Mungojnë prokurorët/ Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Shullazit
Seanca gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit, e cila ishte paras...
Festim Lelaj, një efektiv policie nga Vlora por me detyrë nënkomisar në drejtorinë e Fierit, është arrestuar mbrëmjen e djeshme si personi që ka organizuar trafikimin e 2.5 tonë drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Ndërkohë dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim e më konkretisht shtetasi Skënder Siceqa dhe Arbi Mustafa.
Sasi e madhe droge është kapur në janar 2017 brenda një kamioni në Ancona,ndërkohë policia vendase mundi të kapë vetëm shoferin. Lidhur me këtë rast policia italiane ka bashkëpunuar me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku përgjatë një vit hetime, është konkretizuar me prova konkrete implikimi i nënkomisarit të policisë në këtë trafik droge.
Sipas prokurorisë Lelaj,ka qënë pjesë e një zinxhiri policor që janë implikuar me grupet e trafikut të drogës në Vlorë dhe se kishte njohje të afërt me shtetasin Renaldo Avduli, polici i Vlorës i shpallur në kërkim për ?Trafik të narkotikëve?. Ka dyshime të forta thotë prokuroria se nënkomisari Lelaj ka lidhje me grupet kriminale që kultivonin lëndën narkotike në zonën e Treblovës dhe Vezhdanishtit.
Në një vendim të Gjykatës së Lartë që disponon ?Shqiptarja.com? vërtetohet shoqëria mes dy policëve Renaldo Avduli dhe Festim Lelaj. Në këtë vendim,të datës 15 shtator 2014 thuhet se Renaldo Avduli është tentuar të vritet për hasmëri nga shtetasi Satilno Basho, por ka qënë ndërhyrja e Festim Lelaj që ka ndihmuar Avdulin nga kjo ngjarje kriminale.
Si e shpëtoi Avdulin nga vrasja Festim Lelaj
Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë në datë 25 shkurt 2007, rreth orës 18:30 i pandehuri Satilno Basho me një maskë në kokë, i armatosur me një pistoletë, ka shkuar tek lokali i të dëmtuarit Renaldo Avduli, lokal të cilin ai e kishte marrë me qira dhe ku punonte edhe vetë.
Në kohën kur ka hyrë i pandehuri në lokal kanë qenë shtetasit Thoma Hudhra, Aurel Batalli, Muhamet Hunda, Robert Marku. I pandehuri Satilno Basho ka hyrë me një maskë të zezë në kokë, në duar kishte veshur doreza dhe ka pasur pistoletën të drejtuar nga shtetasi Renaldo Avduli, i cili ka qenë duke hyrë tek banaku. Menjëherë i pandehuri ka goditur në drejtim të shtetasit Renaldo Avduli.
Pas goditjes së parë shtetasi Thoma Hudhra, i është hedhur të pandehurit duke e rrëzuar në tokë. Ndërkohë është afruar edhe shtetasi Aurel Batalli, i cili i ka paralizuar dorën duke u përpjekur që t`i hiqte nga dora pistoletën. Në përpjekje e sipër pistoleta ka shkrepur edhe një herë pa shkaktuar dëme.
Nga jashtë lokalit ka ardhur shtetasi Festim Lelaj, i cili ka marrë armën e zjarrit, dhe ka ndihmuar shtetasin Renaldo Avduli, duke e shoqëruar për në spital me një automjet të rastit. Shtetasit e tjerë të pranishëm në lokal kanë mbajtur të paralizuar të pandehurin derisa kanë ardhur forcat e policisë që kanë kryer shoqërimin e tij për në Komisariat. Ka rezultuar nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor se i dëmtuari Renaldo Avduli ka pësuar dëmtime, të cilat kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit. Për këtë ngjarje ?Shqiptarja.com? mëson se Satilno Basha është dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Lartë.
Anëtarët e tjerë të arrestuar
Gjatë mbrëmjes së djeshme Lelaj është transportuar drejt Tiranës, ku në ditët në vijim pritet të dalë para gjykatës së Krimeve të Rënda për tu njohur me masën e sigurisë.
Hetimi i kësaj dosje është udhëhequr nga prokurori Dritan Prençi, dhe sipas akuzës Lelaj nuk është organizator i trafikut të 2.5 ton droge me kamion përmes Portit të Durrësit, por persona të tjerë fshihen pas tij. Në janar të 2017 ngarkesa i kaloi të gjitha pengesat dhe kontrollet në Portin e Durrësit, ndërsa u pikas nga autoritetet italiane në Ancona ku u arrestua drejtuesi i kamionit Dhimo Koraj.
Arrestimi i kamionistit çoi në zbërthimin e rrjetit kriminal të trafikut të drogës, në krye të cilit qëndronte pikërisht oficeri i policisë së Fierit. Krahas, drejtuesit të lartë të policisë së Fierit, Prokuroria ka lëshuar urdhër-ndalimi edhe për dy persona të tjerë, Skënder Siceqa dhe Arbi Mustafa. Ndërsa kohë më parë janë prangosur edhe Demo Progonati, Euron Hoti, Malton Lleshi dhe Aurel Lazaj, të cilët tashmë hetohen me masë e sigurimit ?arrest në burg?./shqiptarja.com
Të arrestuar
Festim Lelaj
Demo Progonati
Euron Hoti
Malton Lleshi
Aurel Lazaj
Në kërkim
Skënder Siceqa
Arbi Mustafa
Seanca gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit, e cila ishte paras...
Kryeministri Edi Rama ka uruar ndjekësit në rrjetet sociale ...
Mediat e huaja raportojnë, se pas hetimeve janë arrestuar dy...
Këngëtari më i njohur i muzikës rok në Francë, Johnny Hallyd...
Ditën e sotme Sindikata Shqiptare e Taksive ka thirrur një p...
Dita e sotme parashikohet të dominohet nga moti i kthjellët ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Ditë mjaft pozitive dhe me diell kjo e sotmja për të dashuru...
Messenger i Facebook ka ndalur punën, mes raporteve të një n...
Meghan Markle planifikon të festojë Krishtlindjet me Mbretër...
Thuhet se ajo po e shijon në kulm shtatëzaninë duke mos e pe...
U zbulua më parë këtë muaj se adresa e emailit të Beyonce nd...
Nga të gjitha dialektet në botë, është vendosur zyrtarisht s...
Ajo bëri kërkesën për divorc nga burri i saj në shtator 2016...
Modelja e Victoria’s Secret Bridget Malcolm ka zbuluar atë q...
Ndërsa trendet e koktelit vijnë dhe shkojnë, disa klasike ku...
Gweneth Lee, një e ve e cila ka pasur marrëdhënie me mbi 100...
Kur këngëtarja 27-vjeçare u shfaq në tapetin e kuq mbrëmë, O...
Një në katër infermiere në çdo vend të botës është obez, tre...
Një gjashtëvjeçare nga Rusia është quajtur si ‘vajza më e b...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...