Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Alban Daci
Sot, politika shqiptare përballet me një fenomen që vetëm unë e kam trajtuar si në fushatën elektorale të 2017, po ashtu vazhdimisht në fjalimet e mia si dhe një numër të konsiderueshëm shkrimesh të publikuara në shtypin shqiptar. Sot, politika ka humbur lidhjen me territorin dhe për pasojë, nuk e kontrollon atë dhe as nuk e përfaqëson në të njëjtën kohë.
Kam theksuar se Demokracia si formë qeverisje dhe si formë vendimmarrje ka lindur mes njerëzve dhe në shërbim të njerëzve. Demokratike quheshin që në kohën e Greqisë ë lashtë, të gjithë ata vendime që bëheshin për njerëzit dhe me pjesëmarrjen e tyre, ose përmes delegimeve që duhet të votoheshin në mënyrë të drejtë dhe transparente.
Çfarë ka ndodhur dhe po ndodh në politikën shqiptar? Të gjithë kandidatët nëpër Qarqe vijnë nga Tirana, nga persona që jetojnë po në Tiranë, që aty kanë interesa ekonomike, profesionale dhe jetësore, dhe në kohë zgjedhjesh, nga kryetarët e Partive shpërndahen në territorin që as nuk e njohin dhe as nuk ju intereson ta njohin, ju bëjnë banorëve premtime të pa mbajtura dhe sapo fitojnë mandatin, përsëri rikthehen në Tiranë, tashmë me pushtetin e fituar ose të rikonfirmuar dhe jetojnë nën luks, nuk mbajnë asnjë fjalim dhe nuk e ngrenë zërin për zonat që përfaqësojnë, nuk takojnë asnjë banorë nga ato zona. Çfarë sjellë kjo? Politika është larguar jo vetëm nga qytetari, por edhe nga territori dhe nuk e përfaqëson atë.
Nga zgjedhjet e 2013 e këndej në politikën shqiptare ka ndodhur një fenomen më i rëndë. Duke qenë që kandidatët e dërguar nga partitë nuk kanë influencë, personalitet, emër dhe peshë në zonat ku shkojnë dhe në shumicën e rasteve nuk njohin askënd, atëherë ata kanë zgjedhur edhe një formë me të rrezikshme për demokracinë, duke bashkëpunojnë me gangsterët ose njerëzit me precedent penal që kontrollojnë territoret nën presionin e frikës, presionit të parasë dhe formave të tjera dhe kështu arrijnë të fitojnë.
Kush fiton në zgjedhje? Ai që ka kapur Boss-in më të fuqishëm të zonës ose grupin kriminal më me influencë. Po kush janë kriteret për të pasur sukses në një marrëdhënie të tillë? Sigurisht, faktori kryesor që i favorizon kandidatët është fakti se kandidatët kujt subjekti politik i përkasin dhe sa mundësi reale kanë të flasin në emër të shefave të tyre, të mbajnë fjalën, të krijojnë premtime dhe imunitete që dalin e rrjedhin nga format e pushtetit.
Pra, nga boss-ët ose gangsterët e zonave më të preferuar janë kandidatët e partisë në pushtet, sepse vetëm ata në këmbim ju japin privilegje menjëherë, po me kusht që ata tu garantojnë me çdo mënyrë e mjet fitore në zonë. Të dytët janë kandidatët e partisë më të madhe opozitare që kanë mundësi reale për të ardhur në pushtet dhe në fund ndonjë elementë sporadik individual, që për shkak të pasurisë personalë dhe aktiviteteve në të kaluarën ka shumë miq e shokë. Vetëm këto lloj kandidatësh kanë mundësi reale të fitojnë në zona, të tjerët janë numra, që plotësojnë skenarin e fushatave zgjedhore, por që nuk kanë as shpresë e as mundësi reale të zgjidhen. Duhet theksuar, se PD, në zgjedhjet e fundit i ka shmangur në shumicën e rasteve bashkëpunimet në interes reciprok me gangsterët e boss-ët e territoreve dhe kjo është meritë padyshim e Bashës.
Çfarë ka ndodhur dhe ndodh nga ky skenar zgjedhor? Kandidatët e dërguar në zona, fitojnë pushtetin dhe sapo zgjidhen ose rizgjidhen, largohen drejt jetës mondane në Tiranë. Po boss-ët ose gangsterët çfarë fitojnë në këtë rast? Ata mbeten të deleguarit absolut të territorit dhe përfaqësuesit real të tij, ata kontrollojnë dhe menaxhojnë çdo gjë prodhuese dhe fitimprurëse në territor. Po kush është marrëdhënie e tyre me kandidatët që i kanë shpallë fitues? Është marrëdhënie simbiotike e detyruar të funksionojë për shkak të interesave të përbashkëta që nuk janë në konflikt me njëra-tjetrën, por janë plotësuese. Për kandidatët, boss-ët janë të deleguarit e tyre në territor, mundësi pasurimi, por edhe një garanci për fitore të vazhdueshme, ndërsa për boss-ët e territoreve, kandidatët janë të deleguarit tek pushteti, aty ku merren vendime, ku burojnë përfitime dhe ku ka garanci për imunitet dhe paprekshmëri.
Çfarë po ndodh me PD-në? PD, duket qartë që ka humbur jo vetëm kontaktet me qytetarët, por që nuk ka lidhje, përfaqësim as me territorin. Kam qenë ndër të paktët që e kam kritikuar ?çadrën e lirisë? dhe do të vazhdoj tu mbetem atyre qëndrime. Arsyet kanë qenë disa:
PD-humbi kontrollin me territorin
Humbi kontaktet me strukturat
Humbi kontaktet me qytetarët
Humbi realitetin politik, duke u mbyllur vetëm një hapësirë me 100 metër katror.
Ideja dhe justifikimi i PD në atë kohë ka qenë që luftojë për kauza dhe jam dakord, por duke humbu cilësitë e më sipërme, ishte e dobët për të mbrojtur si duhet edhe kauzat. Po ashtu, humbja e realitetit politik, të kontakteve me strukturat dhe territorin, sollën ato lista që ndëshkuan me humbje PD dhe me pamundësinë reale të saj për të mbrojtur votën dhe demokracinë e qytetarëve.
PD-ja, për shkak të mungesës reale për të bërë një reformë të thellë dhe serioze në strukturat e saj dhe në organizimin e saj sipas territorin dhe me qëllimin për forcuar lidhjen me të, vazhdon të ketë sipas meje probleme serioze politike dhe vazhdon të ketë një humbje të realitetit politik në vend.
Ndoshta, lidershipi aktual i PD-ë, për shkak të problemeve të brendshme të saj, nuk ka forcën të ndërmarr aksione, vendime dhe të bëj reformimin strukturor dhe organizativ të Partisë, sepse kanë frikë se mos humbin diçka më të madhe. Realisht ky është një gabim tjetër i tyre, sepse më shumë se kaq nuk kanë çfarë të humbin më. Po krijohet ideja se PD-ja është kthyer parti jo e masave, por e elitave, vetëm të atyre që janë të pasur dhe nuk kanë probleme.
PD-ja nga forca politike e njerëzve të thjeshtë, të persekutuar dhe të varfër është kthyer në një forcë politike të mirëfilltë të njerëzve të pasur. Ndoshta, kjo gjë dëshmon edhe rrugëtimin politik të kësaj force nga 2005 deri në 2013, ku shumë ministra dhe pushtetar, u pasuruan aq shumë sa njerëzit e thjeshtë i shikonin si katunarë ose si milingona.
Pse e them këtë? Militantët e PD-ë ose ata qytetarë që akoma besojnë tek kjo forcë, duhet të vijnë në Tiranë, në ndonjë hotel luksoz, apo në selinë qendrore për t?i takuar. Kryetari i PD-ë, aktualisht si në rast fatkeqësisë apo të festimesh, ka vetëm dy vende ku mund të shkojë, në Kamëz dhe kjo është meritë personale e z. Mziu që vazhdon i vetëm të bëj beteja, ose në Shkodër, që vazhdon të jetë piedestal i të djathtës. Nëse PD-ja mendon dhe beson se mund ta rimarr pushtetin me këtë lloj margjinalizimi politik, do të thotë qartë se ata kanë humbur realitetin politik të vendit.
PD-ja duhet të marr shembull nga liderët e majtë dhe të djathtë në Itali, për vëmendjen që kanë ata për territorin dhe lidhjen që krijojnë më qytetarët. Berluskoni, një lider politik mbi 80 vjeç, që ka kaluar një operacion shumë të vështirë në zemër, ka më shumë se një muaj që ka organizuar takime, konventa në të gjithë Rajonet e Italisë. Po ashtu, Renzi, kryetari i PD-së Italiane, ka më shumë se një muaj, që me tren ka përshkruar gjithë territorin, duke tatua këdo dhe duke dëgjuar çdo qytetarë.
Përfundimi i Berluskonit dhe Renzit është se të dy nxjerrin feedback të rëndësishëm për të hartuar programe politike që janë pranë tyre. Në Shqipëri kemi një situatë të rëndë, ku krimi kontrollon territoret, ku qeverisje le për të dëshiruar, dhe Opozita aktuale nuk ka nisur asnjë tur në gjithë territorin për të dëgjuar qytetarët nëse janë dakord me situatën, me këtë model qeverisje, dhe nëse jo, çfarë alternative politike duan dhe çfarë prioritetesh progamore qeverisëse kanë. Vetëm pasi të bëj këtë, atëherë Opozita mund të pretendojë dhe mund të mendojë seriozisht për të nisur edhe protesta.
Policia italiane zbardhi grabitjen me armë të një argjendari...
Harta e rrezikut nga përmbytjet është përditësuar nga Instit...
Ditën e sotme deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari zbriti në...
Karabinierët e qytezës së Vincit afër Firences të alarmuar n...
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të këtyre ditëve, ë...
Ky studim nuk ka lidhje me të pasmet e bëra me silikon apo n...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Korenë e J...
Çdo ditë duket se një fatkeqësi e re natyrore mund të bëjë t...
Ka një listë edhe për njerëzit e famshëm të cilët vdiqën duk...
Policia Kufitare e Vlorës, ka ndaluar ditën e sotme një gomo...
Deputeti Tritan Shehu është prej dy ditësh në Gjirokastër, n...
Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë d...
Një personazh enigmatik dhe i padëgjuar ndonjëherë, arriti t...
Memoria juaj e telefonit tuaj është e tejmbushur dhe ju duhe...
Organi i akuzës është përfshirë nga skandali pas humbjes së ...
Presidenti Ilir Meta, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Per...
Ka nisur gara e kalendarëve.Mes atyre që ka përgatitur një s...
Gjetja e unazës perfekte për ditën e fejesës apo martesës tu...
Referuar situatës së orëve të fundit Bashkia e Poliçanit ka ...
Një çift lesbikesh kanë nisur fushatën e tyre në Instagram, ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...