“Koha për ta çuar në vijën e finishit”/ Marta Kos njofton hapin e rëndësishëm të Malit të Zi në rrugën drejt BE-së
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në raportin e parë të vlerësimit mbi Shqipërinë, Grupi i Ekspertëve të Këshillit të Evropës mbi luftën kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje (GREVIO)* përgëzon autoritetet shqiptare për masat legjislative dhe masat e tjera rregullatore të ndërmarra deri më sot, por kërkon në të njëjtën kohë hapa të reja shtesë për të trajtuar të gjitha format e dhunës ndaj grave.
Duke përshëndetur ratifikimin e Konventës për Parandalimin dhe Luftën kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje (njohur si Konventa e Stambollit), GREVIO thekson se Tirana ka zhvilluar një kornizë dhe politika të qëndrueshme legjislative që përgjithësisht e njohin dinamikën gjinore mbi të cilën mbështetet dhuna ndaj grave.
Në raport theksohet gjithashtu se perceptimi mbizotërues në publikun shqiptar është ai sipas të cilit dhuna ndaj grave mbetet kryesisht e kufizuar në zonat e varfëra të vendit, dhe viktimat e saj janë për rrjedhojë gra shumë pak të arsimuara duke lënë kështu mënjanë të gjitha kategoritë e tjera të grave.
Nën pretekstin e vlerave tradicionale të familjes, ekziston gjithashtu tendenca për të promovuar faljen dhe tolerimin e dhunës brenda familjes në mënyrë që kjo e fundit të mbahet e bashkuar, gjë që i bën gratë akoma më të pambrojtura ndaj kësaj lloj dhune.
GREVIO u bën thirrje autoriteteve shqiptare të ndërrmarin hapa konkretë për të rritur ndërgjegjësimin e grave por edhe të shoqërisë dhe grupeve profesionale, duke theksuar se dhuna ndaj grave është shumë më e përhapur se sa ajo që njerëzit besojnë dhe se dhuna nuk mund të tolerohet nën asnjë lloj preteksti.
Për më tepër, raporti thekson se Shqipëria deri më tani e ka vënë më shumë theksin në dhunën brenda familjes dhe ka trajtuar më pak forma të tjera të dhunës ndaj grave. Për rrjedhojë më shumë përpjekje janë të nevojshme për të trajtuar në menyrë efikase të gjitha format e dhunës ndaj grave, duke përfshirë edhe martesën e detyruar, ngacmimin seksual dhe dhunën seksuale.
Raporti identifikon fushat ku kuadri ligjor i Shqipërisë për trajtimin e dhunës ndaj grave duhet të përmirësohet siç është ai i vënjes në dispozicion të urdhrave të ndalimit ose mbrojtjes për viktimat e të gjitha llojeve të dhunës.
Ndërsa thekson më tej progresin e arritur dhe sfidat e mbetura për të pajisur plotësisht vendin me mekanizma efektivë bashkëpunimi ndërmjet agjencive që kanë për mision luftën ndaj dhunës, raporti veçon edhe dobësitë kryesore që ndikojnë në funksionimin e mekanizmave ekzistues dhe që kanë të bëjnë me mungesën e zbatimit të duhur të urdhrave të ndalimit të menjëhershëm dhe urdhrave të mbrojtjes, me përgjigjet joadekuate nga sistemi gjyqësor dhe implikimet e pamjaftueshme të profesionistëve të kujdesit shëndetësor, duke përfshirë edhe ekspertët e mjekësisë ligjore.
Raporti vlerëson përpjekjet e autoriteteve shqiptare për të mbështetur dhe bashkëpunuar me OJQ-të, duke nënvizuar në të njëjtën kohë nevojën për masa të përshtatshme për të siguruar nivele të qëndrueshme të financimit për OJQ-të e grave që punojnë për të mbështetur viktimat dhe parandaluar dhunën.
Raporti thotë se procesi i reformave në Shqipëri duhet të marrë parasysh propozimet dhe sugjerimet e GREVIO-s, me qëllim që të sigurojë pajtueshmëri të plotë me Konventën e Stambollit./CityNews
Policia e Kosovës u ka hedhur gaz lotsjellës deputetëve të V...
Black Friday (E premtja e zezë) njihet si dita pas Ditës së...
Policia e Lushnjes ka bërë të mundur arrestimin e një 35-vje...
Visar Ymeri, kryetar i Vetëvendosjes, pas arrestimit të depu...
Deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Donik...
Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti është arrestuar nga Po...
Ardit Gjebrea përveçse një moderator shumë i dashur për publ...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka çuar në prokurori Bashkinë e ...
Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur arrestimin e një 61...
Pak javë më parë u përhap me shpejtësi një lajm i rremë se S...
Ndërsa mandati i Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla ...
Klement Balili apo i mbiquajturi “Eskobari i Ballkanit”, pre...
Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi a...
Moti mesa duket do të vazhdojë me kapriçot pasi gjatë ditës ...
Ish-ministri i Transportit të Kosovës, tani zv.kryeministër,...
Vitet e fundit duket se artistët shqiptarë janë futur në nj...
Të dhënat e sistemit Tims për dy ish-zyrtarë të Ministrisë s...
Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverisjen “Rama 1”, Ylli Manja...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...