Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Emergjencat Civile bëjnë të ditur se reshjet e 24 orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në disa qarqe te vendit.
Drejtoria e Emergjencave Civile po ndjek nga afër situatën. Në terren për t?ju ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet janë angazhuar forca të Policisë së Shtetit, Zjarrfikësve dhe Ushtrisë.
Emergjencat Civile i bën edhe një herë thirrje të gjithë qytetarëve që në rast rreziku të telefonojnë në numrat 112, 128 dhe 129.
Të gjitha Repartet e FNSH, Tiranë, Shkodër e Fier janë angazhuar në mbështetje të Policive lokale për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.
Policia Rrugore është 100% në rrugë në të gjitha akset rrugore.
Policia e Rendit ka shtuar patrullat të cilat janë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast nevoje.
QARKU TIRANË
Aksi rrugor Tiranë-Durrës, në Kashar, në afërsi të qendrës tregtare ?City Park? është bllokuar nga prezenca e ujit. Në vendngjarje ka shkuar policia rrugore, Tiranë për zhbllokimin e trafikut dhe 3 automjete zjarrfikëse me 3 motopompa për largimin e ujit. Në ndihmë kanë shkuar edhe 20 forca të ushtrisë me motobarka, 12 forca të ushtrisë me 4 pompa thithëse me kapacitet të lartë, 10 forca të FNSH-së nga Reparti 731, Shkodër të cilët kanë evakuuar rreth 200 persona.
Në qendrën tregtare ?City Park? ndodheshin rreth 100 persona të cilët ishin bllokuar nga prezenca e ujit të cilët kanë evakuuar.
Në fshatin Marikaj, tek Liqeni Marikaj, niveli i ujit ka arritur kuotën maksimale dhe diga nuk funksionon. Për këtë janë dërguar 3 mjete të transportit të rëndë, 1 ekskavator, 2 grupe me 20 ushtarë dhe 3000 deri në 5000 thasë plastikë me rërë.
Në fshatin Laknas janë evakuuar disa banorëve pasi ka prezencë uji
Në fshatin Valias, për shkak të reshjeve të dendura është rrezikuar të përmbytet N/Stacionit Valias.
Në Tiranë probleme me furnizimin me energji elektrike ka pasur në Sauk, Paskuqan, Ibë, Zall-Bastar, Pezë, Shkallë, Mullet, Pezë Helmes, Shenmeri, Prezë, Tufinë, Gjokaj, Ndroq, Mëzez, Valias, Paskuqa, Kombinat.
QARKU SHKODËR
Në Njësi Administrative Guri i Zi, në fshatin Rrencë ka prezencë uji në rreth 40 ha tokë, e cila është e pakultivuar.
Në Njësi Administrative Dajç, në kënetë ka prezencë uji rreth 80 ha tokë.
Në Njësi Administrative Ana e Malit, në vendit e quajtur ?Fusha e Muriqanit? ka prezencë uji në rreth 50 ha tokë.
Në fshatin Bardhaj, në afërsi të lumit Kir, forcat e FNSH Shkodër kanë evakuuar dy persona, të cilëve i rrezikohej jeta.
Në Fushë-Arrëz çatia e shkollës 9-vjeçare dhe shkollës së mesme, të cilat ndodhen në të njëjtën ndërtesë, është dëmtuar për shkak të erës së fortë.
Çatia e Qendrës Shëndetësore të qytetit të Pukës, është dëmtuar.
Në Bashkinë e Vaut të Dejës rrezikohet të dalin nga shtrati dy përrenj, përkatësisht i Glinës dhe i Tamzit, të cilët mund të përmbytin dy banesa.
Bashkia ka marrë masa duke dislokuar dy mjete për të parandaluar daljen nga shtrati të përrenjve.
Në qarkun e Shkodrës të bllokuar janë Akset rrugore Shkodër – Theth, në vendin e quajtur Qafë Thore ndërsa aksi Shkodër – Breg Lumi, në vendin e quajtur ?Mali i Shoshit? është i kalueshëm me zinxhirë.
Probleme me energjinë elektrike ka pasur në disa Njësi Administrative si: Bërdicë, Postribë, Dajç, Velipojë, Shalë, Ana e Malit, Pult, Kelmend, Kastrat, Shkrel, Gruemirë, Bushat, Shllak, Qerret dhe Qelëz. Një pjesë e qytetit të Pukës nuk ka furnizim me energji elektrike. Grupet e punës të OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve.
QARKU DIBËR
Në Njësinë Administrative Arras, nga prurjet e mëdha të Lumit të Setës, rrezikohen dy banesa dhe një aktivitet biznesi. Nga ana e bashkisë është dërguar në vendngjarje një mjet tip fadromë dhe janë marrë masa për të evidentuar çdo rrezik.
Në Njësinë Administrative Komsi, fshati Komsi, nga prurjet e përroit të Frankthit, rrezikohen dy banesa.
Në Njësinë Administrative Xibër, fshati Shkallë, rrezikohen disa banesa, të cilat ndodhen rreth përroit në këtë fshat.
Edhe në qarkun e Dibrës si pasojë e motit të keq disa Njësi Administrative kanë pasur probleme me furnizimin me energji elektrike si Martanesh, Ostren, Fushë-Bulqizë, Komsi, Martanesh. Ostren, Fushë-Bulqizë dhe Komsi.
Grupet e punës të OSSHE po punojnë për riparimin e defekteve.
QARKU GJIROKASTËR
Në vendin e quajtur ish tregu i shumicës fruta perime, janë evakuuar 7 familje rome, të cilat u rrezikuan nga ujërat e përroit të lagjes ?Zinxhira?.
Aksi rrugor Ura e Lumit Drino Gjirokastër ?Lunxhëri në vendin e quajtur Ura e Haznakut, është bllokuar.
Aksi Tepelenë-Gjirokastër është bllokuar.
Në liqenin e Viroit ka rënë muri anësor mbrojtës i rrugës nacionale.
Në Dropullin e Sipërm rrezikohen 400 kokë bagëti nga prezenca e ujit.
Në Gjirokastër paraqitet gjendja kritike.
Probleme me furnizimin me energji elektrike në qarkun e Gjirokastrës ka pasur në Njësitë Administrative Memaliaj Fshat, Luftinj, Buz, Lazarat, Lunxhëri, Çarçovë, Zagorie dhe Frashër.
QARKU DURRËS
Në zonën e Kënetës, janë evakuuar 4 familje pasi kanë pasur prezencë uji në banesa.
Aksi rrugor Durrës ? Plepa, në vendin e quajtur ?Ura e Golemit?, është bllokuar nga prezenca e ujit. Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për larguar ujin.
Në fshati Derven, 4 banesa ka prezencë uju pasi ka vërshuar lumi Ishëm. Forcat e Armatosura kanë bërë evakuimin e këtyre familjeve.
Fushë-Krujë, janë evakuuar 14 familje, pasi kanë prezencë uji në banesë ndërkohë ka dal nga shtrati lumi Zezë.
Aksi rrugor Fushë-Krujë ? Laç, është i bllokuar.
QARKU LEZHË
Aksi rrugor Lurë ? Kurbnesh ? Rrëshen, është bllokuar. Një fugon me 10 pasagjerë nuk ka mundur të udhëtojë në këtë aks dhe janë strehuar në fshatin Mërkurth.
Ura mbi Lumin Droj në afërsi të Mamurrasit është shembur. Policia ka shkuar në vendngjarje./ CityNews
…Dhe e shpreh me çdo mjet të mundshëm trapiotizmin tim!E nis...
Në vijim të ritualit të tij të përditshëm, kryeministri Rama...
Pak vetë e dinë historinë e jetës së Jackie Chan. Ai ka vuaj...
Mamat VIP, që së shpejti do të sjellin në jetë fëmijët e tyr...
Policia e Shtetit bën të ditur se qarkullimi në aksin Tiranë...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Emergjencat Civile, strukturë pranë Ministrisë së Brendshme ...
Emergjencat Civile kanë publikuar një video të orëve të fund...
DASHI21. mars – 20. prill Ambienti në jetën tuaj në çift do...
Përmbytje dhe probleme me qarkullimin kanë shkaktuar reshjet...
Gjendja nga përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet vijon të j...
Situata vazhdon të jetë alarmante pasi lumi Ishëm ka dalë ng...
Qindra njerëz kanë mbetur të bllokuar nga uji në autostradën...
Ministria e Mbrojjtes konfirmon se jane evakuar edhe 10 bano...
Ne Gjirokastër situata paraqitet kritike edhe në këtë qark, ...
Periudha e festave ka ardhur dhe njerëzit po nxitojnë të zbu...
Është bërë një vit që kur Beyonce nxorri albumin e saj të ti...
Prej gati 6 oresh dhjetra qytetare vazhdojne te qendrojne te...
Ditën e sotme Princ William kishte një detyrë shumë fisnike ...
Rusia i është përgjigjur me kundërshtim kërkesës që SHBA art...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...