"Terroristët" e rrjeteve sociale duhen çuar para drejtësisë
Prej ditësh bizneset në Shqipëri u përballën me një fo...
Prej ditësh bizneset në Shqipëri u përballën me një fo...
Qytetarët shqiptarë kanë paguar mbi 200 milionë euro për të blerë energji nga jashtë gjatë vitit 2017 për shkak të thatësirës së madhe. Por në mesin e një prej krizave më të rënda hidrike, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, ka shitur energji tek tregtarët privatë, përmes një skemë, e cila i ka kushtuar taksapaguesve shqiptar një dëm prej mbi 200 mijë euro.
Sipas njoftimit zyrtar të KESH, për datat 29-30 nëntor ajo ka shitur 15.3 mijë megavat energii për periudhën pik të ditës, nga ora 6 e mëngjesit deri në 11 të mbrëmjes, me një çmim mesatar prej rreth 73 euro për mega. Kjo energji është blerë nga tre kompani private, të cilat janë GSA, EFT dhe HSE, të cilat janë të njëjtat që i shesin energji OSHEE, por me një cmim shumë më të shtrenjtë.
Sipas njoftimit zyrtar të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, për të njëjtën periudhë piku këto kompani ia kanë shitur energjinë OSHEE-s me një çmim mesatar mbi 85 euro për mega vat orë, ose 12 euro për mega më shumë. Si pasojë e kësaj skeme qytetarëve u është shkaktuar një dëm prej mbi 200 mijë euro.
Sistemi shqiptar i energjisë dominohet nga dy kompani publike; KESH dhe OSHEE. E para është përgjegjëse për prodhimin e energjisë, e dyta për shpërndarjen e saj.
KESH prodhon energji nga hidrocentralet, të cilën më pas ja shet OSHEE me një çmim të rregulluar nga Enti Rregullator i Energjisë.
Për shkak se këtë vit vendi është përfshirë nga një thatësirë e madhe, KESH nuk e ka furnizuar OSHEE-n me sasinë e nevojshme të energjisë për të përballuar konsumin. Për të plotësuar mungesat dhe për të mos ndërprerë energji, OSHEE ka blerë energji në treg të lire, nga privatët.
Por megjithëse nuk ka plotësuar nevojat e vendit, çka e ka detyrim ligjor, KESH ka shitur energji tek tregtarët privat. Sipas saj, ky ka qenë një veprim i detyrueshëm pasi gjatë ditëve në vijim parashikohet se do të ketë prurje të larta në hidrocentralin e Komanit.
Sipas KESH, këtë energji ajo nuk mund t’ia shesë direkt OSHEE-s, pasi marrëveshja mes tyre është mbyllur që në fillim të muajit dhe nuk mund të ndryshohet më.
Por këto pretendime hidhen poshtë nga OSHEE. Operatori i Shpërndarjes thotë se marrëveshja mund të ndryshohet, por KESH nuk e ka njoftuar fare për tepricat e energjisë, edhe pse këtë e ka detyrim ligjor.
Vendimi i KESH për të shitur në kushtet kur niveli i ujit në Fierzë është në pikat më minimale ka habitur edhe ekspertët. Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht niveli i ujit në Fierzë është 268 metra ose 20 metër më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Por pavarësisht krizës hidrike KESH ka shitur energji tek privatët.
Kjo nuk është hera e parë kur qytetarëve shqiptarë u shkaktohen qindra milionë lekë dëme nga shitja e energjisë tek sekserët. Edhe në vitin 2015, KESH përdori të njëjtën skemë duke u shitur energji tregtarëve privat me çmime të ulëta, të cilët më vonë ja shitën atë OSHEE-së. Sipas të dhënave zyrtare, në atë kohë sekserët fituan 7 milionë euro, një situatë që po përsëritet edhe këtë vit.
Një koleg i Katerina Tikhonova nga bota e akrobacisë rock’n’...
Shkencëtarët kanë bërë një zbulim të madh me anë të një eksp...
A jeni person që vetëm bëni qejf apo më i kujdesshëm, romant...
Vetë Mbretëresha, gjyshja e Harry nuk do të jetë pjesë e cer...
Sot u çel për herë të parë panairi “SHQIPËRIA PUNON TOKËN”, ...
Ata asgjë nuk ia lënë rastit dhe gjithmonë e kanë planin rez...
Me hyrjen në familjen mbretërore, Meghan do të filloj të bëj...
Alma SaraçiAjo ishte një vajzë me tipare të errëta mesdhetar...
Viti 2018 do të jetë viti i Qenit të Tokës, që do të thotë m...
Çdo Bitcoin ka vlerë 9,721 dollarë, gjë që e bën më të vlefs...
Bizneset e gëlqeres në zonën e Krujës vazhdojnë të sfidojnë ...
E djeshmja solli lajmin që të gjithë britanikët dhe jo vetëm...
Denoncimi i një qytetari është bërë sot pjesë e emisionit ‘N...
Emisioni “STOP” sjell të përmbledhura disa nga episodet e pë...
I ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, kryetari i LZ...
Emisionit “Top Story” i gazetarit Sokol Balla dhe “ARENA” i ...
A ju kujtohet torta e 100-vjetorit të Pavarësisë në Sheshin ...
Koncerti live i natës së bardhë në Tiranë, i drejtuar nga Do...
Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha, ka depozitua...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryemnistri Sali Beris...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...