Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Ndodh vetëm në Shqipëri. Presidenti i Republikës Ilir Meta ka mbajtur një fjalim të rrallë për hotelin ?Santa Quaranta? të baronit më të madh të drogës në Ballkan. Më pas, kur baroni i drogës zbulohet nga DEA amerikane, Presidenti aktual, në atë kohë Kryetar i Kuvendit, e zhduku fjalimin nga arkiva e Kuvendit, për të mjegulluar lidhjet me Klement Balilin, i konsideruar si ?Eskobari i Ballkanit?.
Ilir Meta dhe Arben Ahmetajn, aleatë të hershëm dhe të lidhur me interesa të errëta, kanë përuruar hotelin e ?Eskobarit të Ballkanit?, si një investim shumë të rëndësishëm dhe strategjik në Sarandë.
Nëse Ilir Meta nuk do të angazhohej për të zhdukur fjalimin dhe fshirë çdo gjurmë të prezencës së tij në inaugurimin e hotelit, nuk do të krijoheshin dyshime për një lidhje të fortë me Klement Balilin, i emëruar si njeri i Lëvizjes Socialiste për Integrim drejtor i Transporteve në Sarandë.
Kuvendi i Shqipëri, pasqyroi pjesëmarrjen e Ilir Metës në inaugurimin e resorit politik, si çdo aktivitet tjetër të zakonshëm, por sapo Balili u demaskua nga DEA amerikane si baroni më i madh i drogës në Ballkan, Ilir Meta zhduku gjithçka rreth ceremonisë nga arkivi i Kuvendit. Nga verifikimet e kryera, në arkivin e Kuvendit, është zhdukur gjithçka rreth asaj ceremonie.
Lidhjet politike të ?Eskobarit të Ballkanit? me partinë e Ilir Metës dhe të Monika Kryemadhit janë të shumëfishta edhe për faktin se vëllai i Balilit, Rigels Balili është zgjedhur në krye të Bashkisë së Delvinës me propozimin e LSI. Nuk ka më dyshime se Balilajt janë një bazë e fortë politike dhe ekonomike e partisë së çiftit Meta në Sarandë, por lidhjet mund të jenë edhe më të thella, duke parë jo vetëm prezencën fizike, por edhe fjalimin e përgatitur nga Ilir Meta për hotelin e Balilit, i sekuestruar ditët e fundit nga prokuroria dhe policia, si produkt i parave të drogës.
Një tjetër lëvizje e Metës që shton dyshimet ishte kërkesa e tij për të mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për t?u treguar amerikanëve se ishte i shqetësuar se pse nuk po kapej Balili. Lëvizja reflektonte makthin e tij përballë ekspozimit me Balilin në sytë e amerikanëve.
Në fjalën e tij për resorin turistik ?Santa Quaranta?, në 21 gusht 2017, Ilir Meta i ka dhënë një mesazh të koduar Klement Balilit. Meta deklaroi se ndërtimi i këtij hoteli, siç rezultoi më pas me para droge, i ftonte për të bashkëpunuar, ?për t?i marrë maksimumin turizmit?.
Ilir Meta, në krah të Balilit tha:
?E gjitha kjo është një ngjarje që na fton për të bashkëpunuar të gjithë në mënyrë që t?i marrim maksimumin turizmin tonë dhe këtë mund ta realizojmë vetëm përmes investimesh të tilla kaq cilësore, kaq domethënëse si ky që jemi mbledhur sot për të inauguruar për të festuar?.
Ilir Meta e quajti hotelin e Balilit një investim të mrekullueshëm, e cili e bënte Sarandën më të bukur.
?Ky investim i mrekullueshëm i sjell Sarandës dhe gjithë bregdetit tonë të mrekullueshëm një perlë që e kërkonte prej kohësh. Sepse ky resort është një investim i jashtëzakonshëm që ia shton bukuritë Sarandës dhe gjithë bregdetit të Jonit, pasi ofron shërbime të standardeve më të larta për të gjithë turistët vendas dhe turistët e huaj. Natyrisht që besoj se përmes këtij investimi Saranda duket edhe më e bukur seç ishte deri tani por është edhe një mundësi më e mirë për të qenë më e prekshme, më e dashur për të gjithë pushuesit, për të gjithë turistët dhe unë do të doja t?ju uroja udhë të mbarë dhe gjithë atyre që përmes saj do ta prekin Sarandën dhe do duan atë gjithë e më shumë në të ardhmen?./Pamfleti.com /
Një 53-vjeçar është dërguar i pajetë mbrëmjen e sotme në spi...
Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në fshatin Xibra...
Aktivisti i Shoqërisë Civile, me anë të një postimi në rrjet...
Një 18-vjeçar ka shkëputur çdo kontakt me familjen prej dy d...
Imagjinoni një botë pa Nemon. Një vend ku ne hasim bukurinë ...
Ndërsa shumica e të rriturve krijojnë llogaritë e tyre në Fa...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar mesazhin e radhë...
Një 53-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës nën akuzë...
Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të hapë dyert për qytetarët...
Një person i ka mbërritur i pajetë në Spitalin e Burrelit.Si...
Presidenti i Republikës Ilir Meta, gjatë vizitës në Medvegjë...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme...
Gazetari i kronikës Artan Hoxha, ka zbuluar arsyen e vizitës...
Mbledhja e parë e ministrave të mbrojtjes së Aleancës Islami...
Një 29-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij një dit...
Numri i kosovarëve të kthyer në vend nga konfliktet në Siri ...
Nga Agim XhafkaSot u nisa drejt Korçës. Në mëngjes sapo i th...
Pandeli Majko, ministri i kabinetit Rama 2 për Diasporën, ka...
Të pini duhanDuhani: Është diçka klasike, të bëni seks dhe m...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e so...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...