Begaj, në homazhet për efektivin e vrarë/ Familjarët i kërkojnë llogari: Po na vrisni, bëhuni të zotë
Presidenti Bajram Begaj ka marrë pjesë në homazhet në nder...
Presidenti Bajram Begaj ka marrë pjesë në homazhet në nder...
Një ditë, ndoshta shumë shpejt, do të ndodhë. Do të shpërthejnë disa lajme të këqija të tilla si rritja e çmimit të naftës, tregu në panik ose një frikë e përgjithësuar pa një formë të caktuar. Dhe më e keqja ndër këto është se qeveritë do ta vënë re rrezikun me shumë vonesë. Një recesion i ri do të fillojë, shkruan presticiozja ?The Economist?.
Dikur përgjigjja do të kishte qenë shumë e qartë: Bankat Qendrore do të futeshin menjëherë në veprim, duke ulur normat e interesit për të nxitur huamarrjen dhe investimet.
Por gjatë krizës financiare, dhe pas katër dekadash rënie të normave të interesit dhe inflacionit, ndodhi e pashmangshmja. Normat e interesit të përdorura me aq kujdes nga Bankat Qendrore shkuan sërish në zero, duke i vendosur politikëbërësit përballë alternativave të paprovuara më parë.
Dhjetë vjet më pas, pavarësisht debateve të lodhshme, ekonomistët nuk kanë rënë dakord se si duhet ta trajtojnë një botë të tillë. Gjatë recesionit të ardhshëm, ?kufiri më i ulët, nën zero? i normave të interesit ka shumë mundësi të godasë sërish. Kur të ndodhë një gjë e tillë, bankat qendrore do të përdorin instrumente të testuara edhe më parë nga kriza, si lehtësimi sasior (gjenerimi i parave për të blerë bonot) dhe premtimi për të mbajtur në nivele të ulëta normat e interesit për një kohë të gjatë. Por këto politika do të jenë më pak efikase se në të kaluarën.
Blerjet e bonove janë më pak të dobishme, për shembull, kur tregjet e kredisë nuk janë të zhvlerësuara nga kriza dhe normat afatgjata të interesit janë tashmë të ulëta. Në mungesë të një konsensusi të qëndrueshëm të politikave, përdorimi i çdo instrumenti do të jetë thjesht një tentativë për të nxitur një shërim më të shpejtë.
Në përgjithësi, ekonomistët shohin dy mënyra të mundshme, të dyja të deklaruara në një konferencë të kohëve të fundit të drejtuar nga Instituti Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare.
Njëra prej tyre është që të ndryshohet strategjia monetare. Ben Bernanke, kryetari i Rezervës Federale gjatë krizës, propozoi një qasje të zgjuar: kur ekonomia e ardhshme të goditet sërish nga norma më e ulët e interesit, nën zero, Banka Qendrore duhet të miratojë sa më shpejt të jetë e mundur një objektiv të përkohshëm të çmimeve.
Nëse një recesion shkakton inflacionin nën objektivin e caktuar gjatë një viti, Banka Qendrore duhet të premtojë se do të tolerojë inflacionin mbi objektivin derisa çmimet të arrijnë nivelin që duhet. Nëse besohet, një premtim i tillë duhet të nxisë shpenzimet dhe ta bëjë ekonominë që të jetë sërish e shëndetshme. Rritja e objektivave të inflacionit do të reduktonte frekuencën dhe ashpërsinë e episodeve të normës më të ulët të interesit nën zero.
Megjithatë, ajo do të detyronte ekonomitë familjare të pranonin një inflacion më të lartë gjatë gjithë kohës, dhe jo vetëm pas një rënieje të ashpër. Një objektiv i përhershëm i nivelit të çmimeve, nga ana e tij, do të detyronte Bankat Qendrore t?u përgjigjen një rritjeje të inflacionit në ekonomi, siç është një fatkeqësi e madhe natyrore, me rritje të nivelit të normave, duke shkaktuar dhimbje në raste të tilla. Por ajo që është edhe më pak e qartë është nëse Banka Qendrore mund të përmbushë premtimin e saj. Gjatë pesë viteve të fundit, Rezerva Federale ka dështuar në arritjen e objektivit të saj të normës së inflacionit prej 2%. Propozimi i z. Bernanke do të ishte efikas nëse tregjet do dyshonin për aftësinë e një banke qendrore për të përmbushur premtimin e saj.
Kufizimet me të cilat përballen bankat qendrore sugjerojnë më shumë shpresë për rrugën e dytë, mbështetje më të madhe në politikën fiskale. Kjo ishte tema e trajtuar në konferencën e mbajtur nga Olivier Blanchard dhe Lawrence Summers, veteranët e krizës nga FMN-ja dhe Administrata Amerikane. Para krizës, ekonomistët përdorën politikën fiskale, si një mjet për luftimin e recesionit. Nxitja ishte e ngathët, e ngadalshme dhe, duke pasur parasysh kontrollin e ushtruar nga bankierët qendrorë, thuajse e panevojshme.
Por me normat e interesit afër zeros, nxitja mund të jetë mënyra më efikase për të rritur kërkesën. Në 2013, Rezerva Federale njoftoi se do të reduktonte blerjet e saj të aseteve, pavarësisht inflacionit të ulët dhe në rënie dhe një normë papunësie mbi 7%, kushte që mund të nxisin një stimul fiskal nga një qeveri e shqetësuar. Nëse të pasurit e sa më shumë shpenzimeve qeveritare në raste të tilla mund të konsiderohej si një formë për të rritur inflacionin, ato mund edhe thjesht të nxisin një Bankë Qendrore për shtyrë më tej masat e saj shtrënguese. Kjo do të zbuste dhe ndoshta do të kompensonte tërësisht, efektin e stimulit fiskal./Monitor/
Dhjetori muaji i festave është muaji më i veçantë për shumë...
Në “Kënga Magjike” nuk kanë munguar as batutat e humoristëve...
Travers Beynon është djali i themeluesit të një perandorie t...
Deputetja e grabitur ka treguar se sot i është thyer vetura,...
Bes Kallaku dhe Erion Isai mbrëmjen e sotme kanë dalë sërish...
I ftuar në studion e lajmeve në “Syri.net”, profesori dhe nj...
Koncesionarët zyrtarë të automjeteve janë të gjithë të mendi...
Ai ka qene dikur një nga aktorët më të preferuar nga program...
Në një intervistë të fundit, Papa Franceku e ka cilësuar të ...
Këngëtarja Anxhela Peristeri është shpallur si ‘Zëri më i mi...
Ka nisur nata finale e edicionit të 19 të “Kënga Magjike” ku...
Beteja tejet teknike pozitë – opozitë për mënyrën e zëvendës...
Dy varreza të vogla antike janë zbuluar në jug të qytetit Lu...
Votat e kolegëve e kanë lënë jashtë natës finale Çiljeta Xhi...
Për të folur mbi performancat e “Këngës Magjike”, pasditen e...
Përfaqësuesi diplomatik i SHBA-ve, Hoyt Brian Yee ka hedhur ...
Mbrëmjen e sotme do të mbahet nata finale e “Kënga Magjike” ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin e Austrisë, V...
Moderatorit historik të ‘Këngës Magjike’ në këtë vit të 19 t...
Viojnë të vijnë denoncimet në adresë të kryeministrit Sali B...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...