Ndeshja Skënderbeu-Dinamo/ Policia: Ja rrugët që do bllokohen
Sot do të luhet ndeshja Skënderbeu-Dinamo e Kievit në ‘Elbas...
Nga Kozeta Kurti
Qesha me të vërtetë, ndaj s?kam përdorur thonjëza! Jo me vdekjen si proces! Ajo nuk më bën as të qesh, as të qaj. Jam mësuar ta shoh e ta konceptoj dhe mbi të gjitha ta pranoj si një fakt të pashmangshëm të qënies njerëzore, pavarësisht kohës në të cilën ndodh. Do na mungosh në qarqet e këtij metropoli rrumpallë, kjo është e vërtetë, por unë s?mund ta mohoj se qesha shumë, njësoj siç do të bëje ti, po të kishe mundësi ta ndiqje ?shfaqjen? e fundit të qëndrimit tënd mbi tokë.
Ti do kishe mbajtur brinjët me dorë, nëse do shihje se sa vetë folën e shkruan nëpër rrjete sociale për ty, nga ata që disa muaj më parë, (dhe këtu nuk po flas për ?gjithologët? e studiove televizive, se ata i kam pjesëtuar me zero, me kohë) mprehën shpatat dhe argumentuan pse duhej të ndaloheshin për transmetim filmat e kinemasë shqiptare; ata nxituan të parët të shkruanin fjalën qokë ?R.I.P?, përbri njërës prej melodive të tua, për të cilat deri dje kishin thënë: patetike, e vjetëruar, e demode. Të parët që erdhën e të qanë ty mjeshtër, ishin ata që kur u përmend/je ndonjë emër si tëndin apo të gjeneratës tënde, si pjesë e një jurie gare muzikore (përjashtoj këtu impenjimin tënd të fundit, sepse nuk kam kontakt, përeç faktit se ajo më shumë se garë, është show) kanë rrudhur turinjtë e kanë thënë: ?hë më mo, akoma me këta të lashtët e?? Këta ishin ndër të parët që thanë: ?Ua, sa do i mungojë muzikës shqiptare kontributi i këtij njeriu!?. Qesha, sepse përfytyrova reagimin tënd përballë një hipokrizie histerike kolektive të këtij lloji.
Pastaj qava! Jo për vdekjen, si proces, sikundër të shpjegova më lart, por për kurajon se si kërkuan e po kërkojnë ta shesin dhimbjen e të shtrenjtëve të tu. Rrallë e për mall shoh unë të kujtohet dikush me kontribute në këtë vend sa është ende gjallë, kurse kur shkon, është i madhërishëm, i mrekullueshëm, i rrallë, i çmuar, i jashtëzakonshëm. Tani që s?je më, kërkojnë intervistë nga familjarët e tu, nga shitësi i marketit ku bëje pazar, nga kamarieri i lokalit që të shërbente kafen e mëngjesit. Sa do kishe qeshur ti po ta dije se një titull: ?ja me sa sheqer e pinte çajin Aleksandër Lalo?, do të merrte më shumë vëmendje si një titull: ?Frymëzimi im për ?Shi në plazh? ?. Lajmi për ikjen tënde artist, bëri po aq zhurmë, sa fakti që atë mbrëmje, Marina Vjollca kishte thënë që jemi direkt. As këtu nuk qesh dot unë! Nuk më qeshet më. Ti je ?shpulla? e disatë brenda një kohe të shkurtër që na kujton se çfarë shoqërie hipokrite, sipërfaqësore, egoiste jemi? Papritur të gjithë dalin bashkëpunëtorë të vjetër, miq të ngushtë, vëllezër që kanë pirë gjak nga njëri- tjetri, kush e kush të flasë më shumë, kush e kush të shfrytëzojë rastin për edhe një ditë më shumë vëmendje, qarkullim fjalësh e tematikash mediokre, antihumane, shfrytëzuese, keqpërdoruese.
Ja pse nuk zbrita në hollin e Radio Tiranës në homazhet e tua, edhe pse isha tetë shkallë larg, sepse nuk doja të më vinte turp nga këto rradhë; nuk e meritoja të isha aty, sepse s?bëra asgjë për ty sa ishe midis nesh, jo sepse nuk doja, por sepse nuk mundja. Tani që munda unë, më le në baltë. Ti më preve në mes ëndrrën e një cikli të ri që po ?gatuaj?, ku me shaka më thoje: nga ky repertor që ke zgjedhur deri më tani, vetëm unë i bie të jem ende gjallë?.
Lejomë të të ?përdor? duke të të thënë lamtumirë me fjalët e tua: ?Titujt e mëdhenj nuk i bëjnë artistët të mëdhenj; janë artistët e mëdhenj që i japin kuptim titullit?.
?.dhe mos qesh me ata që s?kanë dëgjuar asnjë krijim tëndin deri para tre ditësh, por s?jua bëri syri tërr të dilnin para mikrofonëve e kamerave e të analizonin dëshpërimthi e pikëllimthi veprën tënde?/Burimi: Blitz.al
Sot do të luhet ndeshja Skënderbeu-Dinamo e Kievit në ‘Elbas...
Duke u nisur nga dita e sotme të gjithë kemi venë re një rën...
Në shkollën e Shupenzës e mesme në Bulqizë ka rinisur sot no...
Këngëtarja Adelina Tahiri është revoltuar me mediat maqedon...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një vi...
Kthjellimet dominojnë të gjithë vendin përjashtuar ekstremin...
Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur rreth orës 00:45 në nj...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
DASHI21. mars – 20. prill Nëse jeni ne çift mos merrni vend...
Facebook mund të jetë duke dëgjuar bisedat e njerëzve gjatë ...
Të gjithë themi gënjeshtra, por ka nga ata njerëz të cilët s...
Siç e keni dëgjuar deri tani, Kylie Jenner pret fëmijën e sa...
Gjërat që vërejmë së pari mund të jenë reflektime të gjendje...
Shfaqja e përvitshme e Victoria’s Secret Fashion Show është ...
Xixat duken si diçka zbavitëse dhe aspak të dëmshme, por ndi...
Banorët e një fshati të vogël në Zvicrën jugperëndimore duhe...
Supermodelja Gisele Bündchen – modelja më e paguar në botë p...
Një teleskop në Havai, i projektuar për të identifikuar Obj...
Ministria greke e Financave ka publikuar një listë “të zezë”...
Për Natalie Portman, historitë e fundit të Hollywoodit për n...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...