Beteja anti -informalitet/ Ahmetaj: Kemi nxjerrë nga skllavëria moderne mijëra qytetarë
Në një aktivitet për Sipërmarrjen në Shqipëri, kreu i Minist...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka marrë pjesë në konferencën ?Pritshmëri të larta për vitin 2018.
Në konferencë morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim në Komisionin Evropian, Christian Danielsson, eurodeputeti Eduard Kukan, përfaqësues të institucioneve të BE dhe të vendeve anëtare, përfaqësues të shoqërisë civile, etj.
Ministri Bushati bëri një paraqitje të detajuar të hapave që ka ndërmarrë qeveria në kuadër të angazhimeve për plotësimin e përparësive kyçe, duke e vënë theksin tek ecuria e zbatimit të reformës në sistemin e drejtësisë si dhe në luftën pa kompromis kundër krimit të organizuar.
Bushati theksoi se, pritshmëritë e qeverisë dhe shoqërisë shqiptare që bazohen në punën e bërë dhe progresin e arritur, e bëjnë vitin 2018 të veçantë dhe përcaktues për hapat e mëtejshëm në konkretizimin e procesit evropian të Shqipërisë.
Duke argumentuar mbi rëndësinë që ka marrja e vendimit për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë, Bushati nënvizoi gatishmërinë e qeverisë për t?u angazhuar në këtë ushtrim transformues për vendin dhe shoqërinë.
?Arritjet tona përbëjnë tashmë një bazë solide për përparim thelbësor e cilësor në procesin e integrimit në një sërë fushash parësore, në mënyrë të veçantë për kapitujt 23 dhe 24?, theksoi Bushati.
Ai nënvizoi se Shqipëria ndjehet e inkurajuar nga përforcimi i mbështetjes për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor të shprehur së fundmi si nga Presidenti i Komisionit Evropian Juncker, por edhe nga Presidenti francez Macron.
?Ne shpresojmë që kjo mbështetje të konkretizohet në hedhjen e hapave të mëtejshme në udhëtimin tonë evropian, në përputhje me arritjet dhe meritat tona, për ta çuar marrëdhënien tonë të pakthyeshme me institucionet e Bashkimin Evropian dhe vendet e tij anëtare në nivelin që imponon dinamika e shumëfishuar e bashkëpunimit dhe ndërveprimit mes nesh?.
Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim në Komisionin Evropian, Christian Danielson, përgëzoi qeverinë shqiptare për ecurinë e reformave, në mënyrë të veçantë asaj në drejtësi dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së ritmit të tanishëm. ?Dinamika e zhvillimeve në Shqipëri?, theksoi ai, ?po krijon një besim në rritje në Bashkimin Evropian se ka ardhur koha për të ecur më tej në procesin e integrimit evropian?. Ai theksoi se në shkurt 2018 Komisioni do të paraqesë strategjinë e zgjerimit dhe në muajin prill do të prezantojë raportin mbi Shqipërinë ku do të paraqiten propozimet e Komisionit mbështetur në analizën e rezultateve të arritura në plotësimin e pesë përparësive kyç.
Raportuesi për Shqipërinë, eurodeputeti Eduard Kukan, theksoi se ai ishte dëshmitar i ndryshimeve të ndodhur në Shqipëri, të cilat, sipas tij kanë krijuar besim tek të dy grupimet e mëdha politike në Parlamentin Evropian për ta ftuar sa më parë Shqipërinë në tavolinën e bisedimeve për anëtarësi./CityNews
Në një aktivitet për Sipërmarrjen në Shqipëri, kreu i Minist...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekoruar ministrin e ...
Policia e Lezhës ka parandaluar ne kohe një konflikt në fami...
Lulzim Basha pritet që shumë shpejt të japë llogari para dr...
Partia Socialiste ka vendosur të emërojë një kryeprokuror të...
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Tiranë, arr...
Përmbytjet e fundit në vend sollën edhe një herë në vëmendje...
Skandali i Prokurorisë së Elbasanit, për zhdukjen e tre dosj...
Institucionet e pavarura dhe disa nga degët e qeverisë kanë ...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) vijojnë të mbeten ven...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u shpreh “i shqetësua...
Pjesa e parë e ditës, mbetet me vranësira dhe reshje të pakt...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Do ndiheni të lumtur pranë atij që keni në krah dhe të gatsh...
Faqja e internetit më e madhe e udhëtimit në Kanada – ka pub...
Në epokën e teknologjisë , nuk është e pazakontë të shohësh ...
Shkencëtarët po studiojnë motrat identike binjake, njëra pr...
Të dhënat e publikuara nga një sondazh i 2013-ës nga Eurosta...
Është pothuajse e pakonceptueshme në ditët e sotme, por mesa...
Ju ndoshta keni dëgjuar se sapo të arrini të 40-at, çdo gjë ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 ...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...