web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohet kush do ta zëvëndësojë Aleksandër Lalon në jurinë e spektaklit

23 Nëntor 2017, 10:25, Aktualitet CNA

Lajmi tragjik i vdekjes së një prej kompozitorëve më të mirë në vendin tonë ka hidhëruar të gjithë artistët. Por, edhe ata të cilët po punonin kohën e fundit me të.

Spektaklit “C`est la vie” do t`i mungojë figura dhe profesionaliteti i kompozitorit Lalo. Mirëpo, mendohet se produksioni ka gjetur dhe personazhin që do ta zëvendësojë në juri. Të paktën kështu mendohet të jetë pasi dyshimet e para janë për Dritan Shakohoxhën, komentatorin e sportit.

Në një fotografi të postuar nga Besart Kallaku në Instagram, ai shihet pranë Valbona Selimllarit, pjesë e jurisë së ?Dance With Me? dhe Shakohoxhës.

Megjithatë, një gjë e tillë mbetet ende një spekulim dhe gjithçka pritet të zbulohet në puntatat e reja të spektaklit./CityNews





Lajmet e fundit nga