“Suksese në udhëheqjen e vendit gjatë një prej kapitujve më të vështirë”/ Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka reaguar për emërimin e kryemi...
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka reaguar për emërimin e kryemi...
Nga Koço Kokëdhima
Një studim i financuar nga BE-ja ka nxjerrë konkluzionet se mafia e partive shqiptare u ka ofruar para 20,6 për qind të zgjedhësve shqiptarë në këmbim të votës. Marrëveshja e 18 majit i varrosi zgjedhjet e 25 qershorit. Edi Rama, vazhduesi më besnik i rrugës antidemokratike të Sali Berishës, armik i betuar i lirisë, arriti me sukses, në bashkëpunim me partitë e tjera që u rregjistruan në zgjedhje, të realizojnë marrëveshjen e falimentuar të 17-18 majit dhe kapitullimin e përpjekjeve të pasinqerta të PD-së dhe aleatëve të saj për reformimin e zgjedhjeve. ZGJIDHJA i kërkoi Partisë Demokratike që të mos bënte pazare me Edi Ramën, paralajmëroi opinion publik se PS, PD dhe partitë e tjera parlamentare nuk do të garantonin zgjedhje me standarde, zgjedhjet do të vidheshin, do të manipuloheshin dhe do të bliheshin, paratë e drogës dhe të korrupsionit dhe e gjithë makineria e pushtetit, kriminelët dhe pronarët e kompanive kliente të qeverisë, të gjitha këto do të përfshiheshin në krimin elektoral të 25 qershorit.
Partnerët tanë ndërkombëtarë bashkëpunuan me qeverinë e Ramës, ?i shkelën syrin? atij dhe e legjitimuan planin e tij për të mos bërë reformë zgjedhore dhe për të mos i çliruar zgjedhjet nga thonjë e 3-4 partive të vjetra. Marrëveshja e 18 majit tradhëtoi aspiratat e qytetarëve shqiptarë për të përgatitur dhe realizuar zgjedhjet e lira, të ndershme dhe me standarde. Koha vërtetoi shumë shpejt drejtësinë e qëndrimit të ZGJIDHJE-s që ftoi popullin t?i bojkotonte këto zgjedhje.
Partia Demokratike dhe Partia Socialiste janë në ujdi, janë një një konjukturë së bashku me kryetarët e partive të tjera. Ujditë e PS-së dhe të PD-së nuk bazohen në ligj dhe në institucionet e shtetit. Janë ujdi mafiozësh për të ruajtur, alternuar dhe përjetësuar pushtetin e njëri-tjetrit dhe për të mos i hapur rrugë kurrë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. ZGJIDHJA fton edhe një herë opinionin e brendshëm dhe partnerët tanë ndërkombëtarë që të kuptojnë se Shqipëria nuk bën dot zgjedhje me standarde, në qoftë se nuk largon partitë e inkriminuara nga admnistrimi i zgjedhjeve. Zgjedhjet t?i administrojë shteti dhe jo komisionerët e numëruesit e PD-së, PS-së dhe të LSI-së. Zgjedhjet duhet të jenë me votim dhe numërim elektronik dhe duhet të kriminalizohet përdorimi i administratës së shtetit për pushtetin e 3-4 kryetarëve të partive që kanë marrë peng këtë vend dhe këtë popull. Shumica dhe opozita e sotme parlamentare janë në marrëveshje dhe nuk e duan reformën zgjedhore, zihen si qentë në parlament, bëjnë gjithë atë debat pa përmbajtje, për të manipuluar opinionin publik dhe për të mos i dhënë Shqipërisë zgjedhjet themeluese të lira dhe të ndershme që nuk u bënë asnjëherë dhe që do t?i hapnin rrugën rrëzimit të tiranisë të korrupsionit, krimit dhe hashashit dhe vendosjes së shtetit demkratik në Shqipëri; përtëritjes së butë të elitës politike dhe largimit nga skena të kësaj elite të inkriminuar. Nëse PD dhe LSI duan reformë zgjedhore, ta bllokojnë parlamentin e drogës, ta kushtëzojnë axhendën e tyre parlamentare vetëm me progresin e reformës zgjedhore, ta lënë teatrin dhe të shprehen qartazi e të distancohen nga uzurpimi i zgjedhjeve përmes administrimit të tyre nga partitë. Shqipëria është vendi më i korruptuar, më i varfër, më i papunë, më i kriminalizuar nga çdo vend tjetër në Europë, sepse është i vetmi vend në kontinent dhe në botë ku zgjedhjet i organizojnë tri partitë që kanë bërë kaq shumë krime elektorale, politike, penale dhe shtetërore.
ZGJIDHJA është e vendosur që të luftojë me çdo mjet për çlirimin e zgjedhjeve, për çlirimin e administratës dhe të shtetit shqiptar nga mafia e partive. Duhet ta ndajmë shtetin tonë nga mafia e partive. Kjo është detyra parësore për çdo shqiptar që duhet të bashkohet rreth nesh për të rikthyer dinjitetin dhe të drejtat legjitime të rrëmbyera nga elita politike e tranzicionit. Vetëm ZGJIDHJA është e sngazhuar në një luft? pa kompromis për reformimin e zgjedhjeve. Bashkohuni me ZGJIDHJE-n!
#ZgjidhjaPërLirinë
Në kuadër të festës së Pavarësisë, kryetari i PD, Lulzim Bas...
Policia e Shtetit e ka nisur ndryshe ditën sot, 28 Nëntorin,...
Sot shqiptarët festojnë 28 Nëntorin, ditën e Pavarësisë.Rrje...
Pas thashethemeve për një lidhje të mundshme mes princit Har...
Reforma në sistemin e arsimit të lartë në vendin tonë, është...
Treni i mallrave i linjës Vorë – Shkodër ka dalë nga shinat ...
Gazete greke Kathimerini ka zbardhur detaje të tjera nga ope...
Kreu i PD –së, Lulzim Basha, ka uruar festën e 28 Nëntorit,...
Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson i shpreh urimet p...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e 28 nëntorit me një ...
Policia dokumenton me fakte ligjore tre vjedhje, të kryera n...
Rusia ka lëshuar kalendarin zyrtar të Vladimir Putinit për 2...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Sot, datë 28 nëntor nuk priten reshje. E marta sjell mot kry...
Presidenti Meta ka uruar festën e Flamurit nga Medvegja, nëp...
Një automjet në pronësi të një 20-vjeçari në qytetin e Vlorë...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Shqipëria sot feston 105-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë....
DASHI21. mars – 20. prill Venusi do jete shume i favorshem ...
Dëshironi të dini më shumë për shtëpinë e fundit të Marilyn ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 ...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...