Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
?Dhe e shpreh me çdo mjet të mundshëm trapiotizmin tim!
E nis së pari, duke thënë që ky është një vend i pajetueshëm, i korruptuar, i ndyrë dhe për të dhënë shembullin e mirë para të gjithëve, i fus dy mijë lekë të vjetra në xhep një sanitareje në një spital publik, me qëllimin që ajo t?i hedhë një sapllake ujë banjës, përpara se të hyj unë? Ja jap unë, pa ma kërkuar ajo, ose pa ma kërkuar ende të paktën?Pastaj nxitoj në zyrën e gjendjes civile, por ngaqë kam shumë punë dhe nuk i pres dot dy persona që kam përpara në rradhë, i jap asaj punonjëses një mije lëkë të vjetra, ndërkohë që pesëqind të vjetra kushton shërbimi, me shpresën se ajo do ta kuptojë shkelje-syrin tim.
I bëj të gjitha punët e ditës shpejt e shpejt, sepse në darkë do shkoj në stadium, ngaqë luan Kombëtarja shqiptare. Kujdesem të blej çdo aksesor me flamurin kuq e zi (prodhim Kine), bluza, kapele, rripa, ku janë e ku s?janë, edhe ca ngjyra pasteli që të pikturohem në fytyrë dhe përpara se të shkoj në stadium, nxitoj të ndryshoj foton e profilit që patjetër duhet të jetë me flamur, si edhe shoqëroj postimin tim me hashtagun plot kuptim #me#çunat#e#Kombëtares#deri#në#vdekje#. Çirrem duke kënduar, por pas golit të pësuar në portën tonë, ulëras me sa kam në kokë dhe shaj deri tek brezi i njëzet e shtatë këta lojtarë të fëlliqur që s?i bien dot fushës dy herë rreth e qark, që s?kanë takat, që s?mbushin barkun me bukë dhe që dreqi e mori, prej tyre, humba lekë në skedinë?se unë kështu luaj, bixhoz me trapiotizmin tim.
Jam stërmuanduar kaq shumë, jam lodhur kaq shumë mendërisht, sa vendosa që në kuadër të trapiotizmit që e kam me shumicë, t?i kaloj festat kombëtare jashtë shtetit, por nuk po dija, cilën ofertë të merrja; atë të Beogradit apo atë të Stambollit, se të dyja ishin shumë ekonomike.
Duke kërkuar ofertat nga celulari, më shkroi një mik i imi, i cili ishte pjesë e delegacionit shqiptar në Festivalin Europian të Fëmijëve dhe më kërkoi të postoja në profilet e mia në rrjetet sociale një foto promo të përfaqësueses sonë atje. Por unë ngaqë jam shumë trapiote, nuk e bëra, se më duhej të merresha me të tjera gjëra; pse për këto punë e kam profilin unë? S?kam nge të merrem me të tilla vogëlsira, se më duhet të përgjoj jetën e vipave tanë, çfarë hanë, ku pinë, me kë flenë, e më the të thashë.
Nejse, se e kuptoj që e teprova! Deri tani po bëja shaka se unë trapiotizmin tim e kam shprehur duke parë Parisin përpara Korçës, duke njohur Robert De Niron përpara Timo Fllokos, kam dëgjuar Tina Turnerin përpara Vaçe Zelës, kam parë Rembrandin përpara Ibrahim Kodrës, kam sfiluar në skenë me Armani, përpara se të vishesha nga Ardi Asllani, kam mësuar valet e Sri Lankës, përpara atyre lirike, kam provuar rizoto me karkaleca, përpara pilafit me mish pule, e kam çuar fëmijën në shkollë jashtë shtetit se këtu shkolla nuk bën një lek, jam kuruar jashtë shtetit se këtu mjekët janë mediokër dhe të paaftë?. Oh sa shumë gjëra kam bërë unë për të treguar trapiotizmin tim! Dhe nuk jam e vetmja! Si unë janë shumë, që prej atyre që kemi zgjedhur të na përfaqësojnë e të na qeverisin, deri tek ata që ne i shohim,me të drejtë apo pa të drejtë, nga lart-poshtë.
Sa shumë trapiotë ka në këtë vend! Shumë më tepër se patriotë! Këta të fundit nuk ndjehen, këta nuk godasin gjoksin dhe thonë: ?o sa mirë me qenë shqiptar?; këta thjesht përpiqen ta bëjnë Shqipërinë më të jetueshme, ose kur nuk munden, e çojnë një copëz Shqipërie jashtë, ku nuk flasin për Parisin, De Niron, Rembrandin, Armanin ?., por për Timo Flokon, Vaçe Zelën, Ibrahim Kodrën, Ardi Asllanin?
Nëse s?jeni kështu, dokrrat që i shisni për patriotizëm, nuk janë asgjë më shumë përveçse ?trapiotizëm?! Burimi: Blitz.al
CityNews
Në vijim të ritualit të tij të përditshëm, kryeministri Rama...
Pak vetë e dinë historinë e jetës së Jackie Chan. Ai ka vuaj...
Mamat VIP, që së shpejti do të sjellin në jetë fëmijët e tyr...
Policia e Shtetit bën të ditur se qarkullimi në aksin Tiranë...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Emergjencat Civile, strukturë pranë Ministrisë së Brendshme ...
Emergjencat Civile kanë publikuar një video të orëve të fund...
DASHI21. mars – 20. prill Ambienti në jetën tuaj në çift do...
Përmbytje dhe probleme me qarkullimin kanë shkaktuar reshjet...
Gjendja nga përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet vijon të j...
Situata vazhdon të jetë alarmante pasi lumi Ishëm ka dalë ng...
Qindra njerëz kanë mbetur të bllokuar nga uji në autostradën...
Ministria e Mbrojjtes konfirmon se jane evakuar edhe 10 bano...
Ne Gjirokastër situata paraqitet kritike edhe në këtë qark, ...
Periudha e festave ka ardhur dhe njerëzit po nxitojnë të zbu...
Është bërë një vit që kur Beyonce nxorri albumin e saj të ti...
Prej gati 6 oresh dhjetra qytetare vazhdojne te qendrojne te...
Ditën e sotme Princ William kishte një detyrë shumë fisnike ...
Rusia i është përgjigjur me kundërshtim kërkesës që SHBA art...
Një veshje ose dy, gjatë ditës mund të duket si shumë, por n...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...