e ka konfirmuar e njohur këtë fakt që askush më nuk mund ta kontestojë, e të mos flasim se këtë mund ta kontestojnë çapaçulët te gjenocidit serb! Është gjë e mirë që secili komb i Ballkanit ta ruajë atë që e ka nën kontrollin e vet! /CityNews
Një shqiptar dhe një italian janë arrestuar pranë një shkoll...
Kuvendi ka miratuar pak minuta më parë diosa nga projektligj...
Ekonomia informale në Kosovë, në raportet vendore dhe ndërko...
Pas deklaratës së Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ...
Policia italiane ka bërë të mundur arrestimin e një shqiptar...
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Pirenej n...
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, në seancën e sotm...
Edhe pse mund të rrinë me orë të gjata në punë, të punojnë f...
I ftuar në “45 Minuta” në Report TV, kreu i grupit parlament...
Shqipëria është e vetmja nga shtetet e Ballkanit Perëndimor,...
Ditën e nesërme sinoptikanët kanë parashikuar reshje shiu në...
Parlamenti përmes një rezolute i kërkon qeverisë masa urgjen...
Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e tre person...
I ftuar në studion e lajmeve në Report TV, deputeti i Partis...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i ftuar në stu...
Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç tha sot në Beograd se Se...
Dy punonjës të Policisë Kufitare në Gjirokastër kanë rënë në...
Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe ajo e Republikës së M...
Në afërsi të Gjykatës së Tiranës, disa persona të paidentifi...
Avokati dhe një herësh aktivist i “Shoqërisë Civile”, Altin ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...